• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Champions League/ Dortmund dhe Milan ndahen në paqe, Newcastle “shkërmoq” PSG-në

23:02 : 04/10/2023
në SPORT

Mbrëmjen e sotme u luajt xhiro e dytë e ndeshjeve në grupeve në Champions League ku nuk munguan emocionet dhe spektakli.

Milanit i duhet të presë ende për golin e parë në këtë sezon. Kuqezinjtë e Piolit regjistruan një tjetër barazim 0-0, kësaj here në transfertë ndaj Dortmundit, në sfidën e vlefshme për Grupi F.

Edhe pse rastet për shënim ishin të shumta, skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës duke u “kënaqur” me 1 pikë. Ndërkohë në duelin tjetër të këtij grupi, Newcastle dhuroi spektakël ndaj PSG-së të Luis Enrikes, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-1.

“Qymyrxhinjtë” i befasuan të gjithë duke shënuar 3 herë radhazi në portën e kampionëve të Francës. Siparin e golave e hapi Almiron, ndërsa brenda fraksionit të parë dyfishoi Burn.

Në kolaps total, ekipi i Enrique pësoi golin e 3-të me fillimin e pjesës së dytë nga Longstaff. Hernandez ngushtoi shifrat menjëherë, por parisienët nuk ia dolën dot të ktheheshin në lojë. Në fund, anglezët vulosën rezultatin në 4-1 me Schar.

Lexo edhe:

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

PSG rikonfirmohet kampion i Europës, Arsenali në lot pas “ruletës” së penalltive

Pas dy dueleve të para të luajtura, kryeson Newcastle me 4 pikë, i ndjekur nga PSG me 3, ndërkohë që Milani mban vendin e tretë me 2 pikë, ndërsa vetëm 1 pikë për Dortmundin.

Në sfidat e tjera Barça është mjaftuar vetëm me golin e Ferran Torres që në pjesën e parë ndaj Porto.

Me këtë rezultat, ekipi  i Xavit kryeson me 6 pikë, më pas vjen Porto me 3 pikë.

Ndërkohë Manchester City ka fituar me shifrat 1-3 ndaj Leipzig.

Foden, Alvarez dhe Doku vendosën emrin në listën e golashënuesve te kampionët në fuqi të Europës, që pavarësisht rezultatit hasën vështirësi në Gjermani, pasi Openda ishte autori i golit të përkohshëm të barazimit.

Ekipi i Guardiolës kryeson me 6 pikë dhe është në rrugën e mbarë për kualifikimin tutje. Leipzig tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shikojë nga ndeshja e radhës, aktualisht është e dyta me 3 pikë.

Ndeshje me mjaft emocione ka qenë ajo mes Celtic dhe Lazios me italianë të cilët triumfuan me përmbysje 1-2 në Skoci.

Furuhashi “tundi rrjetën” për vendasit, ndërsa djemtë e Sarrit përmbysën llogaritë me Vecinon dhe Pedro. Kështu, Hysaj me shokë renditet në vendin e dytë me 4 pikë, 4 pikë ka edhe Atletico në krye.

Rezultatet e mbrëmjes:

Etiketa: DortmundMilanNewcastlkePSG

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
SPORT

PSG rikonfirmohet kampion i Europës, Arsenali në lot pas “ruletës” së penalltive

21:14 : 30/05/2026
SPORT

Finalja e Champions League/ Arsenal kalon në avantazh ndaj PSG-së

18:15 : 30/05/2026
SPORT

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare të PSG-Arsenal

16:48 : 30/05/2026
SPORT

Çmimet e Serie A/ Lojtari më i mirë shpallet Dimarco, dominon Interi

18:59 : 22/05/2026
SPORT

PSG kryeson në pjesën e parë ndaj Bayern, skuadrat dhurojnë spektakël në Champions

22:28 : 06/05/2026
Para

Ligji për mjekët e rinj, Marku: Nuk është forma e duhur

TË GJITHA

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom