• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Grabitet banesa e ministres në Kosovë, përballet me autorin, i “avullojnë” stolitë

10:30 : 02/10/2023
në RAJONI

Vjedhjet janë bërë një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë që siç duket po prek edhe zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilët po bien bre e grabitësve. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është ajo e cila ka qenë cak i vjedhjes në orët e mëngjesit të së dielës, në banesën e saj në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije detaje se si grabitësi u fut në banesën e ministres Hajdari, u përball me të dhe u zhduk para syve të saj, bashkë me gjësendet që kishte “avulluar”.

Denoncimi i ministres aktivizoi Policinë dhe si rezultat ka dhënë deklaratën e saj si viktimë e rastit, ndërkohë që tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Por si ndodhi gjithçka në mëngjes herët?

Mediat kosovare raportojnë se vjedhja dyshohet se është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur personi i dyshuar ishte futur në banesën e ministres dhe ua vuri syrin sendeve me vlerë e dokumenteve të Hajdarit.

Lexo edhe:

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

Ndonëse nuk dihet se si arriti të futej në banesë, nëse dera ishte e hapur apo grabitësi posedonte çelës të banesës, i dyshuari teksa po kryente vjedhjen ia “prishi” gjumin ministres dhe e njëjta e kapi në flagrancë.

Por Hajdari nuk arriti ta ndalojë, pasi grabitësi u zhduk para syve të saj, bashkë me stolitë në vlerë të rreth 2500 eurove, që dyshohet se hajduti arriti t’i gjejë në banesën e saj.

Sipas të njëjtave burime, përveç stolive të vjedhura, në dëshminë që ministrja ka dhënë para hetuesve policorë, kuptohet se hajduti ia ka vjedhur edhe disa dokumente personale, që përfshijnë kartela bankare – madje edhe të MINT.

Raportimi i rastit vuri në lëvizje njësitë përkatëse, që kryen ekzaminimet e nevojshme në banesën e Hajdarit dhe pas dhënies edhe të deklaratës së saj, është vënë në dijeni Prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe është urdhëruar ndërmarrja e të gjitha veprimeve të nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Etiketa: banesagrabiotetkosoveministreRozeta Hajdaristolite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
RAJONI

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

17:03 : 17/09/2025
RAJONI

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

14:35 : 17/09/2025
RAJONI

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ja çfarë diskutuan

12:52 : 17/09/2025
RAJONI

Komandanti i KFOR në Kosovë: Situata është e qëndrueshme, por ka rrezik përshkallëzimi

20:30 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

16:35 : 16/09/2025
Para

Mjeku ngre alarmin për ata që ulen në tualet me celularin në dorë

TË GJITHA

Merrte d*ogë me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçri në Tiranë

10:01 : 18/09/2025

Konflikt me a*më në Mat/ 52-vjeçari qëllon në ajër për të kanosur fqinjin

09:57 : 18/09/2025

Babai i dënuar për evasion fiskal, i biri 24 vjeç, rezidencë në Farkë. Historia e dyshimtë e “Unit Power”

09:51 : 18/09/2025

Tri shenja e horoskopit do të kenë me shumë fat me paratë këtë periudhë

09:45 : 18/09/2025

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

09:35 : 18/09/2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com