• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Malltezit, reagon VOA: Berisha i cilëson akuzat të pabaza dhe politike

09:43 : 22/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, u arrestua të shtunën në mbrëmje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani. Për zotin Malltezi u kërkua arrest me burg, masë e cila u zbatua në mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Ndaj zotit Berisha, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi si masë sigurie detyrimin për paraqitje pranë policisë gjyqësore si dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

Në një konferencë për shtyp, ish-kyeministri Berisha i quajti akuzat ndaj tij si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

“Do të qëndroj me të gjithë forcën time. Nuk i druhem arrestimit dhe asgjëje, sepse akuzat janë ngritur pa asnjë bazë dhe janë sulme të mirëfillta politike të Edi Ramës. Ato vijnë pikërisht në çastin që opozita ka nisur lëvizjen pa kthim kundër diktaturës, që po ngre Edi Rama me vjedhjen e votave dhe të pasurive publike”, tha zoti Berisha.

Ai tha se lëvizja e deputetit brenda apo jashtë vendit nuk mund të cenohet pa miratimin e Kuvendit, megjithatë e pranonte sfidën, e cila e motivon edhe më shumë atë dhe ndjekësit e tij, që kanë nisur një lëvizje të re politike.

Lexo edhe:

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

Zoti Berisha solli një seri detajesh mbi çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, me të cilin sipas tij janë marrë qeveri dhe zyrtarë të lartë më herët.

Nën masa sigurie është vendosur sot edhe Fatmir Bektashi, një prej ndërtuesve të pallateve në truallin e ish-Kompleksit sportiv Partizani.

Ligjshmëria e privatizimit të terreneve sportive të Klubit Partizani, më herët një terren në pronësi të ministrisë së mbrojtjes, po hetohet prej disa vitesh nga SPAK, nën dyshimet për korrupsion të përmasave të mëdha nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish drejtues të ministrisë së mbrojtjes.

Kompleksi sportiv me 26 mijë metër katrorë, që deri në atë kohë kishte qenë pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh, pas procedurave të privatizimit, që kreu qeveria Berisha gjatë dy mandateve të vitit 2005 dhe të vitit 2009.

Hetimet mbi privatizimin përmes shkeljeve të dyshuara ligjore të ish-kompleksit sportiv Partizani u nxitën më tej edhe nga një kallëzim i dorëzuar në SPAK nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, aktualisht ministër i Punëve të Brendshme.

Ish kryeministri Sali Berisha, dhe gjithë familja e tij, ku përfshihet edhe dhëndri Malltezi, janë përcaktuar nga SHBA, si të papërshtatshëm për të vizituar Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit të lartë dhe cenimit të demokracisë./VOA

Etiketa: malltezispakvoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

15:00 : 23/07/2026
AKTUALITET

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

18:41 : 21/07/2026
Para

Çmimet dhe interesat e larta ulin kërkesën për blerje apartamentesh

TË GJITHA

Plagoset me sende të forta një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

22:58 : 23/07/2026

BE në Zveçan: Komunat në veri përballen me mungesë stafi, arkivash dhe kufizime buxhetore

22:55 : 23/07/2026

Horoskopi, 24 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:48 : 23/07/2026

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

22:46 : 23/07/2026

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

22:40 : 23/07/2026

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

22:36 : 23/07/2026

Qori shpjegon pse qeveria Rama po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

22:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom