• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zgjedhjet e 14 Majit si të 2001-it”/ Raporti i ODIHR, Bylykbashi: Mekanizmi i Ramës, kontrolli i zgjedhësve para se të votojnë

12:43 : 06/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike, grupi i raportit për zgjedhjet  vendore të 14 majit, ka dalë sot para mediave për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve mbi konstatimet që janë bërë nga OSBE/ODIHR, rekomandimet dhe vijueshmërinë e denoncimeve të PD.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se ky institucion i krahason këto zgjedhje me ato të vitit 2001. Ai theksoi se Rama i ka kthyer zgjedhjet 20 vite mbrapa, duke cenuar të gjitha parimet themelore demokratike.

Sipas tij ky raport tregon mekanizmin që ka ngritur kryeministri Edi Rama për manipulimin e votës, atë të kontrollit të zgjedhësve përpara se ata të shkojnë te kutia e votimit.

“Ky raport nuk është si raportet e tjera, – theksoi që në krye z. Oerd Bylykbashi. – Raporti përfundimtar i ODIHR për zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023, ka një krahasim vetëm me zgjedhjet e vitit 2001.

Lexo edhe:

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

Me një fjali të thjeshtë, Edi Rama, qeveria që ka për detyrë të garantojë një ambient të përshtatshëm për zgjedhjet demokratike, në këtë dekadë ka bërë të mundur që zgjedhjet në Shqipëri, standardi i tyre të kthehet mbrapsht më shumë se 20 vite.

Zgjedhjet demokratike janë porta dhe çelësi për të hyrë në Europë.

Ama, ajo që konstaton raporti i OSBE/ODIHR dhe mjafton të lexojmë rekomandimet prioritare, ne kemi cenimin e parimeve themelore të OSBE dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Është e paprecedent në një raport të ODIHR në 20 vitet e fundit, ku herët e tjera ishte bërja e reformës zgjedhore konsensuale, për herë të parë kemi një rekomandim që nënvizon zbatimin e ligjit duket hetuar dhe ndëshkuar krimet zgjedhore.

Në mënyrë specifike, raporti thotë se organet ligjzbatuese duhet të identifikojnë dhe të hetojnë në mënyrë të pavarur akuzat për shkeljet zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit, abuzimin me burimet shtetërore dhe kjo të bëhet në kohë dhe mënyrë të detajuar.

Rekomandimi i dytë prioritar e vë theksin te shitblerja e votës në mënyrë të posaçme, që cenon integritetin e zgjedhjeve.

Këtu dua të theksoj se për herë të parë, një rekomandim i ODIHR për shitblerjen e votave ka dalë në vitin 2015, në zgjedhjet e para të bëra nga Edi Rama.

Rekomandimi prioritar numër tre flet fare qartë se është cenuar sekreti i votës. Raporti jep dimensione dhe mekanizma të ndryshme të përdorur për cenimin e sekretit. Cenimi i sekretit është i lidhur drejtpërdrejt me lirinë e votës.

Presioni i ushtruar është rekomandimi tjetër, i cili thotë se janë abuzuar burimet shtetërore duke krijuar fushë të pabarabartë loje në zgjedhje.

Raporti konstaton pengimin e PD-së si forca kryesore e opozitës për të garuar me identitetin e saj, duke përdorur instrumentet gjyqësore për të vonuar këtë proces.

Raporti thotë se rrëmuja zgjedhore që krijoi qeveria duke postuar 1.3 milionë zgjedhës pa i njoftuar, ka çuar në një rekord të paprecedent, ku 30 përqind e zgjedhësve nuk janë lejuar për të votuar.

Ky raport, në mënyrë fare të qartë, nëpërmjet rekomandimeve therëse dhe gjetjeve të zeza, na përshkruan një mekanizëm që ka ngritur Edi Rama: sistemin e kontrollit të zgjedhësve përpara se të votojnë.  

Pra, jemi përpara një panorame shumë të errët në lidhje me cilësinë e zgjedhjeve.

Ky dokument do jetë në duart e të gjitha kancelarive dhe do jetë shtrati i një pjese të betejës sonë politike dhe i asaj që duhet të bëjmë për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme të mos bien në këtë kornizë që nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Etiketa: Oerd Bylykbashiosbe/odihrzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

21:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

09:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës

12:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën e Durrësin, Kolegji Zgjedhor vendos sot për “11 majin”

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira

20:05 : 09/07/2025
AKTUALITET

A do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjeshme lokale? Ja si përgjigjet Berisha

14:05 : 09/07/2025
Para

Babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tregon detaje të reja: Të hapen kamerat e klinikës, ja çfarë fshihet

TË GJITHA

Vlorë/ Akuzohen për mashtrim, vrasje dhe drogë, arrestohen tre persona

15:07 : 22/07/2025

VIDEO/ Hodhi drogën në tokë dhe tentoi të fshihej në një bilardo, arrestohet një “spaçiator” në Tiranë

15:07 : 22/07/2025

Zhvlerësimi i euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

14:55 : 22/07/2025

Shpërndante kokainë, arrestohet i riu në Vlorë

14:44 : 22/07/2025

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

14:36 : 22/07/2025

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i vdekur në shkallët e pallatit

14:18 : 22/07/2025

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com