• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koreja e Veriut furnizon me armë Rusinë? SHBA: Do e paguani shtrenjtë

21:42 : 06/09/2023
në BOTA

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më 5 shtator se Koreja e Veriut do ta “paguajë shtrenjtë” nëse e furnizon Rusinë me armatim për luftën e saj në Ukrainë, pasi lideri verikorean Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të bisedojnë për këtë çështje.

Rusia, e goditur nga sanksionet, është e etur për të siguruar më shumë furnizim me armë nga aleatët e vet, në mënyrë që ta përforcojë ushtrinë e vet në një kohë kur Kievi po e vazhdon kundërofensivën për ta çliruar territorin e vet, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Këshilltari i presidentit amerikan Joe Biden për siguri kombëtare, Jake Sullivan, tha se Peniani dhe Moska synojnë “bisedime në nivel liderësh, madje takim kokë me kokë” për nevojën e Rusisë për armatim.
Sullivan tha se Rusia mund t’i përdorë armët e Koresë së Veriut për t’i sulmuar furnizimet me ushqim dhe infrastrukturën e ngrohjes para se të futemi në dimër, në tentim “për të pushtuar territor që i përket një kombi tjetër sovran”.

“Kjo nuk do të reflektojë mirë për Korenë e Veriut dhe ata do ta paguajnë shtrenjtë për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, tha Sullivan të martën.

Ai shtoi se “fakti që Rusia detyrohet t’i drejtohet një vendi i Koreja e Veriut flet shumë”.

Lexo edhe:

“Armë ke?”/ 31-vjeçari tentoi të arratisej nga policia në Tiranë, publikohen pamjet e arrestimit (Video)

Shkodër/ 30-vjeçari paraqitet në spital me plagë nga armë zjarri

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, udhëtoi drejt Koresë së Veriut në korrik në kërkim të sigurimit të municionit shtesë për luftë, tha Shtëpia e Bardhë.

Kremlini tha të martën se nuk është në gjendje ta konfirmojë takimin mes Putinit dhe Kimit.

“Nuk kemi asgjë për të thënë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Cho Han-bum, hulumtues i lartë në Institutin Korean për Unifikim Kombëtar, tha se sanksionet nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndalur shkëmbimin e armatimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

“Lufta në Ukrainë dhe gara strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës e kanë neutralizuar praktikisht sistemin e tanishëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Cho për AFP.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kanë arritur përparim në kundërofensivën e tyre, por Putini tha përsëri të hënën se tentimet për ta rimarrë tokën e humbur qëkur Rusia e nisi pushtimin në shkurt 2022, kanë qenë të pasuksesshme.

“Nuk është se ka ngecur. Ka dështuar”, tha Putin më 4 gusht gjatë një konference me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Soçi.

Etiketa: ArmeKorejaSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Armë ke?”/ 31-vjeçari tentoi të arratisej nga policia në Tiranë, publikohen pamjet e arrestimit (Video)

16:17 : 05/10/2025
AKTUALITET

Shkodër/ 30-vjeçari paraqitet në spital me plagë nga armë zjarri

09:02 : 05/10/2025
AKTUALITET

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025
BOTA

SHBA mund të nxjerrë monedhë me imazhin e Trump

21:56 : 03/10/2025
AKTUALITET

Vrasja në Lezhë/ Viktima rezulton me 3 urdhër-mbrojtje nga i biri

21:53 : 03/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Lezhë, viktima ka edhe shenja dhune

19:29 : 03/10/2025
Para
Vangjel Dule

Dule: S'ka ligj që pengon betimin si kryebashkiak, Beleri peng politik i Ramës

TË GJITHA

“Armë ke?”/ 31-vjeçari tentoi të arratisej nga policia në Tiranë, publikohen pamjet e arrestimit (Video)

16:17 : 05/10/2025

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rubio: Bisedimet për paqe në Gaza nuk nënkuptojnë ende fundin e luftës!

15:54 : 05/10/2025

Detaje nga atentati ndaj Isuf Jaçajt, makina e viktimës u hodh në erë me 800 gram tritol

15:44 : 05/10/2025

Si Rrumi i Shijakut planifikonte goditjen e bandës së Durrësit: Pa i hudh ca viktima, zor se i shkatërro!

15:39 : 05/10/2025

Zbardhen bisedat e “Rrumit” në SKY për kadastrën e Durrësit: I japim 5 mln të motivohen pak

15:27 : 05/10/2025

“Duhet të vdesin njerëz ti zej paniku”, si Avdylajt vendosnin gjoba e terrorizonin durrsakët

15:23 : 05/10/2025

Vëllai i deputetit të PS në SKY Ecc: Po u hap ENCRO jemi për mal, s’ka zgjidhje tjetër

15:22 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com