• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arlind Qorri: Problematikat në deklaratat e Ramës për Kosovën

14:25 : 28/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qorri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovës.

Në një postim në FB, ai shkruan se nga konferenca për media e Edi Ramës, e fokusuar mbi situatën në Kosovë, përveç dënimit të pritshëm të agresionit ndaj Kosovës dhe identifikimit të qeverisë së Serbisë me agresorët, mund të shkëputen disa elementë problematikë.

Më tej në postim, ai sqaron deklaratën.

Arlind Qorri shkruan:

  1. Rama përmendi kusuret e shumta të qeverisë së Kosovës për ngecjen e dialogut. Pra fajin e ka pasur vetëm Kosova dhe aspak Serbia. Afërmendsh kjo nuk justifikon agresionin e armatosur ndaj Kosovës, por Rama jep mesazhin e nënkuptuar se kontekstin për agresionin e ka përftuar vetë viktima. Pra fajin, qoftë edhe pjesërisht, e ka viktima.
  2. Rama bëri thirrje që KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Jo të ruajë seriozisht kufirin nga depërtimi i grupeve të terrorit e krimit, as të ndihmojë Policinë e Kosovës në ruajtjen e rendit në veri, por marrjen e pushtetit material në veri. Për analogji, kjo është çka KFOR-i bëri në Kosovë kur dëboi ushtrinë dhe policinë e regjimit të Millosheviçit. Duke hequr këtë paralele, Rama po i ofron veriut të Kosovës në raport me shtetin e Kosovës atë që fitoi Kosova në raport me Serbinë më 1999. Nëse kjo nuk është budallallepsje nga padija, është poshtërsia më e madhe ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.
  3. Rama bëri thirrje për kthimin pa kushte në tryezën e dialogut me Vuçiçin, duke theksuar nevojën e krijimit të asosacionit. Gjithsesi debati mbi asosacionin nuk ka qenë më a duhet të bëhet, por si dhe me ç’hapa duhet të bëhet. Pra asosacioni (brenda detyrimeve kushtetuese) do të bëhet me KUSHTIN që Serbia të njohë Kosovën apo me SHPRESËN që Serbia do ta njohë Kosovën? Qëndrimi i qeverisë së Kosovës ka qenë opsioni i parë. Përfaqësuesit e BE kanë zgjedhur opsionin e dytë. Kurse Vuçiçi ka dalë me opsionin e tretë: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën as de jure, as de facto. Se për çfarë do të dialogohet në këto kushte, nuk e kuptoj!
  4. Rama përsëriti parimin se kur i bën bisht një marrëveshjeje (të mirë?!), mund të marrësh një më të keqe. Këtu ka dy probleme. Marrëveshjen e Ohrit e ka nënshkruar Kurti, por nuk e ka nënshkruar Vuçiçi. Po ashtu, pse e njëjta logjikë nuk vlen për Serbinë që të mos shpresojë marrëveshje më të mirë për veten?!
  5. Edhe kësaj here, si lord anglez, Rama i ka konsideruar konfliktet ballkanike si hajvanllëk të së shkuarës. Afërmendsh askush nuk e do luftën në vetvete, por shekulli XX nuk ka lindur nga budallallëku i popujve të paqytetëruar të Ballkanit, por nga një kompleksitet faktorësh historikë, socialë e gjeopolitikë. Për pasojë paqja permanente nuk është thjesht çështje e vullnetit të mirë, por një përgjigje shumëplanëshe e problemeve të së shkuarës e të tashmes.
  6. Në fund, si për t’i hedhur pak piper nënçmimi kulturor kritikëve të tij nga Kosova, Rama është tallur me shqiptimin Vuqiq (më thonë që jam vëllai i VuQiQit) të emrit të presidentit të Serbisë nga një pjesë e qytetarëve të Kosovës. Me arrogancën e një “çuni Tirane” i ka treguar drejtshkrimin zyrtar qytetarëve të Kosovës.
Etiketa: arlind qorriEdi Ramakosovesulmi ne kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025
RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

11:56 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
Para

‘Për vota dhe qoka’: Ndërmarrjet publike vuajnë nga humbjet dhe emërimet politike

TË GJITHA

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK: 6 ton kokainë, 411 mln € drogë, biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025

Mundësi e artë për Egnatian, grupet e Europës jo vetëm një ëndërr për kampionët

15:23 : 26/07/2025

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

14:59 : 26/07/2025

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

14:58 : 26/07/2025

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com