• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KLSH për Onkologjikun, Vokshi: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik

14:55 : 30/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh sot se,  raporti i KLSH për situatën te spitali onkologjik në QSUT, tregon se shëndeti i shqiptarëve është në rrezik.

“Edi Rama dhe Ogerta Manastirlliu u shfaqën dje në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ për të mbrojtur inceneratorin e shëndetësisë-Koncesionin e Sterilizimit, duke i çuar në të njëjtën kohë, mesazh SPAK-ut që të mos e preknin këtë koncesion. E ndërkohë që Rama jepte shfaqjen e propagandës mbushur me mashtrime në lidhje me uljen e infeksionit, apo uljen e ditë-qëndrimeve në spitale prej zbatimit të koncesionit, dhjetëra të sëmurë me tumor përsëri nuk e morën dot shërbimin mjekësor (një e drejtë e tyre kushtetuese) nuk siguruan dot ilaçin, kurën e tyre dhe nuk kryen dot seancën e kimioterapisë”, tha Vokshi.

“Dje, në të njëjtën kohë me shfaqjen e shëmtuar të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport rrëqethës të Auditimit të performancës «për trajtimin e sëmundjeve tumorale», nëse politikat qeveritare shëndetësore, sistemet e kujdesit të shëndetit publik janë të mjaftueshme, nëse shërbimet dhe trajtimi janë profesionale, nëse institucionet kanë marrë masat e nevojshme dhe kanë përdorur me efikasitet buxhetin e shtetit për të siguruar shërbimet e nevojshme për të sëmurët me tumor”, tha ajo.

“Gjetjet e raportit të KLSH janë tronditëse. Raporti hedh dritë në atë çka opozita, shoqatat e shëndetësisë, pacientë e familjarë kanë denoncuar prej vitesh tashme në mënyrë të vazhdueshme. Raporti vërteton edhe një herë faktin që pacienti nuk ka qenë në asnjë rast në qendër të vëmendjes apo prioritet i kësaj qeverie. Prioriteti i vetëm i së cilës ka qenë fitimi, përfitimi nëpërmjet koncesioneve që monopolizuan pothuajse të gjitha shërbimet në shëndetësi. Mangësitë janë që nga ato strategjike, financiare, operacionale, rregullatore. Të gjitha me nivel shumë ta lartë të riskut. Kryesisht ardhur pjesa më e madhe prej mungesës së kontrollit të duhur menaxherial nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, pra përgjegjësi direkte e Ministres Ogerta Manastirliu”, theksoi Vokshi.

“Në raportin e KLSH-së evidentohet fakti që stafi mjekësor i Onkologjikut ka pasur angazhim maksimal, si për trajtimin e pacientëve, ashtu edhe për kërkesa të vazhdueshme për drejtorinë e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar pajisjet e nevojshme që u duhen për t’u ardhur në ndihmë pacientëve”, shtoi deputetja e PD.

Lexo edhe:

Përmbytja nga “hidrocentrali i dy Vasilëve”, KLSH: Të shkarkohet drejtori i AKBN, Erlind Sulo

Brakiterapia në QSUT, një rrezik i hapur! Gazetari: Fizikantët e Onkologjikut nuk mund të heshtin

Ajo nënvizoi se, është pikërisht orientimi i fondeve drejt koncesioneve korruptive në shëndetësi-inceneratorëve të shëndetësisë që kanë privuar qindra pacientë nga shërbimi shëndetësor në onkologji (një e drejtë kushtetuese).

“SPAK duhet të dëgjojë denoncimet e pacientëve dhe familjarëve të tyre. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë ndaj përgjegjësve të këtij krimi me kosto, jo vetëm financiare, por edhe humane siç është shëndeti dhe jeta e qytetarëve”, përfundoi Vokshi.

Etiketa: albana Vokshiklshspitali onkologjik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmbytja nga “hidrocentrali i dy Vasilëve”, KLSH: Të shkarkohet drejtori i AKBN, Erlind Sulo

19:52 : 03/07/2025
AKTUALITET

Brakiterapia në QSUT, një rrezik i hapur! Gazetari: Fizikantët e Onkologjikut nuk mund të heshtin

11:35 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

19:17 : 20/06/2025
AKTUALITET

Kallëzimi i Albana Vokshit ndaj Vilma Nushit, SPAK: Procedimi penal është në fazën e hetimit

11:18 : 20/06/2025
AKTUALITET

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

19:29 : 17/06/2025
AKTUALITET

“Ju kanë urdhëruar bandat që të mos më lini të flas”, Vokshi: Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë

15:27 : 16/06/2025
Para

Italianët e pagëzuan si “Zoti i drogës”, arrestohet Alket Hatija - VIDEO

TË GJITHA

Një portugez për mesfushën e Realit, “Los Blancos” gati të paguajnë 120 milionë euro

18:30 : 04/07/2025

Izrael-Turqi, rivaliteti që po “zien” në Lindjen e Mesme

18:23 : 04/07/2025

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025

“Jet Ski” pa kontroll, pushimet që rrezikojnë të kthehen në tragjedi

18:07 : 04/07/2025

Do t’i çojë në Ukrainë, Gjermania në bisedime me SHBA-në për blerjen e sistemeve Patriot

18:06 : 04/07/2025

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

17:50 : 04/07/2025

Blerje e dyfishtë, Pogradeci prezanton futbollistët nga Amerika Latine

17:36 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com