• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Pronari i “shtëpisë së barit” tregon sekretet si të kesh suksese në këtë “biznes”

09:31 : 21/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Kultivuesit e kanabisit në të ashtuquajturat shtëpi të barit në Spanje, janë në pjesën më të madhe shqiptare. Ne ishim në Tarragona, një qytet me 130 mijë banore, rreth një orë me makinë nga Barcelona.

Nga atje, para një jave ju treguam se si operohet në këto ambiente, ku kultivohet hashash i një cilësie të lartë.

Pas këtyre të rinjve që merren me mbarëvajtjen e bimëve të kanabisit, qëndrojnë gjithmonë pronarët që menaxhojnë shtëpitë e barit. Thuajse të padukshëm dhe tepër të kujdesshëm në punën që bëjnë, këta persona luajnë fijet e kultivimit dhe trafikimit të barit në të gjithë Spanjën, por edhe në vende të tjera të Europës.

Ky i ri është 28 vjeç, dhe ka rreth 12 vite që merret me kultivimin dhe trafikimin e hashashit. Gati gjysmën e jetës, kohë në të cilën ka lëvizur në disa shtete të Europës. Edhe pse mjaft i ri, ai ka eksperiencë të madhe në përgatitjen e shtëpive të barit.

Një nga sekretet e trafikantëve për të pasur një shtëpi bari të suksesshme, është vjedhja e energjisë elektrike dhe sistemimi sa më mirë i linjave, nëpërmjet paneleve tepër të sofistikuara.

Lexo edhe:

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

“Shqiptari u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim”/ Mediat belge: Ja si u vra Bekim Halilaj

Termi ‘rënie shtëpish’, nënkupton kapjen nga policia dhe sekuestrimin e të gjithë sasisë së drogës. Gjë që ka pasoja jo të vogla për pronarin.

Ndërsa në një shtëpi bari ku bima është e rritur, natyrisht që dëmi pas ndërhyrjes së policisë është disa herë më i madh. Por edhe dënimi për personin që kapet brenda shtëpisë.

Për pronarin e shtëpisë së barit, është shumë e rëndësishme gjetja e personave të besueshëm që do të punojnë brenda. Sepse janë ata që do të mbajnë peshën e gjithë punës për kultivimin e bimës.

Por jo gjithmonë këta persona janë të duhurit.

Për të pasur sukses në këtë biznes të paligjshëm, duhet të shtrish sa më shumë aktivitetin. Dhe ky person, edhe pse i ri në moshe, duket se ‘ka hyrë me kokë’ na kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Nga mbjellja deri te korrja e hashashit, ka një kohëzgjatje relativisht të shkurtër. Dhe cilësia duhet demonstruar përballë klientit, gjë që ky person e bën edhe me ne. Si në çdo zanat, edhe kultivimi i kanabisit ka mënyra të ndryshme për tu aplikuar.

Përvoja e gjatë, vit pas viti e ka sofistikuar së tepërmi procesin, të cilin ky i ri e ndan sipas metodave që përdoren nga trafikantët në shtete të ndryshme. Nga shpjegimi që sapo dëgjuam, duket se trafikantët shqiptarë ndajnë eksperiencat me njëri-tjetrin nga shteti ne shtet e nga kontinenti ne kontinent. Mbetet vetëm të organizojnë një Samit të kultivimit të hashashit në kushte shtëpie.

Paratë nuk dalin asnjëherë.

Sepse përtej jetës prej të pasurish dhe luksit të shfrenuar që mundohen të paraqesin në rrjetet sociale, këta të rinj kanë një tjetër jetë paralele, atë të paligjshmërisë, frikës se mos kapen nga policia dhe humbjes së të gjitha pasurive të bëra me diçka që nuk duhet t’i këshillohet askujt.

Sepse paligjshmëria nuk është stil jete, por ankth i përjetshëm….nëse nuk tërhiqesh në kohë./Emisioni “Piranjat”

Etiketa: biznesShqiptarishqiptari bariSpanjesukses

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U gjet i varur në një tabelë/ Vëllai i Bekim Halilajt: Ishte në depresion, ja mesazhet që na dërgonte

20:40 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shqiptari u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim”/ Mediat belge: Ja si u vra Bekim Halilaj

15:33 : 03/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025
AKTUALITET

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

20:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shqiptari në Itali thyen arrestin shtëpiak për të trafikuar drogë, u kap teksa groposte kokainën në pyll

13:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Goditet rrjeti shqiptar i dro*ës në Spanjë, sekuestrohen 300 kg kanabis me vlerë 500 mijë €

17:35 : 30/09/2025
Para

Ekspertja e Evropës Juglindore: Asociacioni kërkon kushte të përshtatshme sigurie

TË GJITHA

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025

Të dehur në një lokal në zonën e “Bllokut”, si ranë në pranga djemtë e Valbona Selimllarit – DETAJE

18:54 : 04/10/2025

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com