• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emri i Erion Veliajt del sërish si “zyrtar hajdut”, si u shantazhua biznesmeni i miellit “Prima”

12:56 : 19/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni policor i koduar “Replay 2”, ku u arrestua shtetasi Arjan Bllacaj, 42 vjeç, nga Kamza, pasi tentoi t’i merrte 200 mijë euro një biznesmeni përmes mashtrimit, duke iu prezantuar si zyrtar i lartë.

Burime bëjnë me dije se biznesmeni, i cili ishte vënë në “shënjestër” për të rënë pre e mashtrimit ka qenë Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit “Prima”. Mësohet se ky i fundit është telefonuar nga 42-vjeçari Arjan Bllacaj, i cili i është prezantuar si kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe i ka kërkuar 200 mijë euro.

Policia ka dyshime të forta se edhe pas kësaj ngjarje qëndron Florian Gjergji, për të cilin Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” në mungesë që prej Janarit të këtij viti, teksa ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Dyshohet se ai qëndron në Gjermani.

Florian Gjergji konsiderohet nga policia e Tiranës si njeriu që ka organizuar në shumë raste skemën e mashtrimit, duke futur në kurth biznesmenët, dhe u prezantohej përmes emrave të zyrtarëve të lartë, si Edi Rama, Erjon Veliaj, ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame dhe jo vetëm. Deri më tani, uniformat blu kanë arrestuar mbi 10 njerëz të afërt të Florian Gjergjit.

Rastet kur hajdutët prezantohen me emrin e Veliaj

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Tentativa për mashtrimin e biznesmenit Adi Haxhiymeri, nuk ishte rasti i vetëm ku hajdutët prezantohen me emrin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kërkojnë shuma të mëdha financiare.

Në muaj Maj u tentuat të futej në kurth biznesmeni i ndërtimit Alban Eftimi, person ky i lidhur ngushtësisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Këtë herë, për mashtrimin u përdorur aplikacioni “Signal”, përmes së cilit fshihej një numër me prefiks anglez, por në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Biseda mes “Erion Veliajt” dhe biznesmenit të ndërtimit Alban Eftimi nisi normalisht me përshëndetje, por pasi shkëmbyen disa mesazhe, biznesmenit iu kërkua shuma prej 70 mijë euro. Në këtë moment biznesmeni Alban Eftimi arriti të nuhaste mashtrimin dhe njoftoi menjëherë policinë. Për këtë ngjarje u arrestua Shpëtim Hida, teksa “truri”i skemës ishte sërish Florian Gjergji.

Po në muajin Maj u tentua të futej në kurth dhe biznesmeni Ram Geci, ku hajdutët sërish përdorën emrin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipërmarrësist i ka mbërritur një mesazh në Telegram nga një numër anglez ku dërguesi kërkonte 100 mijë euro dhe prezantohej në emër të Veliajt.

“Lali jam, ti e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?”, thuhej në mesazh. Por, biznesmeni nuk ka rënë pre e ketij mashtrimi dhe menjëherë ka denoncuar në polici. Nën mbikëqyrjen e prokurorit të çështjes, agjentët e rendit vijuan komunikimet me mashtruesit  me qëllim kapjen e tyre në momentin e dorëzimit të parave. Për këtë arsye grupi i hetimit u dërgoi autorëve mesazhin ku thuhej “nuk i kam 100, po 70 të bëjnë punë”?

Mashtruesit kanë shprehur dakordësi, duke lënë takim më 6 maj për të marrë shumën monetare, por në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë që ndodheshin në gatishmëri ku kanë arrestuar në flagrance të babe e bir, Bedri dhe Albert Vodha. Edhe pas kësaj skeme u akuzua se qëndronte Florian Gjergji.

Emri i Erion Veliajt del edhe në muajin shtator, ku u tentua të mashtrohej biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi, të cilit iu kërkua shuma 70 mijë euro, shtirur si kryebashkiaku i Tiranës.

Edhe kësaj here, u përdorë e njëjta skemë, përdorimi i aplikacioneve të mesazheve. Pasi biznesmeni Gavoçi konstatoi mesazhet, kuptoi shpejt që mund të ishin mashtrues dhe njoftoi policinë.

Më pas blutë morën në dorë situatën dhe prangosën Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Mikel Panxhitë tre nga Elbasani dhe  Petro Ferzaj nga Vlora ndërsa në kërkim u shpallën Xhensil Qefa nga Elbasani dhe Florian Gjergji nga Shkodra, i akuzuar sërish si “truri” i skemës së mashtrimit.

Këto nuk janë rastet e vetme, pasi në muajin Janar është tentuar të mashtrohej biznesmenin Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro duke iu prezantuar si zyrtarë të lartë.

Në muajin shkurt u fut në kurth pronari i një kazinoje në Tiranë, kur i kërkuan 40 mijë euro të kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Në muajin gusht u tentua të mashtrohej pronari i “Brunes”, biznesmeni Geront Çela. Emri që është përdorur si ‘dërgues’ ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Policia arriti ti zbulonte bashkëpunëtorët në momentin kur ishte organizuar dorëzimi i shumës prej 35 mijë euro.

Truri i skemës së mashtrimit në të gjitha këto ngjarje del emri i shkodrianit Florian Gjergji.

Etiketa: 200 mije euroAdi HaxhiymeriAlban EftimiAleksander GavoçiArjan BllacajErion VeliajFlorian GjergjimashtrimRam Geci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

18:01 : 31/05/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
Para

Shkodër/ Makina përplas biçikletën, plagoset 68-vjeçarja

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom