Sarandë/ Makina e drejtuar nga 13-vjeçarët “fluturon” jashtë rruge, një prej minorenëve në intubim

Lexo edhe:

Një aksident i rëndë automobolistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, në Sarandë.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonin tre minorenë të moshës 13-14 vjeçare, dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre minorenët që ndodheshin në mjet, shtetasit: A.D. 14 vjeç. F.H. 13 vjeç dhe E.K. 14 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, të cilët i ka transportuar me urgjencë në spital. Burime bëjnë me dije se 14-vjeçari me inicialet A.D. ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas bluzave të bardha, i mituri është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime.

Policia ndodhet në vendin e  ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lajme të lidhura

Para