• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka akoma për të duruar me rrugët?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se u kërkon ndjesë përdoruesve të aksit rrugor veri-jug duke sugjeruar se pritja më e gjatë ka kaluar. Në fakt, radhët e pambarimta të segmentit Vorë-Fushë Krujë apo Fushë Krujë – Thumanë javë vetëm ana e dukshme e një degradimi të përgjithshëm të sistemit rrugor, gjë që nuk vjen nga mungesa e parave por nga mungesa e qeverisjes.

19:52 : 09/08/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergj Erebara

Rruga Durrës – Plepa është bërë një telash i madh për përdoruesit, jo veçanërisht për shkak të ngarkesës, por kryesisht për shkak të gropave në asfalt, të cilat detyrojnë shumë nazeli të ecin fare ngadalë për të mos dëmtuar makinën, gjë qe detyrimisht kthehet në radhë në të vetmin semafor të zonës. Situata nuk është e re. Përdoruesit e këtij segmenti e kanë vënë re degradimin prej së paku një viti. Dhe ky as nuk është segmenti i vetëm rrugor që ka vajtur në dreq.  Rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës, krahu i djathtë, një segment rrugor që përdoret nga një numër i konsiderueshëm biznesesh të zonës, po merr statusin e një ish-rruge ndërsa nyjet e betonit të lejuara të ngrihen ku t’u ketë qejfi, kanë bërë rrugë aksesi drejtpërsëdrejti në autostradën Tiranë-Durrës, duke derdhur beton mbi asfalt e duke e bërë vetë autostradën, jo të mbingarkuar, por të ngadaltë dhe rrjedhimisht, të mbingarkuar.

Arsyet kryesore se pse rrugët kombëtare dëmtohen kaq shpejt në Shqipëri duket se lidhet me përdorimin e tyre nga kamionë të mbingarkuar. Këto kamionë që shërbejnë kryesisht në transport kromi nga Bulqiza dhe në transport betoni për industrinë e ndërtimit, duket se i përkasin atyre që gjerësisht po njihen si oligarkë, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo Ramës. Dhe zgjidhja e parë e problemit është që kamionët e ngarkuar të mos lejohet të dëmtojnë rrugën, në të cilën më pas, autoveturat ecin më ngadalë, duke djegur më shumë karburant, duke emetuar më shumë ndotje dhe duke shkaktuar më shumë trafik. Kuptohet që polici rrugor do të duhet të përballet me interesat e oligarkut që lejohet të ngrejë pikë betoni në autostradë dhe të çajë akses personal në një autostradë që supozohet se duhet të lidhë Tiranën me Durrësin dhe jo pikën e betonit me kantierin e ndërtimit. Por duhet të jesh naiv deri në budalla që të presësh që diçka e tillë të ndodhë.

E meqë ndalimi i kamionëve të mbingarkuar nuk pritet të ndodhë, një zgjidhje tjetër afatshkurtër duhet të marrë formë. Një tender duhet të mbushë gropat në rrugë ndërsa oligarkut duhet t’i lutemi që t’i lajë betonieret para se t’i nxjerrë në autostradë, në mënyrë që betoni të mos rrjedhë mbi asfalt duke krijuar gunga. Dhe pyetja është që, duke qenë se korridori Veri-Jug që duhet të lidhë autostradën Milot-Thumanë me autostradën Kavajë-Rrogozhinë përmes një rruge krejtësisht të re nga Kashari për në Pezë-Helmës deri në Lekaj, Kavajë kërkon kohë, dhe projekte e financime e ku ta di unë çfarë tjetër, pyetja pra është që çfarë e pengon kryeministrin të mbushë ndonjë gropë në Unazën e Durrësit apo në Autostradën Tiranë-Durrës.

Nëse i hedh një sy bilancit të shtetit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, vëren se janë rreth 46 miliardë lekë suficit në një kohë që duhej të kishin 6.3 miliardë lekë deficit. [Link] Me një fjalë, një gjysmë miliardi euro, mjaftueshëm këto për të ndërtuar pjesën më të madhe të aksit Kashar-Lekaj (pa koncesion apo partneritet publik-privat), flenë në llogarinë e qeverisë në Bankën e Shqipërisë.

Lexo edhe:

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

Kështu që, ndërsa udhëtarët e aksit Shkodër – Tiranë bëjnë durim, jo pse po dëgjojnë këshillën e kryeministrit për të duruar, por se nuk kanë zgjidhje tjetër, i lutemi kryeministrit që me paratë tona të hedhë ndonjë grusht asfalt në ato rrugë që kanë nevojë për riparime.

/Reporter.al/

Etiketa: Edi Ramaqeveriarrugë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

09:23 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

21:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

‘Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters’/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

21:29 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy

16:55 : 28/07/2025
Para

Fifi ngel pa punë?! Këngëtarja nxehet keq me pronarët e klubeve: Isha përgatitur...

TË GJITHA

Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit

11:34 : 29/07/2025

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK

11:31 : 29/07/2025

SPAK sekuestron një fabrikë cigaresh në Librazhd

11:21 : 29/07/2025

Goditi mbi 50 herë me thikë të dashurën, policia jep versionin zyrtar: E vrau dhe i vuri flakën

11:19 : 29/07/2025

Njihuni me shenjën më fatlume të horoskopit për muajin gusht

11:12 : 29/07/2025

Aksident në Fier-Roskovec, dy persona përfundojnë në spital

11:09 : 29/07/2025

Djali i saj dyshohet se vrau 52-vjeçaren! Nëna e Ilirjan Selmanit: Ne kemi kërkuar që ai të ndahet

11:05 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com