• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E ka mbytur burri atë, ka pasur dëmtime cerebrale”, agresori endet i lirë pas dhunës ndaj ish-gruas

22:30 : 29/09/2023
në AKTUALITET

Në 6 Shtator të këtij viti, emsioni “Stop” transmetoi një rast problematik në Lezhë, pasi një zonjë tregoi se çfarë “lojrash” ka bërë ish-bashkëshorti me të cilin jetoi 23 vjet për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund, shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij. Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri, Fran Gjoni.

6 SHTATOR 2023:

Denoncuesja: Ne ja kemi blerë Davës. Ky ka bërë letra të tjera e kontratë tjetër. Ia ka blerë Ndrekë Lleshit dhe kanë rënë dakord që Ndreka të ja shesë prapë kunatit të Gjergj Sutit pa lejen time.

Avokati Arben Llangozi tregoi shkeljet e Kodit të Familjes në këtë rast, përmes kontratave fiktive në zyrën e noterit, në një kohë, kur sistemi i noterëve nuk i lejon këto akte.

Arben Llangozi: Noteri nga viti 2013 e vijim kemi me një regjistër noterial shqiptar, RNSH quhet dhe çdo lloj veprimi apo transaksioni, noteri e ka të përcaktuar në këtë regjistër.

Lexo edhe:

Zbulohet parcela me kanabis në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

Tentuan të vrisnin me sëpatë një person, arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij/ EMRAT

Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet.

Noteri: Po, ku di unë. Shife, ku thotë Gjergj Suti këtu, i ka dhënë… përfaqësues… ja urdhëro. E ka bërë pa dijeninë e gruas. Kur e ka porosit, ka dijeninë e gruas, kur e ka revukuar pa gruan.

Qytetari: I bie është gabim!

Qytetari: Domethënë, kur unë blej një shtëpi dhe jam i martuar ose porosis diçka, kur bëj revokim, nuk del atje domethënë, që unë jam i martuar dhe duhet të vijë edhe nusja, që të firmosë, apo…?

Noteri: Që në 2019-tën, o djali. E kam bërë në 2019-tën me sistemin e vjetër të asaj, kurse tani, me sistemin e ri, që e kanë fut automatikisht edhe gruan, është problem tjetër. Deri atëherë, s’e kanë pas fut gruan.

Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua, jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18-vjeçar.

Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi.

“Ndodhi që hapa derën dhe kanë kaluar një gjysmë ore, isha me gocën e vogël dhe motrën. Goca ishte e gëzuar dhe kur vjen burri im me dy çunat dhe një shok të çunit dhe ku merr, ishte një punëtor tek shtëpia, e merr e shtyn dhe i thotë ça do te shtëpia ime. Vjen çuni tek unë të më regjistrojë edhe mundohet të më gjuajë”, tha denoncuesja.

Gjergj Suti: E di, që ke prek pronën e huaj?

Denoncuesja: Mos e prek burrin e huaj! Ik!

Djali: Merr Policinë, merr!

Denoncuesja: Ik të thashë, ik! Hë gjuaj!

“Djali e heq kamerën. Pasi është mbyllur kamera vjen burri më fut duart në fyt dhe më fut dy grushte në kokë. Më thotë me u larguar nga këtu se kjo nuk është shtëpia jote”, tha denoncuesja.

Më pas, bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti, pas tre javësh qëndrim në burg, sot është i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.

Denoncuesja: Mora policinë, erdhi policia dhe shkuam të gjithë në polici, ku unë bëra kallëzimin për dhunë në familje. Pastaj Gjergj Suti hyri në burg për 3 javë. Me datë 8 Shtator, mora vesh, që ai ka dalë nga burgu. Unë, pasi jam dhunuar, jam shtruar në spital, për një javë edhe më kanë dhënë raport më shumë se 9 ditë.

Gazetarja: Ju keni qenë së bashku me vajzën e vogël në momentin që është ushtruar dhunë ndaj jush. A ka dhënë ndonjë deklaratë edhe fëmija juaj?

Denoncuesja: Po, goca ime është marrë në pyetje me psikolog në Prokurorinë e Lezhës. Goca ka treguar atë, që ka parë edhe prapë Gjergj Suti është lëshuar edhe me deklarimin e gocës. Jam me të vërtetë shumë në rrezik. Është një gjë shumë e pabesueshme, që një person të vijë të gjuajë, të të shesë shtëpinë, të gjuajë në sy të fëmijës minoren dhe të jetë i lirë. Kjo nuk më duket një gjë normale.

“Stop” kërkoi informacion zyrtar nga Prokuroria e Lezhës për situatën, ku u tha se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekret hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur detyrim paraqitjeje për Gjergj Sutin.

Eksperti mjek-ligjor, që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon, se zonjën e “ka mbytur burri i vet”. Ajo ka patur dëmtime e konfuzion cerebral. Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë, vetëm pas interesimit të “Stop”.

Eksperti Mjeko-Ligjor: Ajo ka pas dëmtime, konfuzion cerebral, konfuzion corpus. Kartelën e ka të hapur, është problematike ajo, se e ka mytur burri i vet.

Gazetarja: Ju a keni informacion nëse kartela apo informacioni mjeko-ligjor është depozituar në Prokurori?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Jo në Prokurori, akoma nuk është çuar, se Prokuroria ka qenë pushim këtë muaj, muajin e Gushtit, tani fillon Prokuroria. Unë i kam dokumentet, s’ka ardhë kush me i marrë. Nuk i çoj unë. Kuptove?

Gazetarja: Dëmtimet kanë qenë më pak apo më shumë se 9 ditë?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Më shumë se 9 ditë.

Etiketa: dhuneGjergj Sutigruaslezhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet parcela me kanabis në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! I riu ishte në kërkim për plagosje

12:28 : 25/05/2025
AKTUALITET

Tentuan të vrisnin me sëpatë një person, arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij/ EMRAT

10:10 : 25/05/2025
SHOW BIZ

“Filloi të më dhunonte”, Big Mama rrëfen për herë të parë historinë e dështuar të dashurisë

13:02 : 23/05/2025
AKTUALITET

Kanosi me thikë ish të dashurën për të kryer marrëdhënie seksuale, arrestohet 49-vjeçari/ EMRI

11:32 : 20/05/2025
AKTUALITET

Terror në një lokal në Itali! Shqiptari dhunon brutalisht ish të dashurën – DETAJE

12:42 : 19/05/2025
AKTUALITET

Pogradec/ 50-vjeçari me gruan dhe djalin dhunojnë nënën dhe motrat e tij

09:15 : 19/05/2025
Para

Skandali në spitalin psikiatrik të Vlorës, prindi: Fëmijën e kanë rrahur, vjedhin ndihmat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com