• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre arsyet/ Aventura e çmendur e Ramës me refugjatët thyen çdo rregull ndërkombëtar

15:57 : 07/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, njoftoi pasditen e së Hënës se ishte arritur një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë për ngritjen e dy qendrave për akomodimin e rreth 36 mijë azil-kërkuesve nga vendet e Lindjes së Mesme në vit, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Meloni i bëri këto deklarata në Romë, në krah të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili e konfirmoi marrëveshjen, duke u kufizuar në pak fjalë: “Italia na kërkon dhe ne përgjigjemi”.

Marrëveshja për ngritjen e këtyre dy qendrave në zonën e Shëngjinit, jo vetëm që nxiti polemika të shumta në Shqipëri për faktin e mungesës totale të transparencës, por edhe për faktin nëse vendi ynë ka aftësinë të menaxhojë situata të tilla.

E, mbi të gjitha, marrëveshja Meloni-Rama, në të gjithë rastet e mundshme, ka anashkaluar çdo lloj rregulli të mundshëm ndërkombëtar.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Ngritja e kampeve për azil-kërkuesit jashtë territorit të Bashkimit Europian ka qenë një nga pikat e programit të qeverisë së djathë të Melonit që gjatë fushatës elektorale, në vitin 2022.

Në atë kohë, shumë ekspertë kishin dyshime se si mund të realizohej një premtim i tillë, i cili kërkonte jo vetëm vullnetin e Italisë, por edhe të vendeve të tjera të Bashkimit Europian që janë në kufijtë e Unionit dhe vende pritësve të valës së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Për më shumë, duhej gjetur edhe një vend i gatshëm për të marrë përsipër këtë gjë, pasi u rrëzua “pista Ruanda”, i cili u pa si vendi i parë ku do të dorëzoheshin emigrantët e paligjshëm, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil.

Por, Meloni duket se e ka pasur të qartë objektivin e saj. Përtej detit, në Shqipëri, gjendet një kryeministër që është i gatshëm të thotë ‘Po” për gjithçka, vetëm e vetëm që partnerët ndërkombëtarë të mbyllin sytë për pushtetin autokrat që zhvillon në vendin e tij.

Paqartësitë, si në hartimin dhe në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje janë të shumta dhe njëra përbën skenar më të zymtë se sa tjetra.

– Para së gjithash, çështja e garancive për standardet minimale që duhet të respektojnë qendrat e para të pritjes: vetëm tre vjet më parë, kampi i Morias në Lesbos të Greqisë u shkatërrua nga një zjarr, duke i kujtuar Evropës dramën e më shumë se 12 mijë njerëzve të bllokuar në qendrat e mbipopulluara (në shtator 2020 kampi priti një numër migrantësh të barabartë me më shumë se gjashtëfishin e kapacitetit të tij maksimal).

Në foto: Greqia, një vend i Bashkimit Europian, dështoi të menaxhonte situatën me azil-kërkuesit (ishulli Lesbos, 2020)

Së dyti, Marrëveshja, megjithëse ende e papublikuar, nuk merr parasysh fatin e njerëzve të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, veçanërisht cilat autoritete duhet të marrin përgjegjësinë për ta për një riatdhesim të mundshëm: A do të mobilizoheshin burimet e vendeve anëtare të BE-së? Apo përgjegjësia bie mbi shtetin pritës, Shqipërinë?

Kjo pikë do të vijojë të jetë e paqartë, përsa kohë Marrëveshja nuk është nënshkruar me të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian, por vetëm me Italinë. Po ashtu, sipas asaj që deklaroi Meloni, qeveria e saj do të marrë përsipër strehimin e emigrantëve në Shqipëri, por nuk dihet asgjë se çfarë do të ndodh me ata persona që u refuzohet hyrja në BE.

Do të qëndrojnë në Shqipëri? Ky variant do të ishte shkatërrues për vendin tonë, sepse kështu ka qenë edhe për vende të Bashkimit Europian, të përballur me kriza refugjatësh.

Do të rikthehen në vendin e tyre? Kush do ta realizojë këtë proces? Autoritetet shqiptare, të cilat nuk kanë zero flotë fluturuese dhe një grusht anijesh të vogla patrullimi?

Së treti, Marrëveshja për mbajtjen e emigrantëve në qendra pritësve jashtë Bashkimit Europian, në pritje për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil, shkon tërësisht në të kundërt me praktikën e vendosur nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Vitin e kaluar, gjyqtarët e Strasburgut morën parasysh shqetësimet e shprehura nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) mbi Partneritetin e Migracionit dhe Zhvillimit Ekonomik me Ruandën (MEDP) të nënshkruar nga Britania e Madhe më 14 prillin e kaluar.

Sipas asaj Marrëveshjeje, shteti afrikan, Ruanda, ra dakord që të strehonte azil-kërkuesit që i drejtoheshin Britanisë së Madhe për leje qëndrimi.

Gjykata e Strasburgut e rrëzoi këtë Marrëveshje, duke konstatuar se kërkuesve të azilit u mohohej aksesi në procedurat “e drejta dhe efikase”.

Çfarë do të thoshte kjo? Do të thoshte që shqyrtimi i kërkesave për azil të personave që gjendeshin jashtë territorit të vendit ku ata kërkonin që të merrnin leje qëndrimi, nuk ishte aspak efikas, por do të ishte një formalitet dhe kërkesat për azil do të rrëzoheshin me lehtësi, duke anashkaluar normat ndërkombëtare.

Pra, ishte e njëjta situatë, me atë që pritet të ndodh pas Marrëveshjes sekrete Meloni-Rama.

Etiketa: Edi RamaGiorgia Melonirefugjate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

REL: Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do takohen javën e ardhshme

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com