• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vuçiç ankohet në OKB për Kosovën, reagon Prishtina zyrtare

13:36 : 22/09/2023
në RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzoi vendet perëndimore se ,sipas tij, ato kanë “shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244, duke e njohur pavarësinë e Kosovës. Vuçiq duke ju referuar njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet perëndimore, që e cilëson shkelje të integritetit territorial të Serbisë, tha se Perëndimi “po i mohon të gjitha parimet që sot po i mbrojnë”, duke e ndërlidhur me thirrjet e sotme për njohje të integritetit territorial të Ukrainës.

“Këtu, në këtë sallë, vetëm dy ditë më parë, e dëgjuam presidentin e Shteteve të Bashkuara, duke folur për parimin më të rëndësishëm në marrëdhënie mes vendeve, për respektin e integritetit të tyre territorial dhe sovranitetin. I vetmi telash në të ishte, se vetëm pak orë pas fjalimit të tij, ai e takoi presidenten e të ashtuquajturës Kosovë, e cila cilësohet nga vendet më të fuqishme të Perëndimit si presidente e një vendi të pavarur, e dalë nga territori i Republikës së Serbisë”, u shpreh Vuçiq.

Megjithatë, ai theksoi gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Serbia po punon për ruajtjen e dialogut me Kosovën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Kjo është detyra jonë. Dialogu është i mundur vetëm nëse ne të gjithë, duke përfshirë edhe ndërmjetësuesit evropianë, i përmbahemi fort asaj për të cilën është rënë dakord. Mosbalancimi, të cilit Serbia duhet të dorëzohet përgjithmonë, nuk çon në zgjidhjen e problemit”, tha Vuçiqi.

Lexo edhe:

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi nga Nju Yorku, se presidenti  Biden i ka dhënë garanci të fuqishme për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën.

Pas fjalimit të presidentit të Serbisë, reagoi ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gervalla, duke e dënuar fjalimin e Vuçiqit, të cilin e cilësoi ” me të pavërteta dhe tentim për shtrembërim të historisë”.

“Presidenti serb zanafillën e agresonit rus në Ukrainë e sheh tek pavarësimi i Kosovës, dhe paturpshëm pretendon se më 2008 Serbisë i ka ndodhur kjo që i ndodh Ukrainës sot”, shkroi Gërvalla në Facebook. Sipas saj, “pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat pas një përpjekjeje të organizuar të shtetit të Serbisë për të zhdukur popullin shqiptar në Kosovë”.

“Me këto shpifje dhe përpjekje për shtrembërim të historisë, Presidenti i Serbisë ka keqpërdorur rëndë foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nëse ka një ngjashmëri mes agresionit rus në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, ajo është vetëm te fakti se Rusia sot ka marrë në shënjestër Ukrainën dhe ukrainasit, ashtu si Serbia më 1999 kishte marrë në shënjestër Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës”, shkroi Gërvalla. Ministrja e jashtme e Kosovës, thotë se me fjalimin e tij në OKB, presidenti i Serbisë shkeli edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel me 18 mars 2023 në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Me atë Marrëveshje, Presidenti i Serbisë është pajtuar edhe që Serbia të mos flasë në emër të Republikës së Kosovës në forumet ndërkombëtare, dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në”.

Sidoqoqoftë, përfundimi i luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999 u shënua me një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, që parashikon mandatin e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë e saj e cila njihet nga shumica e vendeve perëndimore. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në kontestimin e kësaj, Serbia mbështetet nga Rusia dhe Kina si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të drejtë vetoje./Dw

Etiketa: Aleksander VucickosoveOKBSerbivjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
BOTA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
Para

Shakira “zemërthyer”: Mendoja se vetëm vdekja mund të më ndante nga Pique

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom