• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Romano Prodi kritikon Francën: Nuk e kuptoj pse sillet kështu me Shqipërinë

20:20 : 27/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, thotë se Europës i duhet një pakt paqeje, por pengesë për ta arritur janë ndarjet e brendshme që ajo ka.

Në një intervistë për Avvenire, Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.

Mund të dukem monoton, por nuk dua të ndryshoj asnjë rrokje në atë që kam thënë që në fillim: nuk do të kishte mundësi pa një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dhe kështu është edhe sot. Ne duhet të pranojmë se mbreti është lakuriq dhe të kemi parasysh epërsinë amerikane dhe kineze në botë: paqen e bëjnë ata që janë në krye.

Prodi thotë se paqja u intereson të gjithëve dhe nuk duhet parë kurrsesi si dorëzim apo pakt me djallin.

Paqja ka gjithmonë vlerën e saj në histori. Një nga gabimet e bëra deri tani ka qenë asociimi i kësaj fjale me një lloj pakti me djallin. Madje ka pasur një përpjekje për t’i cilësuar naivë ata që flasin për paqen. Qëllimi ynë duhet të jetë të reflektojmë se cilat janë kushtet për një paqe të mundshme, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Lexo edhe:

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

Ish-kreu i Komisionit Europian thotë se kontinenti i vjetër duhet t’i japë një strukturë definitive kufijve të tij. Prodi e vë theksin te vendet e Ballkanit si pjesë e Europës dhe nevoja për një reformë institucionale të Unionit.

Që nga viti 2002 kam insistuar në atë që e përcaktova si një “unazë e vendeve mike” për t’u krijuar me të gjitha shtetet fqinje, të cilat mund të negociojnë marrëveshje dypalëshe me Bashkimin, të ndryshme nga njëra-tjetra, për të rritur rolin e tyre individual në një politikë fqinjësie që garanton stabilitet. Evropa duhet të jetë e ndryshme nga fuqitë e tjera botërore pikërisht për shkak të diversitetit të historisë përmes së cilës jemi formuar, pasi kemi kaluar tashmë dy luftëra shumë tragjike. Kjo është arsyeja pse nuk e kuptoj pse Franca në të kaluarën e afërt ka bllokuar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Prodi ndalet te Franca, si një “nyje” që pengon evoluimin e procesit evropian. Ai parashikon një Europë të drejtuar vetëm nga Gjermania: E gjithë kjo mund të bëhej brenda një dite nëse vetëm Franca do t’i vinte Evropës në dispozicion armën bërthamore dhe të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Përkundrazi, nuk e bën këtë, duke mbetur vetëm përballë telasheve në rritje me vendet afrikane të ish-perandorisë. Evropa duhet të pajiset për një rol të ardhshëm. Riarmatimi historik, i rëndësishëm i Gjermanisë do të ndryshojë përgjithmonë natyrën e kontinentit tonë, i cili deri tani është drejtuar nga motori franko-gjerman me një rol jo aq margjinal – në fund të fundit – të Italisë. “Bon gré” ose “mal gré”, me këtë ritëm Evropa në të ardhmen do të ketë një udhëheqës të vetëm: Gjermaninë. Mbretëria e Bashkuar nuk mund të jetë, pasi ka dalë dhe tani është penduar për Brexit. Dhe Franca nuk mund të jetë më. Më vjen ndërmend ai përkufizimi i vjetër për ish-perandoritë si një shofer që drejton makinën duke parë vetëm në pasqyrën e pasme…

Etiketa: FranceprodiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

21:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

18:17 : 25/07/2025
BOTA

Macron: Franca do ta njohë shtetin palestinez

08:54 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
AKTUALITET

Bilanci i zjarreve: Rreth 10,000 hektarë sipërfaqe të humbura këtë vit

12:42 : 24/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
Para

Mancini gjen skuadër të re, nesër vjen zyrtarizimi

TË GJITHA

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

15:23 : 27/07/2025

“Kamikaz”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë

15:06 : 27/07/2025

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

14:54 : 27/07/2025

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com