• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE para një krize të re borxhesh?

Borxhet publike të vendeve anëtare të BE janë shumë të larta. Ministrat e Financave që takohen të hënën ende nuk kanë gjetur një recetë si mund të ulen borxhet e të ruhet stabiliteti financiar. Sa të larta janë rreziqet?

12:19 : 06/11/2023
në BOTA

Zhytja në borxhe e shteteve të eurozonës në vitin 2022, sipas autoritetit të statistikave, Eurostat kapte kuotën 91,4 % të vëllimit ekonomik. Kundrejt vitit 2021 një rënie me 4%. Kjo është shifër e mirë, por sipas analizës së Bankës Qendrore Europiane lidhet me një efekt unik të qetësimit të gjendjes së ekonomisë pas pandemisë së Coronës. BQE pret këtë vit një nivel borxhesh prej 89%. Vitin e ardhshëm pritet një rënie në 88,6%. Ajo që vlen si rregull dihet: Niveli i borxheve është shumë më i lartë se kufiri maksimal i 60% i vëllimit të produktit të brendshëm bruto. Për vendet e eurozonës ky pakt është i rëndësishëm. Në fund të fundit ai garanton stabilitetin e valutës europiane.

“Një nivel borxhesh i paparë më parë”

Prej katër vitesh që nga koha e Coronës dhe për shkak të çmimeve të larta energjitike si pasojë e sulmit rus në Ukrainë, është pezulluar pakti i vjetër i stabilitetit me rregullat strikte. Komisioni Europian nuk ka hapur ndonjë procedurë për borxhet e larta ndaj ndonjë vendi. 22 vende të BE e kalojnë kufirin 60%. Vendi me më shumë borxhe është Greqia me 171% të produktit të brendshëm bruto, Italia 144%. Një instancë e pavarur e KE,”European Fiscal Board” rekomandon që vendet me borxhe të larta të veprojnë me seriozitet e të ulin borxhet. “Kemi aktualisht një nivel të lartë borxhesh të paparë më parë. Lartësia nuk është problem, po ne na shqetëson perspektiva që borxhet nuk do të ulen pa masa rrënjësore nga vendet e zhytura në borxhe”, është i mendimit Niels Thygesen, profesor i emerituar në Danimarkë, pjesë e “European Fiscal Board”.

Christian Lindner (FDP) para sfondi blu duke folur para mediave
Ministri gjerman i Financave, Christian LindnerFotografi: Bernd Riegert/DW

Thygesen thotë se nuk duhet ta kemi iluzionin, se tregjet financiare do ta pranojnë aq lehtë që borxhet janë vazhdimisht mbi 100%. Rifinancimi i borxheve është shumë i shtrenjtë për këto vende. Agjencia Moody e ka ulur psh aftësinë kredituese të Italisë. Normat e larta të interesit që rrisin kostot e borxheve janë një shqetësim i madh për ministrat e Financave që takohen të hënën (06.11.) Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner bëri të ditur së fundmi, se financimi i borxheve gjermane këtë vit do të përbëjë 40 miliardë euro. Vitin e kaluar ato ishin vetëm 4 miliardë euro, pra 10 herë më shumë. Kurse Italisë rifinancimi i borxheve i kushton 100 miliardë euro.

Lexo edhe:

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Ekonomisti Niels Thygesen iu bën thirrje shteteve që të kenë një plan afatgjatë për uljen e borxheve, para se ky problem të dalë jashtë kontrollit, si para 9 vitesh në rastin e Greqisë. Probleme nuk ka vetëm Italia, por edhe Spanja, Franca, Portugalia, Qiproja dhe Greqia. Por si duhet bërë kjo është mjaft e kontestuar mes ministrave të Financave.

Ku është plani për reduktimin e borxheve?

Pavarësisht disa muaj negociatash, ata nuk kanë rënë dakord për një koncept të përbashkët. Dy fronte qëndrojnë të papajtuar ballë për ballë. Njëri i drejtuar nga Gjermania kërkon kritere buxhetore të qarta, që vlejnë për të gjitha vendet me synim uljen e shpejtë të borxheve. Në anën tjetër qëndrojnë vende si Franca dhe Italia që kërkojnë rrugë individuale të reduktimit të borxheve, duke marrë në konsideratë rrethanat e veçanta në Paris, Romë dhe Athinë pa vendosur masa ndëshkuese. Ministri gjerman i Financave kërkon konsolidimin e buxheteve publike me pikërëndese investime në digjitalizim dhe modernizim. “Këtë po bëjmë në Gjermani.Kemi një politikë të moderuar të kufizimit fiskal. Më pak borxhe e më shumë investime, kjo mund të bëhet, nëse vendosen prioritete, sipas Lindner. “Kërkohet guxim, por edhe të thuash se çfarë nuk bëhet.”

Pamje ilustruese - Qendra bankare e Frankfurtit
Pamje ilustruese – Qendra bankare e FrankfurtitFotografi: Christoph Hardt/Geisler-Fotopress/picture alliance

Ministri italian i Financave, Giancarlo Giorgetti e ekonomistë të tjerë kanë qëndrimin se investimet si ato në energjinë e gjelbër apo mbrojtjen duhet të hiqen nga llogaritjet e buxheteve. “Shpenzimet që lidhen me prioritete europiane u shërbejnë qëllimeve strategjike politike nuk mund të lihen thjesht jashtë vëmendjes tek rregullat fiskale”, kërkoi Giorgetti në takimin e tetorit.

Nëse ministrat e Financave dhe Komisionit Europian nuk bien dakord deri në fund të vitit për rregullore të reja të borxheve, do të vlejë sërish pakti i vjetër i stabilitetit me kufirin rigoroz prej 3% të produktit të brendshëm bruto për borxhet e reja dhe rregullore të rrepta për reduktimin e borxheve. KE duhet të niste procedura kundër Italisë dhe Francës, sepse kufiri i i borxheve të reja të këtyre vendeve e kalon 4%. Edhe Niels Thygesen nga “European Fiscal Board” nuk shikon zgjidhje tek pakti i vjetër i stabilitetit, sepse ndëshkimi më tej i këtyre vendeve i fundos ato më shumë në humnerën e borxheve. Sipas tij nevojiten strategji afatgjata për uljen e borxheve brenda vendeve anëtare./Dw

Etiketa: BEborxheCovidinflacioniLufta

Lajme të lidhura

RAJONI

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

15:02 : 03/11/2025
BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
Kullat për distilim në Kompleksin Kimik Viktoria.
BOTA

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

17:00 : 02/11/2025
AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
BOTA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025
Para

Suli përfundon dëshminë në SPAK: Shyqyr që erdhi kjo ditë...

TË GJITHA

Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më, humb 65-vjeçari në Tropojë

21:37 : 03/11/2025

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

21:29 : 03/11/2025

Standard i dyfishtë? Bushati: Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekur

21:22 : 03/11/2025

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

21:10 : 03/11/2025

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

21:03 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com