37-vjeçarja Amanda Pushani, e cila u vra nga motra e saj Marsela Pushani, 40-vjeçe, ishte prej vitesh e alkoolizuar dhe problematike. Kjo dyshohet se ka qenë dhe arsyeja e përleshjes me motrën e saj, e cila së bashku me të motrën, i kërkonte që të linte alkoolin.
Vrasja ndodhi në sy të mamasë së tyre të moshuar, teksa kjo e fundit ka deklaruar në Polici se viktima Amanda ka kërcënuar edhe shitësit e mkarketeve të lagjeve të cilëve u kërkonte pije alkoolike pa lekë përndryshe do t’u thyente marketin.
Jashtë kamerave, vetëm një prej shitësve të marketeve të lagjeve ka folur për gazetarët, i cili ka pohuare se viktima kërkonte të merrte pije alkoolike pa lekë, por ka shtuar se nuk e ka kërcënuar asnjëherë.
Madje ai është shprehur se edhe babi i viktimës sipas tij ka ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i pijeve alkolike.