• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

8 mijë euro për pasaportë bullgare/ Dalin bisedat, si Lumturie Gjana mashtronte qytetaren

21:17 : 24/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia njoftoi sot arrestimin e 56-vjeçares Lumturie Gjana nga Tirana, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej mbi 8 mijë eurosh.

Ajo i ka marrë 8850 euro një 50-vjeçare me pretendimin se do ta ndihmonte për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

Rasti është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin Stop, pas denoncimit të qytetares, e cila tregon se Lumturie Gjana është mësuese kuzhine në qendrën e kurseve AKPA.

Historia nisi në Janar 2023 kur filloi t’i jepte shumat e parave. Deri tani, denoncuesja ka paguar 8850 Euro me premtimin se Lumturia do t’i pajisë dy fëmijët e saj me pasaporta bullgare. Eurot u morën dhe pasaportat nuk u bënë kurrë.

“Ajo është zysh, zysh kuzhine. Jam njohur tek kursi AKPA, që jep kurse, edhe më tha unë dua të të ndihmoj që të bëj pasaportat e fëmijëve të tu, domethënë bullgare. Më tha dua 6000 Euro. I kërkoi 3000 Euro ditën e parë, pastaj pas 3 ditëve 3000 Eurot e tjera. Pasi kaluan 1 javë e ca, 2 javë, më tha t’ja bëjmë dhe çunit tjetër pasaportën? OK i them. Vazhdoj mbledh lekët se nuk i kisha. Bëhen 8850 Euro. Ajo për 45 ditë më tha afatin që do bëjë pasaportën. Kalojnë me muaj, ajo vetëm se gjente justifikim u sëmura sot, u sëmura nesër. Që as letra nuk më bëri, as pasaportën nuk më bëri, por as lekët nuk m’i kthen”, thotë denoncuesja.

Lexo edhe:

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese”

Një tjetër premtim, për të cilin Lumturia është paguar 300 mijë lekë të vjetra, është se do ta fuste zonjën në punë si ndihmëskuzhiniere në një kopsht apo çerdhe. As ky premtim nuk u mbajt.

“Më premtoi shumë gjëra të tjera. Më premtoi punën që më mori lekët. Nuk më futi në punë. Pagova 300 mijë Lekë. 200 mijë më tha i dua për drejtorin se mos të zenë vendin e punës, ia dhashë. Pastaj më tha kam nxjerrë shkollën e mesme pa arsye, unë s’ja kërkova, pastaj më tha dua dhe 40 mijë Lekë për noterizim dhe u bën 300 mijë Lekë për punën time. Do punoja si ndihmës kuzhinier në çerdhe. Unë dua lekët e mia, nuk dua as pasaporta asnjë gjë. E di që ky ka qenë një mashtrim. Më ka mashtruar, m’i ka marrë një pas një lekët”.

Denonncuesja tani kërkon paratë mbrapsht. Ajo është takuar dhe ka komunikuar disa herë me Lumturien, por kjo e fundit prej 9 muajsh e mban me premtime duke e mashtruar.

Lumturie Gjana: Më tha –“O Lul unë i kam dorëzuar, po problemi është, që unë po pres të lirohet sa më afër, që të jetë e mundur. I thashë ta çojmë atje, ku ka për momentin, pastaj e bëjmë lëvizjen. Në qoftë se do të shkojë të Rruga e Elbasanit, të Brryli janë 3 çerdhe për momentin.

Denoncuesja: Shkoj, shkoj moj zemër.

Lumturie Gjana: Më tha më kthe përgjigje dhe të fillojë direkt të hënën në mëngjes. I thashë të Brryli është içik larg, se ajo e do për zonën këtu.

Denoncuesja: O shpirt të vazhdoj punën njëherë!

Lumturie Gjana: Për atë Zot unë jam zhyt 9800 euro me atë person, e unë kam fut tjetër, që po iu bën çunave, që të shkojnë vetëm për paqe. E hëna është e fundit dhe të betohem me mish e shpirt. Mbylle këtë histori!  Unë ditën e hënë në i merr çunat atje, në s’i mori do të t’i plas unë lekët bam, bam, bam. Më le mua tashi, se do të përgjigjem unë! Deri tashi kam mbajt për hatër të atij, (djali I tezës së saj) se  e di, që punon. Eshtë një shprehje, “kur s’ka pula mos bëj lulish”.

Denoncuesja: Çfarë më bëre për çunat? Për pasaportat e çunave?

Lumturie Gjana: Po ti më the leje, i do, s’i do, ato janë gati. Me datë 24, po të duash me i nis, nisi! Po të duash nisi, për mua i ke gati. A do me i nis?

Denoncuesja: Po! Po puna ime?

Lumturie Gjana: Punën tate si të duash ti, ç’a të thotë Luli tashti?! A po vjen ditën e martë, të të çoj? Hajde ditën e martë në orën 8, aty tek ajo kulla. Hajde të martën, të të çoj atje! Ika! Hajde shpirt, paçim!

Lumturie Gjana i ka lënë afat 31 Tetorin për t’i kthyer paratë që i ka marrë.

Etiketa: 8 mije euroLumturie Gjanamashtrimpasaportë bullgare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

12:23 : 09/07/2025
BOTA

Franca gjobit me 40 milionë euro Shein pas një hetimi mbi ofertat “mashtruese”

12:44 : 04/07/2025
AKTUALITET

Akuzat për skema mashtruese/ Bankers Petroleum: Tatimet kanë për të na shlyer edhe 36 mln $ TVSH

12:54 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

21:28 : 02/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet 33-vjeçarja

14:11 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet boshnjaku në Dibër

10:09 : 25/06/2025
Para

Detaje të reja/ Aksidentohet makina e KFOR-it në Kosovë , ndërron jetë një person, dy të plagosur

TË GJITHA

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

23:05 : 09/07/2025

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

22:58 : 09/07/2025

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025

I moshuari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve: Është montazh

22:24 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com