• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma në drejtësi dhe drejtësia e komanduar

13:08 : 19/11/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agim Nesho

Kryeministri Rama ka të drejtë kur thotë se reforma në drejtësi është bërë nga ne dhe jo nga SHBA. E vetmja gjë që i mungon shpjegimit të tij është se reforma në drejtësi ishte një mjet për të realizuar qëllimin e tij për një pushtet të pakufizuar, kapjen e shtetit dhe konsolidimin e një regjimi autokratik në Shqipëri.

Reforma në drejtësi ishte kali i betejës që Fondacioni i Shoqërisë së Hapur i ofroi për forcimin e pushtetit, për njeriun e tyre që duhet të kishte një rol parësor në proceset e ardhshme gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor si agjent i paqes dhe stabilitetit në një skemë të mirëstudiuar që do të përfundonte me ‘Ballkanin e Hapur’. Me Ballkanin e Hapur ata do të qetësonin prirjet e nacionalistëve të rinj të Beogradit, duke i dhënë një rol dominant në Ballkanin Perëndimor dhe do të vendosnin Shqipërinë në një rol komplementar në krijimin e Jugosllavisë së re, që do të kishte një rol stabiliteti për rajonin ballkanik. Financimi prej 20 milion dollarë për reformën nga Fondacioni Soros ishte vetëm fillimi i një projekti të ri për drejtësinë, projekt të cilin e kishin provuar edhe në Gjeorgji për njeriun e përkrahur prej tyre, Presidentin Shakashvili. Lobimi për këtë projekt si në Departamentin e Shtetit ashtu edhe në institucionet e Brukselit, ishte i jashtëzakonshëm duke e bërë atë si një projekt të domosdoshëm dhe të nevojshëm për Shqipërinë, duke harruar dhe funksionimin e shtetit ligjor dhe promovimin e demokracisë në vende si Shqipëria pa një traditë demokratike dhe fenomeneve endemike të korrupsionit dhe klientelizmit.

Që Shqipëria kishte nevojë për një reformë të thellë në drejtësi kjo ishte një kërkesë që vinte nga gjithë shoqëria Shqiptare, prandaj edhe opozita e përkrahu fuqimisht duke e miratuar reformën me 140 vota. Por, që kjo reformë të kryhej në kushtet kur në Shqipëri kishim në krye të qeverisë një person me tipare të një lideri autoritar që ligji dhe shteti i së drejtës nuk përbënin asnjë referencë dhe kur ai kishte filluar të kapte institucionet e shtetit, ky do të ishte një gabim fatal që do ti kushtonte shtrenjtë demokracisë në Shqipëri.

Që reforma në drejtësi nuk do ti shërbente shtetit Shqiptar por interesave të pushtetit të një klike që kishte kapur shtetin në Shqipëri, kjo u pa që në fillimet e reformës:

Lexo edhe:

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Në përzgjedhjen e individëve që kishin një pëlqyeshmëri nga pushteti
Në shkeljen e ligjeve në zgjedhjen e prokurores së përgjithshme të përkohshme me 69 vota, si individ i nevojshëm për të spastruar institucionin dhe shmangur dosjet komprometuese (dosja e Dibrës për masakrën zgjedhore)
Lufta pa princip kundër institucionit të Presidentit Meta për të zbatuar ligjet në plotësimin e kandidaturave për organet e larta të drejtësisë.
Në mënyrën e veprimit të qeverisë me një korrupsion galopant duke shpërdoruar pronat publike, përfituar hapur nga tenderat, duke operuar me ligje të personalizuar dhe trajtuar Shqipërinë si një plackë tregu. Në qoftë se po vinte një drejtësi e vërtetë ata do të kishin frikë të vepronin si të babëzitur në plackitje.
Në krijimin e një Shqipërie të kanabizuar, vend i trafiqeve të drogës dhe bashkëpunimin e politikës me krimin e organizuar.

Si konkluzion, nuk mund të pritet një drejtësi e re në një mjedis të kalbur dhe të përkeqësuar kur nuk ka vullnet politik për të ndërtuar shtetin e së drejtës.

Në një shtet demokratik roli i opozitës është rol primar për të ruajtur balancat e pushtetit dhe për të mundësuar rotacionin e elitave demokratike. Për më tepër, që në Shqipëri institucioni i opozitës ka kryer në shumë raste rolin e balancave të nevojshme edhe kur institucionet e shtetit ishin të politizuara ose nën presion. Në fillim të fushatës zgjedhore të 2021 Zoti Rama hodhi direktivën politike të luftës kundër udhëheqësve të opozitës në Shqipëri, duke kërkuar eliminimin edhe të partive të tyre, si në rastin e LSI. Duhet shtuar që luftën kundër opozitës e ktheu në çështje ndërkombëtare, ku edhe Vucic nuk nguroi të shprehej se “po të votoni opozitën do të kthehet Berisha në pushtet”.

Rama nuk i fitoi zgjedhjet por i vodhi dhe i manipuloi ato me forcën e pushtetit, patronazhistëve pa arritur të bindë popullin, i cili i dha opozitës mbi 700 mijë vota. Dhe ky rezultat ishte në kushtet ku rreth një milion shqiptarë, të rinj, intelektualë, pa shpresë dhe perspektivë nga ky pushtet, ishin largur nga Shqipëria.

Rama nuk ndalon luftën kundër opozitës dhe nuk ka frikë të kërkojë nga organet e drejtësisë së re të godasë opozitën. Ai kërkon të qëndrojë gjatë në pushtet, mundësisht deri në 2030, edhe si garanci për pushtetin e tij të korruptuar. Ai po shfrytëzon cdo mjet për të goditur opozitën dhe liderët e saj, dhe nuk kursen sot as organet e drejtësisë apo institucionet e shtetit Shqiptar për ta arritur këtë qëllim. Ai urdhëron drejtësinë të mbajë vulën e opozitës me procese të zgjatura disa vjeçare që ata të mos konkurrojnë të barabartë në zgjedhje, apo ngre parlamentin në këmbë për një e-mail anonim dhe fabrikon fakte për të dëmtuar kundërshtarët e tij. Por ambicia e tij diabolike nuk përfundon këtu. Ai sakrifikon edhe SPAK, krijesën e tij, për ta bërë pis atë në procese të hapura politike. Lëvizja e SPAK-ut për të hapur çështje ndaj liderëve të opozitës është një veprim politik i komanduar dhe në funksion të interesave të individit që dëshpërimisht kërkon të mbretërojë në Shqipëri.

Arrestimi i Malltezit, një rast pa precedent në historinë e drejtësisë botërore, është një fakt për të goditur liderin e opozitës Berisha dhe ta mbajë atë nën presion. Për më tepër, cenimi i lirisë së deputetit Berisha pa respektuar procedurat dhe Kushtetutën Shqiptare, e kompromenton SPAK-un tërësisht. Nga ana tjetër, tendenca për ti bërë presion Presidentit Meta, një figurë e rëndësishme e shtetit Shqiptar dhe një nga liderët e opozitës, për një çështje të vjetër mbi 15 vjeçare ku nuk ka asnjë provë shkresore por bazohet në dëshmi të individëve të përpunuar dhe kompromentuar, tregon se SPAK funksionon nën presion dhe me regji.

SPAK dhe drejtësia e re u prit nga opinioni publik Shqiptar si shpresë për funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Shqiptarët presin që SPAK të godasë sistemin e korrupsionit që ka kapur shtetin në Shqipëri dhe të hapë rrugën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

SPAK nuk mund të kënaqet me goditjen e peshqve të cilët kreu i meduzës i hedh në plehra pasi kanë përfunduar punën, pa goditur atë që përfaqëson sistemin. Ngurrimi i SPAK për të goditur mega aferat e qeverisë si PPP, aferën e inceneratorëve, aferën e Portit të Durrësit, etj. etj., tregon se ai është i kapur fatkeqësisht nga ekzekutivi.

Zoti Rama duke deklaruar se sistemin e drejtësisë së re dhe reformën e saj e ka iniciuar vetë, e ka flakur SPAK-un në një aneks të pushtetit të tij. Sfida e autokratit ndaj SPAK për t’ju thënë atyre që më shërbeni deri në fund se ju do të ikni bashkë me mua, është një sfidë ekzistenciale për drejtësinë e re. Goditja e opozitës vetëm e polarizon vendin dhe e shtyn për një zgjidhje ekstreme. Goditja e sistemit të së keqes dhe e pushtetit te korruptuar e shpëton Shqipërinë. Vetëm në një sistem demokratik dhe shtet të së drejtës mund të bëhet e mundur që çdo njeri është i barabartë para ligjit.

Etiketa: Agim Neshodrejtesiae kapure komanduarRamareforma ne drejtesispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025
AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
Para

ZYRTARE/ Merret vendimi, ja kush do të jetë trajneri i Partizanit

TË GJITHA

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025

Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

20:45 : 17/08/2025

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

20:25 : 17/08/2025

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

19:59 : 17/08/2025

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

19:29 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com