• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rivaliteti/ Beteja Veliaj-Balluku për të kapur ekranet dhe roli i Ramës

18:23 : 15/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Deri pak kohë më parë, përpos Edi Ramës, njeriu i dytë që e merrte kohën me pashë në televizionet kombëtare dhe ato lokale ishte padiskutim Erion Veliaj.

Me një zyrë të stërmadhe komunikimi në bashki, me lidhje okulte me pronarët mediatikë, që të tërë janë të interesuar për biznesin e lejeve të ndërtimit, kryebashkiaku i Tiranës kishte fituar epitetin e mbretit të “kasetave të gatshme”. Por, së fundi kjo hierarki është përmbysur. “Lali” nuk është më dyshi absolut. Gjithnjë e më tepër, zv kryeministrja Belinda Balluku, po e rivalizon atë.

Ajo shfaqet me të njëjtën frekuencë në kronikat e lajmeve që më shumë sesa pasqyrimi i një informacioni me interes publik janë marketim i një produkti të bëshëm politik. Lapsi.al e ka ndjekur ditë pas dite, javën e fundit, ku Balluku nuk lë rast pa u shfaqur në ekran. Këtë të premte në Klan dhe Top Channel (poshtë) u transmetua një kronikë pothuajse identike nga qendra operacionale për mbrojtjen kibernetike.

Nëse redaksitë e lajmeve të dy TV nacionale do të kishin qenë të interesuara të informonin publikun për këtë temë, kjo nuk mund të koincidonte në të njëjtën ditë. Kuptohet lehtë se kronika ka qenë e servirur nga zv kryeministrja. Pastaj, po ta shoheësh atë me detaje, vëren se edhe Balluku edhe shoqëruesi i saj ishin të paisur me mikrofonë në trup, gjë që tregon se ata nuk kishin shkuar për punë reale, por për të xhiruar një spot publicitar.

E njëjta fabul u përsërit edhe të mërkurën (poshtë), kur Belinda Balluku aktronte në një shkollë të rindërtuar në Durrës, madje duke marrë edhe rolin e zyshës (ndonëse vetë po hetohet për falcifikim diplome).

Lexo edhe:

Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj”/ PAMJE

VIDEO/ Denoncimi: Lokali me mik të fortë sfidon ligjin, nuk zbaton vendimin e prishjes

Screenshot_20230915_174027_Gallery-300x214
Screenshot_20230915_174042_Gallery-300x173

Kronika të ngjashme janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Deri këtu nuk ka ndonjë risi. Prej kohësh propaganda e rilindjes na ka mësuar më shfaqe të tilla, duke i përdorur televizionet e shndëruara në kioska numërimi parash, si shpëlarëse të imazhit të atyre që “hanë kumbulla dhe dardha”. E reja është se nga një film me dy aktorë kryesorë, pra me shefin dhe pasardhësin, skenari i tanishëm po shkruhet me skena treshe. Në lojë nuk janë më vetëm Rama dhe Veliaj, por ata kanë formuar një trekëndësh dominimi informativ, ku është shtuar edhe Belinda Balluku, e cila duket se u përgatit për këtë rol, që kur i’u përvesh ndryshimeve drastike estetike. Asnjë herë më parë, asnjë ish zv kryeministër, jo Senida Mesi apo Niko Peleshi, por as Erion Brace që kishte një peshë politike, apo Arben Ahmetaj që kishte mundësi financiare, nuk kanë pasur këtë zemëegjerësi me kohën televizive. Prandaj kuptohet se Balluku bën dalje me leje.

Në të gjitha rrethet e PS-së ka kohë që flitet për rivalitetin mes tyre se kush i shërben më mirë shefit. Por që pas aferës McGonigal, protagonizmit të shtuar të Veliajt, afrimit të fortë të këtij të fundit me Alex Soros dhe pritjes zyrtare që i bënë në SHBA, me sa duket Rama ka vendosur ta prishë skemën me një lider absolut, një numër dy dhe shumë vende bosh.

Ndoshta strategjia ka ndryshuar, roli i Veliajt, që është në mandattin e tretë dhe të fundit në Tiranë duhet zbehur dhe ai duhet rivalizuar me Ballukun. Kjo e fundit është gjithashtu në krye të një institucioni me shumë fonde, para, dhe mundësi për të bërë qoka, mban prej një viti postin nr 2 në qeveri, është përgatitur edhe vizualisht për rolin duke u bërë më tërheqëse për pronarët mediatikë. Me shumë gjasë, kjo është edhe arsyeja që po e shohim gjithnjë e më shpesh në ekrane, duke përdorur stilin e Lalit, si një mjet për ta zhvlerësuar me armët e veta, në fushën ku deri më tani ai ka luajtur pa konkurentë./ Lapsi

Etiketa: ballukuTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj”/ PAMJE

11:59 : 29/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Lokali me mik të fortë sfidon ligjin, nuk zbaton vendimin e prishjes

13:37 : 28/07/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025
AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shpërndanin kokainë, arrestohen 2 persona në Tiranë, sekuestrohen mbi 1 kg drogë

11:50 : 26/07/2025
Para

Aksident në Mullet, 'Hummer-i' përfundon në kanal (FOTO)

TË GJITHA

Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi

23:24 : 29/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com