• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Adresat, emërtimi i banesave mbetet i paplotë, draftligji: Gjoba për Bashkitë

14:01 : 27/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Ligji aktual për sistemin e adresave në vend parashikonte përfundimin e emërtimit dhe numërtimit të territorit të çdo bashkie brenda vitit 2016. Por shtatë vite më vonë duket se ky proces shfaq probleme duke lënë një pjesë të territoreve pa sistem të saktë adresash.

Ministria e Brendshme ka dorëzuar për konsultim disa ndryshime në ligjin “Për Sistemin e Adresave” duke theksuar edhe një herë detyrimet që kanë bashkitë, vendosjen e masave administrative për ata që nuk përmbushin këto detyrime si dhe mënyrën sesi do të bëhet numërtimi i banesave dhe përballimi i kostove.

Kështu së pari në ligj shtohet një nen në të cilin specifikohen të dhënat parësore dhe dytësore që përbën Regjistri Kombëtar i Adresave.

Kështu sipas nenit 4/2 thuhet se të të dhëna parësore janë: i) elementët përbërës të adresës; ii) gjurma gjeohapësinore; iii) kodi unik; iv) koordinatat gjeografike, gjatësi dhe gjerësi. Ndërkohë e dhënë dytësore është i) ortofoto.

Lexo edhe:

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

Censi për bujqësinë/ Fermerët që nuk japin informacion apo mashtrojnë do të gjobiten

Procesi i emërtimit dhe numërtimit

Në nenin 25/1 projektligji përcatkon atë çfarë njihet si proces emërtimi. “Bashkia vendos tabelat e emërtimit për zonën e qarkullimit civil brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga miratimi i këtij ligji, sipas adresës në RKA.

Struktura përgjegjëse për planifikimin e territorit në bashki identifikon zonat e qarkullimit civil të paemërtuara. Bashkia raporton ecurinë e procesit të emërtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile”, thuhet në këtë nen.

Ndërkohë në një tjetër nen 25/2 specifikohet ajo që njihet si proces i numërtimit.

“Bashkia kontrollon mbarëvajtjen e procesit të vendosjes së tabelave të numërtimit fizik të ndërtesave, të hyrjeve dhe apartamenteve. Pronari i ndërtesës vendos tabelën e numërtimit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga miratimi i rregullave për vendosjen e tabelës së numërtimit.  Struktura përgjegjëse për planifikimin e territorit në bashki identifikon ndërtesat, hyrjet dhe apartamentet e panumërtuara. Bashkia raporton ecurinë e procesit të numërtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile”, thuhet në dokument.

Për të nxitur zbatimin e kërkesave drafti parashikon sanksione për kryetarët e bashkive.

“Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile vendos masë administrative në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, për kryetarin e bashkisë, në të cilën rezultojnë pjesë të territorit publik të paemërtuara dhe të panumërtuara me tabelat përkatëse. 2Sanksioni, i cili përbën titull ekzekutiv zbatohet për çdo pjesë të territorit publik të paemërtuar sipas të gjithë elementëve të adresës dhe të panumërtuar”, thuhet në draft.

“Projektligji synon zgjidhjen e problematikave të krijuara deri më tani për sistemin e adresave në territorin e Republikës së Shqipërisë, që kryesisht derivojnë nga mosndjekja e procesit të emërtimit nga njësitë bazë të qeverisjes vendore, bashkitë, si dhe në vijim të porosisë së Kryeministrit, nëpërmjet së cilës është përcjellë aplikimi i sanksioneve të forta ndaj bashkive që nuk përmbushin këtë proces, i parashikuar për t’u përmbyllur që në vitin 2016”, thuhet në relacion./Monitor

Etiketa: adresabashkigjoba

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
AKTUALITET

Censi për bujqësinë/ Fermerët që nuk japin informacion apo mashtrojnë do të gjobiten

19:59 : 30/07/2025
AKTUALITET

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

12:30 : 29/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

21:42 : 25/07/2025
AKTUALITET

Rama i merr të gjitha për vete, tani edhe lejet e ndërtimit mbi 6 kate

12:34 : 24/07/2025
Para

Berisha për avokaten që e mbrojti në Gjykatë: Mirë që s’kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por Edi Ramën

TË GJITHA

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com