• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Vendimi i Gjykatës: Bashkia s’kishte lekë, Veliaj i tha PO inceneratorit

13:50 : 03/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po mundohet me forcë, madje edhe me kërcënim gazetarësh, për të mohuar përfshirjen e tij të dyshimtë dhe rolin thelbësor në miratimin e kontratës koncesionare për landfillin e Sharrës, të fituar nga dyshja Mirel Mërtiri-Klodian Zoto.

Megjithatë, në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për inceneratorin e Tiranës, të siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, ekzistojnë disa paragrafë, në të cilën dallohet qartë që Veliaj ka qenë në dijeni të të gjithë diskutimeve proceduriale dhe, në përfundim, ka dhënë dakordësinë e tij për koncesionin.

Ai thotë që është shprehur “parimisht dakord”. Por, në letrat e SPAK-ut krijohet një përshtypje tjetër. Kryebashkiaku, sipas dokumentave të prokurorisë, ka dhënë dakordësinë e tij, pas një kërkese të Alqi Bllakos për vijimin e procedurave koncesionare.

Dhe këtë miratim “në parim”, Veliaj e ka dhënë pa marrë më parë vendimin e Këshillit Bashkiak.

Lexo edhe:

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

Në dosjen e SPAK-ut jepen edhe disa detaje të tjera për pamundësinë financiare të Bashkisë së Tiranës për të shlyer detyrimet ndaj koncesionarit. Por, më tej, në mënyrë të beftë, Veliaj shprehet parimisht dakord, duke e anashkaluar faktin se nuk kishte mundësi monetare.

Janë detaje specifike, të cilat nuk duket se janë rastësisht në dosjen hetimore të SPAK-ut, i cili po heton, ndër të tjera, edhe për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe të të zgjedhurve vendorë.

Bllako kërkoi, Veliaj tha “Po”

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për inceneratorin e Tiranës, i cili u sekuestrua së fundmi, ka dy paragrafë në faqen 8 të tij.

“Me shkresën nr. 5474/26, dt.28.02.2017, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, ka dërguar tek Bashkia e Tiranës, për miratimin e vazhdimit të procedurës koncesionare”, thuhet në dokumentin e SPAK-ut.

Pra, qartësisht, Bllako ka kërkuar nga Veliaj “viston” e tij për të vazhduar procedurat që do të përfundonin disa muaj më vonë me kontratën me kosto koncesionare 128 milionë euro.

Në vijim, SPAK thotë për vijimin e komunikimit Bllako-Veliaj: “Me shkresën nr. 8275/1, datë 27.03.2017, Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke u shprehur dakord me studimin e fizibilitetit të paraqitur nga Ministria e Mjedisit”.

Në foto: SPAK detajon temat e komunikimit Bllako-Veliaj

Në Studimin e Fizibilitetit dhe aktet e tjera shoqëruese ishte përcaktuar që të zhvillohej procedura e koncesionit, si edhe pagesa për kompaninë fituese do të kryhej nga tarifat e depozitimit të bashkive që ishin pjesë e Qarkut Tiranë.

Pra, Veliaj për këtë Studim Fizibiliteti u shpreh dakord. Ishte një Studim që e ngarkonte Bashkinë e Tiranës me kosto financiare për 30 vjet. Pra ishte një përgjegjësi, që nuk i takonte kryetarit të Bashkisë, por parlamentit vendor, Këshillit Bashkiak.

Veliaj e anashkaloi Këshillin, i dha “Po-në” Alqi Bllakos dhe, më tej, Ministria e Mjedisit dhe aktorët e tjerë qeveritarë vijuan procedurat koncesionare.

“Po”, por ku u gjetën lekët?

Bashkia e Tiranës kishte përfaqësuesit e saj në Komisionin e Koncesionit. Natyrisht, vartësit e Veliajt e informonin për diskutimet paraprake, për faktin që procedura e përzgjedhur ishte me koncesion dhe që pagesat për kompaninë koncesionare do të kryheshin nga tarifat që do të paguante Bashkia Tiranë (dhe bashkitë e tjera) të qarkut për depozitimin e mbetjeve.

Por, Bashkia e Tiranës nuk kishte para për të përballuar këtë tarifë.

Në dosjen hetimore të SPAK-ut citohet një mbledhje e Komisinit të Koncesionit, e mbajtur në datë 20 Shtator 2016.

“Në këtë mbledhje, nga ana e përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës është ngritur problematika e mungesës së të ardhurave për të përballuar kostot e implementimit të projektit. Sipas tyre, tarifa e pastrimit që mblidhet nga ky institucion nuk mjafton për të përballuar as shpenzimet që kishte në atë moment Bashkia Tiranë”.

Në vijim, duke dhënë detaje nga ajo mbledhje, SPAK shënon në dosjen e tij hetimore: “Përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë kanë kërkuar mundësinë e financimit në masën 100 përqind të kostove të depozitimit të mbetjeve në impiant, jo vetëm për ta, por edhe për bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë, së paku 4 vitet e para të projektit…”.

Në foto: Pjesë nga dosja e SPAK

Pra, duket qartë që në Shtator 2016, Bashkia e Tiranës nuk kishte mundësi financiare të paguante tarifën për depozitimin e mbetjeve tek koncesionari i pritshëm.

Por, vetëm 6 muaj më vonë, në Mars 2017, Veliaj, me vullnetin e tij të plota, miraton “në parim” zhvillimin e procedurave koncesionare që e ngarkonin Bashkinë e drejtuar prej tij me të paktën 80 mijë dollarë në muaj.

Pikëpyetja kryesore është: Ku pretendonte Veliaj t’i gjente paratë, kur vetëm pak muaj më parë kishte “ngritur duart lart”? Dhe, mbi të gjitha, çfarë ose cila “fuqi madhore” e bëri të ndryshojë mendim dhe të shprehë gatishmërinë e tij personale, por që ngarkon me kosto qytetarët, për të dhënë miratimin e një projekti tejet të dyshimtë?

Afera e landfillit të Sharrës vijon të jetë ende në vijim. Ajo që ka prekur deri më tani Prokuroria e Posaçme është vetëm pjesa e personave privatë që kanë përfituar financiarisht-Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Pika më e rëndësishme e këtij hetimi është roli i zyrtarëve të lartë në aferën e Sharrës, për të cilën ende nuk ka vendimmarrje nga Prokuroria e Posaçme.

Etiketa: Erion VeliajGJKKOinceneratori i tiranesspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

17:03 : 22/07/2025
AKTUALITET

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

16:23 : 22/07/2025
AKTUALITET

U mor i pandehur/ Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

15:19 : 22/07/2025
AKTUALITET

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

14:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ U mor i pandehur për dosjen “Veliaj”, Elman Abule paraqitet në SPAK

11:47 : 22/07/2025
Para

Shembet godina e Inxhinierisë/ Copat e mureve në trotuar, ndotje në zonë

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com