• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rruga Orikum–Dukat mbyllet për t’u shtruar me asfalt, 2 muaj pas inaugurimit me kabriole nga Rama-Balluku

11:28 : 10/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Rruga Orikum-Dukat nuk do të jetë e kalueshme nga e hëna në të premte, përveç fundjavës, për shkak të rifillimit të punës me shtresat asfaltike të saj.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar ky devijim do të kryhet deri sa ky segment të përfundojë tërësisht.

“Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave. Trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjeter nacionale Orikum-Llogara”, -thuhet në njoftimin e ARRSH-së

Rruga Orikum-Dukat është e gjatë 15 kilometra dhe i është dhënë me koncesion kompanisë “Gjikuria” me vlerë 50,5 milionë euro në vitit 2018. Ajo është ndër rrugët më të shtrenjta në Shqipëri, me kosto prej 3.36 milionë euro për kilometër.

Sipas afateve të përcaktura në relacion rruga duhet të kishte përfunduar. Kontrata u shpall në 2018, mirëpo ende nuk ka përfunduar i gjithë segmenti që përfshin Portin e Jahteve, bypass-in e Orikumit dhe deri te ura e Shën Elizës në Dukat.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

Rruga u hap për qarkullim gjatë sezonit të verës edhe pse ende e papërfunduar.

Më 20 qershor rruga u inspektua nga Kryeministri Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku të cilët u shprehën se segmenti Orikum-Dukat bashkë me segmentin Palasë-Dhërmi do të përfundojnë në qershor të vitit 2024.

Rrugët e jugut ende të papërfunduara pavarësisht afateve 

Në gusht, Citizens Channel monitoroi rrugët që të çojnë në jug të vendit. Megjithëse të hapura për qytetarët ato ende ishin të papërfunduara. Orikum-Dukat, Palasë-Dhërmi dhe bypass-i i Vlorës janë segmentet e reja rrugore që kanë kushtuar afër 110 milionë euro.

Bypass-i i Vlorës është 29 kilometra dhe ka kushtuar 59 milionë euro pa tvsh. Autoriteti Rrugor Shqiptar i konfirmoi Citizens Channel në përgjigjen e një kërkese për informacion se punimet në bypass-in e Vlorës nuk kanë përfunduar.

Aksi rrugor Palasë-Dhërmi po ndërtohet po ashtu nga kompania “Gjikuria”, i cili u hap për qarkullim gjatë sezonit veror të 2023-it. Ky segment u tenderua për një afat prej 18 muajsh, e megjithatë, edhe pse kanë kaluar 31 muaj, sërish rruga është në punë e sipër.

/Citizens Channel

Etiketa: asfaltballukuinagurimikabriolembylletorikum dukatRamarruga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

Kultivuan kanabis në Lukovë, 2 në pranga një në kërkim

TË GJITHA

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive

21:37 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com