• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Banka e Shqipërisë: Investimet, minus në arkën e shtetit

14:25 : 23/03/2018
në EKONOMI

Fatura negative e investimeve në arkën e shtetit është 36 milion euro. Ky zë në terma vjetorë u zgjerua me rreth 4 herë.

Të dhënat publikohen nga Banka e Shqipërisë në Raportin e Bilancit të Pagesave. Referuar të dhënave zyrtare, 44 milion euro rezulton fluksi dalës që prezantohet në formën e pagesave të dividendëve dhe fitimit i riinvestuar, ndërësa pagesat e interesave të borxhit rezultojnë 15 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte kanë shënuar një rënie në vitin 2017.

Stoku i investimeve të huaja arriti në 908 milionë euro, me një tkurrje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e katërt investimet e huaja ranë në 232 milionë euro, nga 300 milionë euro që kishin arritur në tremujorin e mëparshëm, ndërkohë që në tremujorin e parë dhe të dytë kishin qenë më të ulëta, përkatësisht në 175 dhe 201 milionë euro.

Lexo edhe:

Konsumatorët bëhen pesimistë, bie besimi në ekonomi

Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

Në vitin 2016, investimet e huaja kanë shënuar nivelin historik maksimal prej 943 milionë eurosh.

Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me ndërtimin e projekteve të mëdha të energjisë, sidomos gazsjellësit TAP në të cilin janë investuar 500 milionë euro.

Referuar po raportit të BSH-së, në baza vjetore, flukset hyrëse në kategorinë e investimeve kanë rënë me 3%, ndërsa ato dalëse janë rritur me 45%.

Të ardhurat neto faktoriale nga puna, të cilat përfaqësojnë flukset kryesore hyrëse të të ardhurave parësore, vlerësohen në 71 milionë euro, rreth 9% më të larta se një vit më parë.

Etiketa: Banka e Shqiperise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konsumatorët bëhen pesimistë, bie besimi në ekonomi

10:51 : 04/05/2026
AKTUALITET

Kreditë rëndojnë familjet, dobësohet aftësia paguese, rritet pesha e huave mbi buxhetet familjare

12:36 : 03/05/2026
AKTUALITET

Hiqej si punonjëse e Bankës së Shqipërisë, zhvati miliona

22:46 : 15/04/2026
AKTUALITET

Pagat e shtetit dhe ndërhyrjet e BSH-së, kush e ndezi valën e inflacionit në vend

09:59 : 15/04/2026
AKTUALITET

Kriza pas derës? Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro gjatë vitit 2025

09:53 : 06/04/2026
AKTUALITET

Zëvendësi apo pasardhësi? Çfarë paralajmëron emërimi i Ervin Metes në Bankën e Shqipërisë?

10:00 : 13/02/2026
Para

FOTO/Tifozja sexy e çiklistit Peter Sagan...

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom