• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Policia spanjolle shkatërron një rrjet kriminal të drejtuar nga 2 shqiptarë

19:19 : 21/09/2023
në BOTA

Policia e Spanjës e mbështetur nga EUROPOL-i, ka shkatërruar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimit të shumave të mëdha të fitimeve kriminale, ka bërë të ditur të enjten Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Sundim të Ligjit, EUROPOL.

Hetimi kishte nisur më 2021, duke u bazuar në një raport të EUROPOL-it, i cili çoi në identifikimin e një organizate të trafikut të drogës.

Grupi kriminal, sipas njoftimit, drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe merrej me prodhimin dhe trafikimin e marihuanës, por organizonte edhe aktivitete të mëdha pastrimi parash për organizatat e trafikut të drogës.

Ata përdorën të ashtuquajturin “sistem hawala” të bankimit nëntokësor, ndërsa punonin ngushtë me shtetas kinezë.

“Hawaladarët”, me origjinë shqiptare, kryenin transfere dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës. Kjo shërbeu për financimin e operacioneve të reja kriminale, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Kultivonin kanabis me vlerë miliona paund, arrestohen 6 shqiptarë në Britani (EMRAT)

Siç thuhet në njoftim, rrjetin kriminal e kryesonin dy shtetas shqiptarë, njëri ishte drejtues, ndërsa tjetri kishte rolin e togerit dhe kontabilistit. Kurse, dy shtetas kinezë punuan për ta si koordinatorë duke menaxhuar një portofol të madh të institucioneve të shumta aziatike të përhapura në të gjithë Spanjën, të cilat shërbenin si skema për pastrim parash për përfitime nga trafiku i drogës.

Më 17 korrik 2023, 27 persona u arrestuan në disa lokacione në gjithë Spanjën, në Alicante, Barcelona, Madrid, Malaga, Seville dhe Valencia. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan orë luksoze dhe stoli me vlerë mbi 400.000 euro, vetura të modelit të lartë, telefona celularë të koduar dhe 615.000 euro para të gatshme.

Sipas hetuesve, rrjeti kriminal ka pastruar para në vlerën e mbi 65 milionë eurove nga aktivitetet e trafikut të drogës në më pak se një vit, vetëm midis majit 2020 dhe marsit 2021.

Shtetasit kinezë luajtën një rol të madh në këto aktivitete kriminale duke pastruar sasi të mëdha të aseteve kriminale nëpërmjet bizneseve legale. Këto shuma të mëdha parash do të kalonin fillimisht nëpër këto struktura ligjore dhe më pas do të kompensoheshin diku tjetër. Në fund, asetet kriminale do të arrinin në vendin e origjinës dhe më pas do të investoheshin atje./ REL

Etiketa: grup kriminalshqiptareSpanje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

17:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kultivonin kanabis me vlerë miliona paund, arrestohen 6 shqiptarë në Britani (EMRAT)

10:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur (EMRAT)

15:50 : 02/06/2026
AKTUALITET

Po transportonin 5 kg kokainë me një furgon me targa shqiptare, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:57 : 29/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

10:10 : 29/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
Para

OKB , Vuçiç e quan Kosovën provincë serbe

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom