• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Kapet njeriu që ndërtoi minën tek vrasja e Vajdin Lamajt, dyshime për një të penduar të dytë

19:37 : 10/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia kriminale, ka ndaluar një shtetas maqedonas me emrin, Joshko Çervenkovski, i cili sipas dëshmisë se bashkëpunëtorit të SPAK, Luftar Reçi, rezulton të ketë montuar bombën me telekomandë që u vendos në ashensorin, ku mbeti i vrarë në shkurt 2005, biznesmeni Vajdin Lamaj dhe miku i tij, Artan Arsi.

Më poshtë është fotoja e Joshko Çervenkovskit në ambientet e gjykatës, i rrethuar me forca policie dhe i shfaqur krejt papritur në gjyq.

Maqedonasi pas shtyrjes së seancës gjyqësore është tërhequr sërish nga policia dhe oficeri i BKH-së, Petrit Gjeçaj me qëllim marrjen e tij në pyetje.

Dyshimet flasin për një të penduar të dytë në këtë proces gjyqësor, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Lexo edhe:

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

Ndalimi i Joshko Çervenkovski është kryer një ditë më parë ndërsa ditën e sotme Joshko Çervenkovski, është shfaqur me pantallona të shkurtra në ambientet e gjykatës së posaçme, në pritje për të ballafaquar në gjyq me të penduarin e këtij procesi, Luftar Reçi.

Shtetasi maqedonas është sjellë në gjykatë i shoqëruar nga forcat e policisë së Tiranës, por pa u qartësuar nëse ai kishte ardhur në cilësinë e dëshmitarit apo personit të arrestuar.

“Ora News” ka mësuar se mbërritja në ambientet e gjykatës së Joshko Çervenkovski, është kryer në momentin kur në sallën e gjyqit kishte hyrë për të dëshmuar, 92-vjeçari Abedin Saliu.

Abedin Saliu, është babai i Klodian Saliut, të vrarë nga banda e Durrësit në 25 shkurt 2005. Ndërsa si pasojë e luftës kriminale në Durrës, Abedin Saliu, humbi dhe dy djemtë e tjerë Shkëlqim Saliu në 2007 dhe në vitin 2008 vritet Arjan Saliu.

Për shkak të problemeve me dëgjimin i moshuari Abedin Saliu, nuk ka dhënë të plotë dëshminë para gjykatës, ndaj që deklarimet e tij të dhëna para oficerëve të policisë janë lexuar nga prokurori Shehu në sallën e gjyqit.

Ndërkaq pas daljes jashtë të dëshmitarit Abedin Saliu dhe kur pritej të dëshmonte dëshmitari tjetër Leonard Koka, ky i fundit nuk ishte i pranishëm në gjykatë. Dëshmitari Koka, është larguar nga ambientet e gjykatës në rrethana të paqarta.

Për shkak të kësaj situate dhe prezencën e shtetasit maqedonas në ambientet e gjykatës, është kërkuar shtyrja e gjyqit nga palët e këtij procesi.

Shtetasi maqedonas më pas është tërhequr sërish nga policia dhe oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Petrit Gjeçaj, ku besohet se është marrë në pyetje lidhur me pozicionin e tij në montimin e minave me telekomandë, të përdorura në disa krime në Shqipëri.

Ai që nxjerr në këtë aktivitet kriminal Joshko Çervenkovskin është i penduari i SPAK, Luftar Reçi, i cili në dëshminë e tij ka treguar se:

“…kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se Joshko më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im, i cili është vrarë në vitin 2002.  Për këtë minë kam paguar 1600 euro. Kur shkova tek piceria e Lulit, kam gjetur Lulin, Lentin dhe një person tjetër që qëndronte si roje te dera. Në piceri u ulëm tek një nga tavolinat dhe diskutuam për montimin e minës dhe gjetjen e një eksplozivi…”.

Montimi i bombës sipas Reçit është bërë në shtëpinë e motrës së Lulzim Berishës ku më pas Indrit Taullai ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit.

“Pas pak kohe Luli, Lenti, Indriti, Joshko dhe unë shkuam te shtëpia e motrës së Lulit që quhej J. Ishte një shtëpi trekatëshe me shkallë nga jashtë në oborrin e saj ishte parkuar një makinë BMË X5 me ngjyrë të zezë. Në kat të parë ishte një garazh ku u futëm për të përgatitur lëndën plasëse. Joshko ka bërë përgatitjen e minës, pasi ai kishte njohuri të posaçme. Indriti tha se këtë tritol do ta përdorim për ta vendosur në një makinë, e cila do të vendoset afër një tjetre për të shpërthyer”.

Vrasjen e Vajdin Lamajt, Reçi thotë se e ka mësuar nga media e menjëherë pas kësaj thotë se ka telefonuar Berishën, por ai i ka thënë se ndodhet në Turqi. Teksa shton se Viktor Ymeri kishte arritur të gjente një informator pranë Lamajt, duke marrë vesh se kur duhej bërë shpërthimi i minës nga Emiljano.

“…në vitin 2013, në burgun e Peqinit. Viktori me tha se ‘edhe kur u vra Vajdini, unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ja kanë haberin…”-ka deklaruar Reçi.

Në këtë proces gjyqësor janë marrë të pandehur Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe vetë Luftar Reçi.

Ndërsa ende nuk dihet statusi penal i personit Joshko Çervenkovskin që u shfaq sot i rrethuar me policë në ambientet e gjykatës së posaçme SPAK./Ora News

Etiketa: Artan ArsibombengjyqJoshko ÇervenkovskiLuftar ReçimontoiTe penduar te dyteVajdain Lamajvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

11:50 : 20/05/2026
AKTUALITET

Përndiqte ish-partneren, Prokuroria e Fierit çon në gjyq efektivin e policisë

13:15 : 15/05/2026
AKTUALITET

Dëshmitari okular rrëfen në GJKKO atentatin ndaj Kujtim Metës: U fsheha poshtë tavolinës, e çuam në spital

12:49 : 13/05/2026
AKTUALITET

“Proces me shtrirje kabulli”/ Përplasje në gjyqin ndaj Shkrelit, SPAK kundërshton dëshmitarët

11:55 : 12/05/2026
AKTUALITET

“Nuk më hapet USB-ja”/ Kërkesat e Kryemadhit ndaj SPAK-ut dhe gjykatës: Dua 20 përgjimet ambientale

14:22 : 11/05/2026
Para

Presidenti Biden pyetet lidhur me hetimet mbi dokumentet sekrete

TË GJITHA

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş