• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“KFOR të marrë veriun”/ Rama mbron propozimin, krahason Kosovën me Palestinën

11:57 : 12/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryeministri Edi Rama u ka qëndruar deklaratave të mëparshme se veriu i Kosovës duhet të merret nën kontrollin e KFOR. Qëndrimin e kritikuar gjegjësisht ai e përsëriti edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku Kosova ishte lajtmotiv i diskutimit.

“Kufiri me Serbinë është katandisur në një rrjetë të çarë kudo, ky hyjnë armatime, drogë, ndërkohë që forcat ekzistuese të kufirit janë të pamjaftueshme. Unë këtu flas për përgjegjësinë absolute që KFOR do të marrë për ta vënë në kontroll veriun. Gjë që forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot. Këtë e thonë vetë udhëheqësit e lartë të Kosovës. KFOR e ka shprehur sa herë ka kërcitje, pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës, sepse është e qartë nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet se nuk kemi bashkëpunim. Kam thënë gjënë e duhur për interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës”, tha Rama.

Propozimi i Ramës është kudnërshtuar më herët nga opozita. Kryedmeokrati Sali Berisha e ka quajtur një deklaratë që i shkon për shtat Beogradit zyrtar dhe e ka akuzuar kreun e qeverisë se i shërben Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Kundër propozimit të Ramës është shprehur dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, është shprehur më herët Kurti gjatë një interviste mediatike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria është “faktori më aktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal”, ndërsa lëshoi sërish kritika ndaj qeverisë Kurti. Sipas tij, pozicioni diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA-së është vetëdobësuar dhe se Prishtina zyrtare ka bërë gabime duke dëmtuar veten në favor të Beogradit.

Ndërkohë, rezolutën e parashikuar të votohet në seancën e sotme parlamentare e kërkuar nga opozita për të dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, e cilësoi “propagandë kundër qeverisë” së tij.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Lidhur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha se e ka takuar dhe do vijojë ta takojë “sepse kështu i shërbej interesit të Kosovës dhe Shqipërisë”.

Rama i qëndroi dhe deklaratës së bërë më herët se “veriu i Kosovës është tokë e askujt”. “Unë e kategorizoj veriun e Kosovës me shprehjen angleze ‘non man’s land’. Pse nuk qenka kur aty lulëzojnë aktivitete kriminale? Kur nuk ka asnjë kontrol dhe asnjë mundësi të parashikosh se cfarë vjen nesër. Çfarë ishte Lazarati, no man’s land”, tha ai.

Paralelizmi me konfliktin Izrael-Hamas

Po ashtu, kreu i qeverisë bëri një paralelizëm mes situatës në Kosovë dhe luftës mes Izraelit e Hamasit.

Sipas tij, “Kosova sot po rrezikon të humbasë shansin historik që i jep plani franko gjerman, sic po humbet edhe prej mosbërjes së asociacionit besimin dhe respektin edhe të atyre që e kanë njohur si shtet të pavarur”.

“Ndërsa duke u bërë fakt i kryer pikërisht ai asociacion që mistifikohet si ‘Kalë Troje’, do kthehet në litar në këmbët e Beogradit nëse bëhet si duhet. Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm, sa ka lëvizur këto kohë duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të kosovës në procesin e dialogut. Kur Clinton erdhi në Tiranë më tha, thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin mbi planin franko-gjerman, tregoju si e humbi Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinë. Izraelitët thanë po edhe Arafat tha po do e firmosin, nisa përgatitjet, të nesërmen Arafat mori në telefon dhe më tha nuk e firmos, i thash, tha Clinton, (citon Rama) e kupton se cfarë po bën dhe shansi që të vijë sërish është thuajse zero. Përgjigjja e tij: E di po nuk e firmos dot. Kosova, shtoi Clinton, jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e ditëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta që te finalizojë paqen. Punët e Palestinës shkuan keq e më keq për të finalizuar paqen, ndërsa konflikti sot po trondit botën prej disa ditësh. C’ka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik. Ky është thelbi”, tha Rama.

Etiketa: albin kurtiAleksander VucicEdi RamakosoveSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Ndodh në Elbasan/ 15-vjeçari dhunon babanë e tij, arrestohet

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom