• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kultivonin drogë në fshatrat e Krujës, SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq 13 trafikantët/ EMRAT

13:00 : 07/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq 13 persona, që akuzohen për kultivim droge në fshatrat e Krujës.

Bëhet fjalë për: Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati.

Ata akuzohen për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Mbajtja pa leje e municionit të armëve të gjuetisë” si dhe ”Shpërdorim i detyrës”.

NJOFTIMI I SPAK:

Lexo edhe:

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal me Nr.203 të vitit 2020, në ngarkim të 13 personave, e më konkretisht të pandehurve:

Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati, të akuzuar respektivisht për kryerjen e elementëve të veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje e municionit të armëve të gjuetisë” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, si dhe ”Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se kultivimi i disa parcelave me bimë narkotike kryhej nga 2(dy) grupe kriminale të organizuar në disa zona të Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën. Grupet kriminale që kanë vepruar në këtë zonë, jo vetëm që njihen mes tyre por kanë dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit, kanë patur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit. Kultivimi kryhej kryesisht në sipërfaqe tokash me pyll në pronësi shtet, të cilat shfrytëzohen për kullotë nga banorët e zonës.

Nga aktet e administruara dhe analizuara për interesa të këtij procedimi penal, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre grupeve kriminale me qëllim kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike kanë punësuar disa punëtorë, kanë ngritur sisteme vaditje, moment pas së cilit lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg.

Me aktin e datës 27.07.2023, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.203 të vitit 2020, dhe numërtimin e tyre me nr.203/1 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e personave të tjerë, bashkëpunëtorëve të të pandehurve të cilët ka rezultuar se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

Etiketa: drogegrup kriminalkrujespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025
AKTUALITET

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025
AKTUALITET

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Roja Bregdetare greke shpëton shqiptarin nga mbytja në det, por i gjen në skaf mbi 135 kg drogë!

16:34 : 26/10/2025
AKTUALITET

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025
Para

Vrasja e Luljeta Prezës, nëna e Aldo Brahimit: Të kalbet në burg nëse e ka bërë im bir

TË GJITHA

Raportimi i drejtësisë/ Berisha: Mazhoranca ka frikë nga pyetjet për Mario Çelën dhe kostumet e Altin Hajrit

11:07 : 27/10/2025

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

10:50 : 27/10/2025

“Me Ramën s’ka zgjedhje të lira”/ Berisha: Ja pse i votuam komisionet për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”

10:49 : 27/10/2025

Shehaj-socialistëve: Balluku nën hetim për korrupsion, lajmi për të nuk doli në 90% të mediave, ju i paguani

10:44 : 27/10/2025

Shpërthen Shehaj: PS-PD pazare për ‘Zgjedhoren’. Duan të asgjësojnë partitë e reja

10:36 : 27/10/2025

Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

10:26 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com