• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anketa/ Shqipëria dhe Serbia me nivelet më të larta të korrupsionit në Ballkan

08:06 : 16/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Qytetarët e Serbisë dhe të Shqipërisë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton një Anketë e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal e realizuar verën e këtij viti në kuadër të Barometrit të Sigurisë.

“Një nga faktorët e ndërlikuar që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomi të rajonit lidhet me nivelet e larta të korrupsionit të perceptuar. Shumica dërrmuese e të anketuarve (86%) besojnë se korrupsioni është disi ose shumë i përhapur, me Serbinë që renditet e para (90%) e ndjekur nga Shqipëria (87%)” thuhet në Raportin që shoqëron Anketën e Barometrit.

I rëndësishëm mbetet fakti se, një në dy të anketuar në përgjithësi në rajon e sheh korrupsionin të rrënjosur thellë në ekonomitë (duke raportuar se fenomeni është shumë i përhapur).

Analistët e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal raportojnë se përgjigjet ndaj pyetjeve rreth korrupsionit japin një pamje pesimiste së korrupsioni i përhapur. Të anketuarit kanë pranuar se, praktikat korruptive, të vogla dhe të mëdha, janë një pjesë normale e jetës në ekonomitë e rajonit të BB dhe se reagimi ndaj korrupsionit është joefikas dhe i pamjaftueshëm.

Besimi të korrupsioni është aq i fortë, pasi nxit perceptimet se shpesh është mënyra e vetme për të marrë shërbime publike.

Lexo edhe:

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

Atësia e sistemeve demokratike për t’i bërë ballë destabilitetit varet në një masë të madhe nga mungesa e korrupsionit dhe nepotizmi në sektorin publik. Kapja e shtetit është një pengesë absolute për zhvillimin demokratik, thuhet në analizën e rezultateve të anketës.

Tani korrupsioni në Ballkan, por sidomos në Shqipëri përkufizohet si korrupsion sistematik politik, në të cilin politikanët shfrytëzojnë kontrollin e tyre mbi një ekonomi dhe zhvillojnë proceset e vendimmarrjes në avantazhin e tyre. Rrjedhimisht, edhe pse integrimi evropian i Rajonit të Ballkanit Perëndimor ka vazhduar për më shumë se dy dekada, korrupsioni ende përshkon të gjitha sferat e shoqëritë e rajonit.

Në Strategjinë e tij të Zgjerimit, Komisioni Evropian pranoi mungesën e progresit midis ekonomive aktuale kandidate për në BE duke nënvizuar problemin ekzistues të kapjes së shtetit në të gjitha nivelet të qeverisë dhe të administratës.

Në mënyrë shqetësuese, përparimi kundër korrupsionit i arritur në Ballkanin Perëndimor me mes viteve 2000- 2010 tani është shuar dhe entuziazmi në shoqëri ka rënë.

Raportet e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2022 për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vunë në dukje disa mangësi të reja kur është fjala për luftën kundër korrupsionit. Sipas raporteve, të gjitha ekonomitë në rajon vuajnë nga korrupsioni i nivelit të lartë, ku problemi kryesor është numri i ulët i dënimeve./Monitor

Etiketa: anketaballkankorrupsioninivel i lartëserbiaShqiperi

Lajme të lidhura

RAJONI

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025
BOLD BLOG

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
SPORT

Zyrtare/ UEFA jep dritën “jeshile”, ndeshja Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi

18:50 : 15/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
Para

NATO parashikon investime të mëdha në flotën e aeroplanëve

TË GJITHA

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025

Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bunga e KPK, pikët e kandidatëve

08:25 : 18/09/2025

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com