• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës në Itali, kokat fshihen në Shqipëri

18:29 : 07/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

“Tetë të arrestuar, 5 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 italian, 30 persona në hetim, 10 kilogramë kokainë dhe heroinë dhe 30 mijë euro cash e sekuestruar”, është ky rezultati i megaoperacionit të Policisë në Padova ndaj një grupi kriminal shqiptaro-italian që bënte trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali, kokat e të cilit mendohet se veprojnë nga Shqipëri.

Akuza për 8 të arrestuarit është përfshirja në grup kriminal me qëllim trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës.

“Edhe sot ligji ka shënuar një pikë të mirë në favor të saj në luftën kundër drogës, falë Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias dhe Guardia di Finanza të Padovës, bashkëpunimi i përsosur i të cilëve çoi në sekuestrimin e një sasie të re të madhe. 10 kilogramë heroinë dhe kokainë, me tetë të arrestuar, 30 nën hetim dhe 30 mijë euro të sekuestruara. Me mirënjohje i shpreh komplimente DDA të Venecias dhe GDF të Padovës”- tha në një konferencë për shtyp presidenti i Rajonit Veneto, Luca Zaia.

Hetimet janë kryer nga komanda provinciale e Guardia di Finanza  dhe kanë përfunduar në fund të gushtit, për llogari të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias. Objektivi i aktivitetit që vazhdoi për disa vite ishte çmontimi i një trafiku ndërkombëtar droge që lëvizte në aksin Shqipëri-Itali. Baza e logjistikës në Itali ishte Lombardia, konkretisht Milano dhe Varese. Nga këtu droga, në varësi të kërkesave, arrinte në Padova.

Rruga e kalimit të drogës në Lombardi

Lexo edhe:

Manovra e dyshimtë nxiti ndjekjen, i riu shqiptar kapet me kokainë në Xhenova

Trafikonte drogë/ Arrestohet 39-vjeçari në Shijak me qëllim ekstradimin drejt Italisë (EMRI)

Sipas hetuesve, droga është nisur drejt Italisë e fshehur në një fund ‘të rremë’ të  makinave. Mjetet lëviznin në dy drejtime, me embarkacion (me traget) ose në rrugë tokësore. Lëvizja e makinave kontrollohej nga një zinxhir anëtarësh të organizatës që ishin aty për t’i shpëtuar kontrolleve. Anëtarët e grupit komunikonin me telefona që ishin të koduar dhe për këtë arsye bëheshin shumë të vështirë për t’u përgjuar.

Raportet e përditshme të hetuesve që ndiqnin rastin bënë të mundur rindërtimin e të gjithë organigramës së bandës kriminale, të përbërë nga dy grupe të dallueshme, një grup shqiptar dhe një tjetër italian, të cilët vepronin midis Padovës dhe Selvazzano-s. Në fakt, ata ishin në kontakt me një sindikatë kriminale shqiptare me bazë në Lombardi, e aftë për të furnizuar me sasi të mëdha kokaine dhe heroinë bashkatdhetarët e tyre në Veneto dhe celulat e ndryshme në veri të Italisë.

Në dritën e provave që dolën, hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Venecias u përqendruan te furnitorët shqiptarë, duke arritur kështu të grumbullohen prova serioze në lidhje me drejtuesit e hipotezuar të organizatës, të cilët në fakt ndodhen në Shqipëri. Në përfundim të hetimeve, përveç tetë të arrestuarve në aktin mes Selvazzano-s dhe Padovës, u arrit të identifikoheshin 30 persona, pothuajse të gjithë italianë, dhe disa tuniziane dhe shqiptare, të cilët do të duhet të përgjigjen për krime, konspiracion që synon trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës. Me këtë operacion, Antimafia është e sigurt që i ka dhënë një goditje të rëndë tregut të trafikut të drogës.

Etiketa: Italishqiptare ne itali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Manovra e dyshimtë nxiti ndjekjen, i riu shqiptar kapet me kokainë në Xhenova

11:13 : 30/07/2025
AKTUALITET

Trafikonte drogë/ Arrestohet 39-vjeçari në Shijak me qëllim ekstradimin drejt Italisë (EMRI)

09:20 : 30/07/2025
AKTUALITET

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Iu gjet kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet shqiptari në Itali

15:56 : 25/07/2025
BOTA

Rrëfimi i një gazetari: Jeta ime u kthye në ferr kur mafiozët më fajësuan për rënien e tyre

11:11 : 25/07/2025
BOTA

VIDEO/ Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, humbin jetën dy persona

18:35 : 23/07/2025
Para

Finlanda paralajmëron zgjerimin e luftës

TË GJITHA

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

11:52 : 30/07/2025

Kërkon mandatin e deputetit, KAS shqyrton ankimimin e Adriatik Lapajt

11:42 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com