• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia dërgon më shumë naftë në Kinë përmes Arktikut

20:45 : 04/10/2023
në BOTA

Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër shtimin e kohëve të fundit të dërgesave të naftës së papërpunuar ruse në portet kineze përmes Rrugës së Detit të Veriut (NSR), një shenjë e rritjes së bashkëpunimit midis Pekinit dhe Moskës në rajonin e Arktikut, ndërsa Rusia përballet me sanksione të ashpra perëndimore lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

“Askush nuk po kërkon konflikt atje. Do ta ndjekim këtë zhvillim sa më shumë që të mundemi”, tha të martën John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë vit janë shënuar mbi dhjetë dërgesa nafte me anije ruse drejt Kinës përmes Arktikut, rrugë e cila kalon nga Deti Barents për në ngushticën e Beringut.

Vitet e mëparshme nuk ka patur dërgesa nafte drejt Kinës përmes Arktikut, përveç një udhëtimi provë në fund të vitit 2022, sipas të dhënave nga Qendra për Logjistikën e Lartë të Veriut pranë e Universitetit Nord.

Ndërsa sanksionet ekonomike perëndimore kanë ulur kërkesën për naftë bruto ruse dhe Kina është e gatshme ta blejë atë, Moska po hap portën e saj të Arktikut për Pekinin, thotë Malte Humpert, themelues i Institutit Arktik.

Lexo edhe:

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

“Burimet që më parë shkonin në Evropë tani janë devijuar për në Azi, veçanërisht në Kinë”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Është një zgjedhje pragmatike për Moskën. Transporti nëpërmjet Arktikut është 30% më i shpejtë se rruga tradicionale përmes Kanalit të Suezit dhe gjithnjë e më e lehtë për t’u përshkuar pasi ndryshimet klimatike nënkuptojnë më pak akull për anijet cisterna.

Rritja e trafikut mbart një rrezik më të lartë mjedisor, veçanërisht pasi Moska njoftoi se do të fillojë të përdorë anije cisternë që nuk janë të përforcuara për të përballuar trashësinë e akullit, për të transportuar naftë nëpër Arktik.

“Nëse do të ketë rrjedhje nafte në pjesën lindore të Arktikut, rrymat e ujit shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara”, i tha Zërit të Amerikës Rebecca Pincus, drejtore e Institutit Polar në Qendrën Wilson. “Nafta do të përhapet përtej kufijve ndërkombëtarë dhe kjo është një situatë shumë alarmante.”

Krahasuar me mesataret e vitit 2022, këtë vit Kina ka rritur importin e naftës ruse me rreth 23%, në 400,000 fuçi në ditë. Zoti Kirby i kërkoi Pekinit që të respektojë kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse të vendosur nga aleatët perëndimorë pas agresionit rus në Ukranë.

Megjithatë, të dhënat tregtare nxjerrin në pah se nafta e papërpunuar ruse aktualisht po shitet me rreth 80 dollarë për fuçi, duke bërë që Sekretarja e Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen, ta pranojë javën e kaluar se efektiviteti i kufirit të çmimit mund të zbehet.

Marrëdhëniet Kinë-Rusi

Ndërsa kompanitë perëndimore të energjisë, përfshirë firmat Shell dhe British Petroleum, u tërhoqën nga Rusia për shkak të agresionit vitin e kaluar, Moska po varet gjithnjë e më shumë nga Pekini si një burim financimi për projektet energjetike, si “Terminali Yamal LNG” dhe plane të tjera infrastrukturore për zhvillimin e rajonit të Arktikut.

Për Kinën, e cila nuk ka vijë bregdetare në Arktik por në vitin 2018 e shpalli veten një fuqi “afër Arktikut”, investimi në projektet ruse mund t’i lehtësojë synimet e saj për të zgjeruar rolin në Arktik, për të rritur qasjen tek rrugët e transportit detar dhe burimet natyrore, si dhe për të forcuar pushtetin e saj gjeopolitik.

Deri më tani, ambiciet e Kinës janë penguar nga Moska, e cila ka rreth 53% të vijës bregdetare të Oqeanit Arktik, dhe mbron rolin e saj dominues në rajonin polar. Përballë izolimit ekonomik për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, rezistencës ruse mund t’i vijë fundi.

“Po ndjekim nga afër nëse Moska është aq e dëshpëruar saqë është e gatshme të përmbushë kërkesat dhe kushtet kineze”, i tha Zërit të Amerikës Rebecca Pincus, drejtore e Institutit Polar në Qendrën Wilson.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, i hodhi poshtë shqetësimet për një aleancë strategjike në rritje midis Moskës dhe Pekinit, duke thënë se bashkëpunimi i tyre në Arktik ka qenë kryesisht “ekonomik dhe shkencor”.

Ai sugjeroi se administrata nuk po synon të frenojë fuqinë e Rusisë në territorin e saj. “Ne duam të shohim një rajon të lirë, të hapur dhe të begatë në Arktik, nga i cili mund të përfitojnë të gjitha vendet që kufizohen”.

Tetë vende kufizohen me Arktikun: SHBA, Rusia, Kanadaja, Danimarka (nëpërmjet Grenlandës), Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda. Shtetet janë anëtare të Këshillit Arktik, një forum bashkëpunimi për të trajtuar sfidat e përbashkëta si ndryshimi i klimës, rrugët e transportit detar dhe të drejtat e popullsive indigjene.

Këshilli i pezulloi aktivitetet me Moskën menjëherë pas pushtimit të Ukrainës. Morten Høglund, kryetar i Zyrtarëve të Lartë të Arktikut, i tha Zërit të Amerikës se në gusht grupi arriti konsensus për të rifilluar aktivitetin e grupeve të punës, hapi i parë në rifillimin e bashkëpunimit./ VOA

Etiketa: artikukineRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025
AKTUALITET

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
BOTA

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

20:20 : 03/06/2025
BOTA

Hedhja në erë e dy urave hekurudhore nga Ukraina, Rusia: Akte terrorizmi

18:31 : 03/06/2025
BOTA

VIDEO/ Ukraina sulmon urën që lidh Krimenë me Rusinë, 1100 ton ekspoziv shpërthejnë nën ujë

15:48 : 03/06/2025
Para

Champions/ Goli i Mujës nuk mjafton për Antwerpin, Atletico Madrid mposht Feyenoord

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com