• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Baerbock me propozime për zgjerimin e BE

13:07 : 02/11/2023
në BOTA

Qeveria gjermane parashtron sot përfytyrimet e saj për zgjerimin dhe reformimin e BE në situatën aktuale. Në një konferencë pune në Berlin, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të shprehet për hapjen e Bashkimit Evropian në fusha të caktuara për shtetet kandidate, edhe para anëtarësimit.

Gjashtë shtete të BP, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të jenë përfitues të këtij afrimi gradual.

Gjermania për afrimin gradual edhe para anëtarësimit të kandidatëve

Gjermania mbështet afrimin gradual edhe para anëtarësimit të shteteve kandidate në BE me strukturat e BE, si p.sh. në Këshillat e Ministrave të BE, bën të ditur ndër të tjera Süddeutsche Zeitung.

Lexo edhe:

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori! Udhëtarët shqiptarë do të hasen me vonesa në kufi

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

Berlini dëshiron që të hapen më parë për kandidatët e BE programe të BE, si kërkimi shkencor, roaming për telefoninë celulare ose procedurat e thjeshtuara të vizave. Në përgjithësi kjo do të vlejë për fushat ku janë mbyllur me sukses kapituj negociatash anëtarësimi me Komisionin Evropian.

Për Gjermaninë, kjo nuk nënkupton shkurtim të rrugës për anëtarësim në BE. Në kuadër të reformës së BE, Gjermania do të kërkojë që pagesa e fondeve të BE në të ardhmen të orientohet më fort në respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit ligjor. Për këtë do të thjeshtohen procedurat e vënies para përgjegjësisë së shkelësve.

Ministria e Jashtme ne Berlin
Fotografi: Daniel Kalker/picture alliance

Ide të ngjashme paraqiti në samitin BE- Ballkan Perëndimor në Tiranë kryetarja gjermane e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në fakt në Bruksel, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, po shqyrtohet në grupe pune afrimi para anëtarësimit i kandidatëve me fusha të BE.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka ritheksuar interesin gjeopolitik të BE dhe të Gjermanisë për hapa konkretë në afrimin me kandidatët, veçanërisht me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania përcakton tonin para mbledhjes së Këshillit Evropian

Me konferencën e sotme në Berlin, në të cilën marrin pjesë ministrat e Jashtëm të BE bashkë me homologët nga 10 shtete kandidate, Gjermania përcakton tonin para mbledhjes së Këshillit Evropian. Në fund të nëntorit, shefat e shteteve dhe të qeverive të BE do të vendosin njëzëri për hapat e mëtejshëm. Para këtij hapi, në 8 nëntor Komisioni Evropian do të paraqesë një raport për zgjerimin me anëtarë të rinj. Pritet që KE të japë një rekomandim për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Burime nga ministria e Jashtme gjermane bëjnë të ditur se takimi i sotëm është organizuar në disa pjesë. Pas fjalimit programatik të ministres së Jashtme Baerbock, pason një referat ekspertësh dhe një diskutim.

Më tej, ministrat e Jashtëm do të diskutojnë në mënyrë të thelluar jo publikisht në grupe pune për aspektet e zgjerimit. Në një panel të posaçëm, ministrja e Shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann do të diskutojë për tema konkrete të reformës së BE./Dw

Etiketa: Analenna BaerbockBEzgjerimi i BE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori! Udhëtarët shqiptarë do të hasen me vonesa në kufi

08:16 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
BOTA

Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagë për sigurinë dhe mbrojtjen

12:11 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kundër ndërtimit të HEC-it “Doma”/ BE: Shqetësimet e banorëve të Klosit, pjesë e dialogut me qeverinë

15:37 : 30/09/2025
Para

Ndodh ajo që pritej, Rama i jep merita vetes në rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi: Jam krenar

TË GJITHA

Gaza e zbrazur! Ushtria izraelite evakuon 900 mijë palestinezë

12:17 : 05/10/2025

Përleshje mes të rinjve në Greqi, plagosen dy persona, i përfshirë edhe një shqiptar

12:10 : 05/10/2025

Elbasan/ Arrestohet 35-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”, u kap sërish duke shitur kokainë

12:02 : 05/10/2025

Misteri i makinës së shkrumbuar në Tapizë, policia: U përdor në një ngjarje kriminale më 3 tetor

11:48 : 05/10/2025

14-vjeçarja tentoi vetëv*asjen në Korçë, procedohet nëna e saj/ DETAJE

11:43 : 05/10/2025

E rëndë/ Ndërron jetë minatori në Klos, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja! Dyshimet

11:41 : 05/10/2025

I riu me dy identitete plagos me thikë xhaxhain në Bilisht

11:36 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com