• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhje të parakohshme në Serbi? DW: Pas kryetarëve të bashkive, pritet dhe dorëheqja e kryeministres

08:42 : 02/10/2023
në BOTA, RAJONI

Zhvillimet e fundit në Kosovë, ngjarjet tragjike dhe dështimet e Serbisë, kanë hapur debatin për zgjedhjet e përgjithshme. Po çfarë sjellin këto zgjedhje?

Një varg dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anembanë Serbisë të çon në konstatimin se Serbia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe rajonale. Sipas vlerësimeve aktuale, zgjedhjet mund të mbahen më 17 dhjetor, e përveç dorëheqjes së kryetarëve të komunave, pritet të japë dorëheqje edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Kjo është një lloj përgjigje ndaj një pjese të opozitës që i ka kërkuar zgjedhje të reja presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Siç ka deklaruar edhe vetë presidenti i Serbisë, “do të jenë së bashku zgjedhjet parlamentare e lokale, si dhe ato për qytetin e Beogradit dhe disa komunave”. I pyetur nëse do të jetë bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiç është përgjigjur se kjo do të ishte nder dhe kënaqësi për të.

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Zgjedhjet e jashtëzakonshme zakonisht thirren për zgjidhjen e ndonjë krize politike, por bashkëbiseduesit e DW paralajmërojnë se as me këto zgjedhje nuk do të zgjidhet asgjë në Serbi. Siç tha për DW, Zoran Gavriloviç, nga Byroja e Kërkimeve Sociale (BIRODI), “ky hap tregon se ne kemi një sistem zgjedhor që është në funksion të një partie dhe një personi”.

Lexo edhe:

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

“Ky në fakt është një keqpërdorim i zgjedhjeve, ku në vend që të zgjedhim kandidatët më të mirë, do të kemi zgjedhje në të gjitha nivelet, ku zgjedhja do të bëhet me aklamacion mes mbështetjes dhe refuzimit të pushtetit personal të Aleksandar Vuçiçit”, vlerëson Gavriloviq.

Kosova dhe opozita e papërgatitur

Nëse opozita i shihte zgjedhjet si një lloj strategjie për dalje nga kriza, pas dështimit praktik të protestave në rrugë në të gjithë Serbinë, nuk është saktësisht e qartë pse partia në pushtet dëshiron me kaq shpejtësi të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme. Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Çedomir Çupiç, beson se “disa ngjarje janë përshpejtuar,mbi të gjitha në Kosovë. Por Vuçiç ndoshta po llogarit edhe me papërgatitjen e opozitës për zgjedhje”. Vetë opozita ende nuk ka hartuar ndonjë strategji apo taktikë për zgjedhjet dhe supozohet se në një hark kohor kaq të shkurtër nuk do të mund ta bëjë këtë siç duhet”, tha Çupiç për DW.

Është e qartë se pas rritjes së paralajmëruar të çmimeve, gjendja ekonomike në kohën kur është dashur të mbahen zgjedhjet nuk do të jetë e njëjtë si në fund të këtij viti, vëren Zoran Gavriloviç.”Ka frikë edhe brenda qeverisë se disponimi do të ndryshojë gjithnjë e më shumë edhe pas ngjarjeve tragjike në Kosovë.  Por, përkundër kësaj, ne ende kemi një qeveri që lë pas institucionet e shkatërruara dhe shtetin e rrënuar ligjor. Prandaj mendoj se këto do të jenë zgjedhje që nuk do të zgjidhin asgjë dhe se kriza që kemi do të vazhdojë”, paralajmëron Gavriloviç.

Zgjedhjet në kushte të njëjta si më parë

Një nga kërkesat e opozitës është edhe ndarja e zgjedhjeve në nivele të ndryshme, për të ulur sa më shumë ndikimin e vetë Vuçiçit si bartës i listës së SNS-së në zgjedhje. Kjo kërkesë i referohej fillimisht një date të veçantë për zgjedhjet në Beograd, i cili aktualisht shihet si vendi ku opozita ka shanset më të mira për rezultatin më të mirë në Serbi. Mirëpo, të paktën tani për tani, këmbëngulja e opozitës nuk do të rezultojë me sukses.

Edhe opozita kishte qëndrime krejtësisht të ndryshme për këtë – disa ishin për të shkuar në zgjedhje me çdo kusht, të tjerët jo, thotë Çedomir Çupiç.

“Padyshim që i shkon për shtat partisë në pushtet që të gjitha zgjedhjet të mbahen në të njëjtën kohë, sepse kjo lë më shumë hapësirë ​​për manipulime të ndryshme. Gjithçka tregon gjendjen e demokracisë në Serbi. Opozita ndoshta do të mund të bënte diçka më shumë për ndarjen e zgjedhjeve, ose për kushtet e zgjedhjeve, nëse do të ishte më e unike dhe sikur të kishte një pikëpamje të përbashkët për zgjedhjet”, beson profesori Çupiç.

Ndërsa Zoran Gavriloviç thekson se “së pari, nuk është e qartë pse opozita kërkoi zgjedhje”. Nuk besoj se Vuçiç do të heqë dorë nga privilegji për të vendosur emrin e tij kundër opozitës. Është humbur edhe mundësia për të shndërruar energjinë e protestës në diçka që do të jetë të paktën një lloj ndryshimi në sferën mediatike, e cila është e rëndësishme jo vetëm për procesin zgjedhor. Tani opozita ka kërkuar zgjedhje, Vuçiç është përgjigjur se do t’ua plotësojë këtë kërkesë, por kushtet zgjedhore nuk do të ndryshojnë. Prandaj ne tani po nxitojmë në një krizë të re”, vëren Gavriloviç.

Sundimi i kalkulimeve të vogla

Nga ana tjetër, tema e kushteve zgjedhore pothuajse është zhdukur nga debati publik dhe me sa shihet, as opozita nuk insiston shumë për zgjidhjen e këtij problemi. Për profesor Çupiqin, “kjo tashmë tregon mjaft se si do të dukeshin zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pra, ne po hyjmë në një lojë politike në të cilën përfundimi do të jetë që dikush të hyjë në parlament, por sa i përket jetës së përgjithshme politike në Serbi, asgjë nuk do të ndryshojë. Ka shumë kalkulime të vogla për të ndryshuar rrënjësisht diçka”, thekson Çupiç.

Mendoj se në fund opozita u tremb nga numri i vogël i protestuesve, thotë Zoran Gavriloviç dhe shton se “pret që Bashkimi Evropian të ndërhyjë”.

“Nëse shikojmë se çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës, është dëshmi e qartë se institucionet nuk po e bëjnë punën e tyre. Është një problem serioz që disi shkon përtej kufijve të Serbisë dhe zgjedhjet si kjo në këto kushte në fakt vetëm sa e zgjasin krizën e thellë në të cilën gjendet Serbia”, përfundon Zoran Gavriloviç.

/DW

Etiketa: Aleksander VucicSerbizgjedhje te parakohshme

Lajme të lidhura

RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
BOTA

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

09:49 : 02/06/2026
AKTUALITET

Pasi shpallën Gërvallën “non grata”/ Rama çon Ferit Hoxhën në Prishtinë: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë!

15:10 : 31/05/2026
BOTA

Protestat kundër Vuçiç/ A po shkon Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

21:55 : 23/05/2026
BOTA

Shpërthejnë sërish protestat në Beograd, studentët kërkojnë rrëzimin e Vuçiç

19:26 : 23/05/2026
AKTUALITET

DASH: Ballkani Perëndimor kyç për sigurinë dhe interesat ekonomike të SHBA-së

21:38 : 22/05/2026
Para

Rënia e popullsisë dhe çmimet e larta të ushqimeve po ulin importet e veshjeve të reja, rritet tregu i “Gabit”

TË GJITHA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom