• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Megaoperacion” kundër shpërndarësve të drogës, 233 të arrestuar dhe mbi 1.000 të proceduar

12:28 : 14/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mbi 200 persona janë arrestuar dje dhe sot në disa qytete të vendit, 82 janë shpallur në kërkim, ndërsa 1 541 janë proceduar penalisht në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së drograve me doza të vogla kryesisht ndaj nxënësve të shkollave.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se operacioni i koduar “Tempulli” “kishe në fokus goditjen e fenomenit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bareve, restoranteve apo blloqeve të banimit”.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit janë goditur 23 grupe kriminale në Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

“Gjatë këtij megaoperacioni, janë identifikuar qindra shtetas që nëpërmjet veprimtarisë së tyre kriminale, tentojnë të infektojnë tempujt e dijes në të gjithë vendin dhe për këtë arsye megaoperacioni i sotëm është vërtet një goditje e fortë kundër këtij fenomeni”, tha Rrumbullaku.

“Janë miratuar 296 masa sigurie. Janë miratuar 356 vendime për kontroll banesash dhe ambientesh të tjera. Janë ekzekutuar 214 masa sigurie. Janë arrestuar ne flagrancë, gjatë kontrolleve, 19 shtetas. Janë shpallur në kërkim 82 shtetas. Pjesa më e madhe e shtetasve të arrestuar janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Gjatë këtij megaoperacioni janë sekuestruar provat materialeLëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa, armë zjarri dhe armë të ftohta; automjete, celularë, vlera monetare dhe mjete të ndryshme që shërbenin për peshimin, paketimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike”, shtoi kryepolici.

Lexo edhe:

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

Aksident tragjik në autostradën Lezhë–Tiranë, humb jetën një këmbësor

Gjatë konferecnës, i pranishëm ishte dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e cili e cilësoi operacionin “vetëm fillimin e një rrugëtimi të ri në luftën pa kompromis, kundër lëndëve narkotike”.

Ministria paralajmëroi “luftë pa kompromis me spaçatorët (shpërndarësit e rrugës të drogës)”.

Lidhur me arrestimet reagoi dhe kreu i qeverisë Edi Rama i cili në një postim në “FB” shkroi se “SUPEROPERACIONI I POLICISË SË SHTETIT u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave”.

“Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri. Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike”, shtoi më tej.

Një efektiv mes të arrestuarve

Saimir Hysa, 38 vjeç, me detyrë punonjës policie, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Cerrik është një prej të arrestuarve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se efektivi rezulton i implikuar në aktivitetin kriminal në formën e shpërndarjes/shitjes së lëndëve narkotike, favorizimit të shtetasve të ndryshëm në këtë aktivitet, fshehjen e personave në kërkim, shitjen e armëve dhe municioneve luftarake kundrejt përfitimeve në lekë, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës.

Ai është i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Etiketa: drogepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në autostradën Lezhë–Tiranë, humb jetën një këmbësor

20:44 : 06/10/2025
AKTUALITET

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon policia: U qëllua gjatë një procesi gjyqësor

17:04 : 06/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Isuf Jaçaj, dy pista për atentatin me eksploziv në Sarandë

15:48 : 06/10/2025
AKTUALITET

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025
Para

Publikohet FOTO, Melinda Ademi e djeg në dasmën e ‘kunatës’

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com