• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lëvizja BASHKË kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Cënon sovranitetin e Shqipërisë

11:34 : 08/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Kuvendi rinis punimet, seanca plenare më 29 maj

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

Lëvizja BASHKË shprehet se marrëveshja e nënshkruar nga Edi Rama dhe Georgia Meloni është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Në qëndrimin e saj, Lëvizja BASHKË deklaron se marrëveshja cenon sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, duke krijuar zona eksterritorialiteti, e vendos Shqipërinë në pozitë inferiore në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vë në rrezik jetën e emigrantëve që synojnë të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Më tej, Lëvizja BASHKË shton se Shqipëria rrezikon ndër të tjera edhe amnistimin e korrupsionit, kapjes së shtetit dhe autokracisë së Edi Ramës nga faktorët e rëndësishëm evropianë në këmbim të menaxhimit të refugjatëve në vendin tonë.

Reagimi:

Marrëveshja e nënshkruar nga Edi Rama dhe Georgia Meloni është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. E nënshkruar midis një kryeministreje të ekstremit të djathtë në Itali dhe një kameleoni politik në Shqipëri, marrëveshja cenon sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, duke krijuar zona eksterritorialiteti, e vendos Shqipërinë në pozitë inferiore në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vë në rrezik jetën e emigrantëve që synojnë të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Përvoja e vendeve që kanë marrëveshje të ngjashme me Italinë apo BE, si p.sh. Libia e Tunizia, tregon se sundimtarët autokratë të këtyre vendeve fitojnë mbështetje të pamerituar ndërkombëtare për të vazhduar të shkelin të drejtat e qytetarëve të vendeve të tyre, si dhe të emigrantëve që synojnë të kalojnë tranzit përmes tyre. Çka rrezikon Shqipëria, ndër të tjera, është edhe amnistimi i korrupsionit, kapjes së shtetit dhe autokracisë së Edi Ramës nga faktorët e rëndësishëm evropianë në këmbim të menaxhimit të refugjatëve në vendin tonë.

Duke marrë në konsideratë problemet e mëdha të shtetit të së drejtës në Shqipëri, korrupsionit të administratës publike dhe impaktit të krimit të organizuar, efekti kryesor i internimit të refugjatëve në Shqipëri do të jetë nxitja e krimit të organizuar për të vazhduar trafikimin e tyre në rrugë tokësore drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo do të intensifikonte ndikimin e organizatave kriminale në sistemin politik shqiptar.

Lëvizja BASHKË është fuqimisht kundër një marrëveshjeje të tillë antikushtetuese dhe nëpërkëmbëse të sovranitetit të shtetit shqiptar, që u shërben si kamerdare politikaneve ekstremiste si Giorgia Meloni dhe pushtetarëve të korruptuar si Edi Rama, duke shkelur njëkohësisht edhe të drejtat e refugjatëve, edhe dinjitetin politik të popullit shqiptar.

Sidoqoftë, Lëvizja BASHKË nuk do të bjerë kurrë në batakun e racizmit dhe ksenofobisë që ka filluar të ushqehet nga ndikues të paprinciptë të opinionit publik.

Emigrantët, ngado qofshin, nuk janë armiqtë tanë.

Emigrantët, ngado qofshin, po i dënojnë duke i sjellë në Shqipëri.

Ne, shqiptarët, një popull që ende jemi të shtrënguar të braktisim vendin tonë për shkak të varfërisë dhe keqqeverisjes, nuk mund të biem pre lajmëtarëve të apokalipsit racist.

Ne, të gjithë bashkë, duhet të luftojmë për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar ekonomikisht, me demokraci politike e shoqërore, me shtet social dhe të së drejtës, që nuk i shndërron qytetarët e vet në kontingjent emigracioni dhe plotëson pa mëdyshje detyrimet që burojnë nga konventat ndërkombëtare.

Etiketa: Edi RamaGiorgia MeloniLevizja "Bashke"marreveshja per emigrantet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi rinis punimet, seanca plenare më 29 maj

14:44 : 22/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025
AKTUALITET

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

12:26 : 22/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje opozitës: Koha për analizë! Bosët e drogës i dhanë fitoren Ramës në zgjedhje

10:01 : 22/05/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama ka projekt me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë! Këtu s’ka më zgjedhje

21:15 : 21/05/2025
Para

Meta pas daljes nga SPAK: S'kam firmosur asnjë dokument në interes të askujt

TË GJITHA

54-vjeçarja vdiq pas operacionit në stomak, reagon mjeku: Pësoi atak kardiak

16:20 : 22/05/2025

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim për Blendi Tetën

16:17 : 22/05/2025

Liverpool, Nunez arrin marrëveshjen me gjigantët e La Liga-s

16:17 : 22/05/2025

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025

Foto/ Ndëshkohej qëllimisht për të pasuruar miqtë, zbulohen bisedat e lojtarit të Sevillas

15:55 : 22/05/2025

EMRI/ Kjo është gruaja që humbi jetën pas operacionit në klinika private “Villa Alba”

15:54 : 22/05/2025

Irani kërcënon SHBA-në: përgjegjëse nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore

15:49 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com