• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti: Komuniteti ndërkombëtar të dënojë hapur Serbinë

12:38 : 27/09/2023
në RAJONI

Grupi kriminal qe u përlesh me policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zvecanit, kishte armatime me vlerë prej mbi 5 milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për të armatosur qindra luftëtarë.

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e mërkurë, duke theksuar se të dielën ishte dëshmuar potenciali dhe rrezikshmëria e grupeve kriminale në veri.

Ai tha se sulmi terrorist, ku u përfshinë individë të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, kishte cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Me mbi pesë milionë euro vlerë të armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup me qindra luftëtarë, është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. Aty janë përfshirë individë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim të institucioneve të drejtësisë për vepra penale në Kosovë. Ata shfaqën në krahë e përkrah e në një tryezë në Beograd e në Rashkë me presidentin e Serbisë, Vuçiç duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejt të shtetit serb në këtë mes.”

Teksa i bëri thirrje serbëve të çlirohen nga tutela e Beogradit, Kurti theksoi se sulmi i 24 shtatorit kishte ekspozuar vështirësitë dhe nevojën për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufijve të Kosovës me Serbinë.

Lexo edhe:

Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

“Sulmi terrorist i së dielës gjithashtu ka ekspozuar edhe vështirësitë sa edhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar edhe më të madh për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. E bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur me gjuhë të qartë e të përveçme dhe kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. Njëkohësisht, pas dokumentimit të pjesëmarrjes në këtë sulm terrorist, të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç është vërtetuar edhe një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm, serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela serbe.”

Mbledhja e qeverisë nisi me një minutë heshtje për rreshterin e vrarë, Afrim Bunjaku, ndërsa u miratua një ndihmë prej 50 mijë dollarësh për familjet e tij.

Kryeministri vlerësoi profesionalizmin e jashtëzakonshëm të policisë së Kosovës, duke e cilësuar aksionin si suksesin më të madh që prej shpalljes së pavarësisë.

Etiketa: albin kurtikosovesulmi ne kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

15:32 : 19/09/2025
RAJONI

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025
AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025
RAJONI

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

17:03 : 17/09/2025
RAJONI

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

14:35 : 17/09/2025
RAJONI

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ja çfarë diskutuan

12:52 : 17/09/2025
Para

Kishte kultivuar 127 bimë kanabis në fshatin Kalivaç, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)

TË GJITHA

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025

“Të marr peng”/ Sanitaret e “Air Albania” ende pa rroga e siguracione, Sinan Idrizi dhunon gazetarët

22:06 : 19/09/2025

Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin

22:03 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com