• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Kush është miku i Aldo Bares i arrestuar për trafikun e 300 kg drogë, iu sekuestruan dhe 2 resorte

11:11 : 03/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia ka njoftuar arrestimin e një 55-vjeçari, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me babë e bir, shtetasit I.O. dhe K.O. për trafikimin e 300 kg lëndë narkotikësh më 17 shtator të këtij viti në doganën e Malit të Zi.

Në pranga është vënë shtetasi Emiljano Burba nga Tirana, i cili njihet si miku i Aldo Bares. 55-vjeçari është kapur nga unfirmat blu në qytetin e Sarandës, teksa ishte i shpallur në kërkim që prej shtatorit.

Droga u zbulua nënjë kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë. Pas gjetjes së drogës u arrestuan baba e bir, përkatësisht shtetasit me iniciale I. O. dhe K. O. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

Emiljan Burbës në shkurt të këtij viti iu sekuestruan dhe dy resorte në Sarandë, një kamion dhe një rimorkio në vlerë 3 milionë euro, që dyshohet se rrjedhnin nga veprimtaria kriminale e 55-vjeçarit të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim, për trafik droge.

“Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:

Letra rrëqethëse e babait që humbi dy vajzat: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

“Po s’të pëlqeu mos e merr ma”, përgjimet nga operacioni në Elbasan: Unë e shes me 75 mijë, ti provoje

Por, në retrospektive të fakteve që pasuan historinë e Burbës, në janarin e një viti më pas, u tha se ai e mundi Prokurorinë e Torinos me anën e një avokati italian dhe fitoi lirinë. Bëhet fjalë për janarin e vitit 2015. Burba në kohën kur pretendohej se kishte konsumuar veprën penale, që daton një operacion të forcave të policisë italiane në vitin e largët 2006, ai konsiderohej si krahu i djathtë i Aldo Bares, por më pas Gjykata e Torinos nuk mundi ta mbante në qeli.

Njoftimi:

Hetimet e thelluara bëjnë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të një 55-vjeçari që dyshohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, më datë 17.09.2023, u vunë në pranga 2 shtetasit (babë e bir) të cilët e transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.

Në vijim të hetimeve të thelluara, të ndjekura në koordinim me Policinë e Malit të Zi dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, ndaluan shtetasin E. B., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga Policia, në Sarandë, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e arrestuar I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: 300 kgaldo bareaustridrogeemiljan burbamali i ziresortesarandesekuestrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Letra rrëqethëse e babait që humbi dy vajzat: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

21:55 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Po s’të pëlqeu mos e merr ma”, përgjimet nga operacioni në Elbasan: Unë e shes me 75 mijë, ti provoje

18:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

19:50 : 11/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditet grupi i “spaçiatorëve” në Kuçovë, arrestohen 3 shpërndarës droge

16:53 : 11/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim për d*ogë nga Italia, kapet në portin e Sarandës 50-vjeçari me 2 emra

10:49 : 11/09/2025
AKTUALITET

Salianji: Paratë e drogës po diktojnë vendimmarrjen politike në vend

21:42 : 10/09/2025
Para

Qarkullonte i armatosur, pranga 44-vjeçarit në Peqin

TË GJITHA

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025

Këmbimi valutor 14 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:34 : 14/09/2025

Afati i fundit për TikTok në SHBA më 17 shtator, Uashingtoni e Kina diskutojnë në Spanjë

08:24 : 14/09/2025

Vlora mes premtimeve dhe plehrave, kapsulimi i mbetjeve ende në letër

08:17 : 14/09/2025
Foto ilustruese

Temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për sot

08:01 : 14/09/2025

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com