• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk prekeshin me urdhër të Ramës”, PD: Operacioni Metamorfoza akuzon rëndë shtetin e mafies

12:07 : 29/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Operacioni i koduar me emrin ‘Metamarofoza’, i bazuar kryekëput në dokumentacionin e sjellë nga partnerët tanë, dëshmon edhe njëherë se shteti shqiptar është shtet i krimit dhe drogës”

Kështu shprehet Partia Demokratike në një reagim zyrtar mbi aksionin e SPAK, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, pasi  nga përgjimet e ardhura nga autoritetete franceze, pas çkodimit të mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro, u zbuluan 4 ngjarje kriminale

Sipas PD-së, mandatet e arrestit për 15 kriminelët e rrezikshëm, flinin, konservoheshin prej kohësh, pasi me urdhër të “kreut të Meduzës” nuk u prekën, vetëm e vetëm për shkak të misionit kriminal elektoral.

Më tej në deklaratë thuhet se trafikantët, vrasësit, pengmarrësit, përdhunuesit e dosjes “Metamorfoza”, dhe shumë të tjerë, që ishin të lire, u nxorën nga burgu, apo u sollën nga jashtë dhe që u mbrojtën nga mandate ndërkombëtare të arrestit, përbënin krahun e armatosur të fushatës elektorale në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Sarandë, Vlorë, Fier, Lushnjë.

Sipas PD-së, operacioni “Metamarofoza” dështoi në masën 60%, pasi 9 krimijnelë u njoftuan dhe morën arratinë, njëlloj si Arben Ahmetaj. Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime kriminale të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Edi Ramës ndaj krimit të organizuar, rrezik madhor për sigurinë në Shqipëri, rajon dhe Europë.

Lexo edhe:

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Deklarata e plotë:

Operacioni ‘Metamorfoza’ akuzon rëndë shtetin e mafies

Partia Demokratike shpreh edhe njëherë mirënjohjen e thellë për Eurojust, Europol, organet ligjzbatuese të Mbretërisë së Belgjikës, Francës dhe Mbretërisë së Holandës, për ndihmën substanciale në luftën kundër kriminalitetit në Shqipëri, por edhe gjithë atyre zyrtarëve shqiptarë të organeve ligjzbatuese që, me guxim duan të zbatojnë ligjet e vendit dhe të bëjnë jetën tonë dhe Shqipërinë një vend të sigurt.

Partia Demokratike thekson sërish se operacioni i koduar me emrin ‘Metamarofoza’, i bazuar kryekëput në dokumentacionin e sjellë nga partnerët tanë, dëshmon edhe njëherë se shteti shqiptar është shtet i krimit dhe drogës.

Kjo provohet më së pari me faktin që 15 mandatet e arrestit të dosjes ‘Metamorfoza’ të 15 kriminelëve të rrezikshëm, flinin, konservoheshin në dosjet e dërguara nga partneret prej kohësh. Ata, me urdhër të “kreut të Meduzës” nuk u prekën, vetëm e vetëm për shkak të misionit kriminal elektoral që personazhet e krimit kishin marrë nga Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj. Këta kriminelë elektoralë në krye të pushtetit të mafies, përdorën vrasësit, trafikantët, pengmarrësit, bajlozët e zinj të operacionit ‘Metamorfoza’, dhe dosjeve të tjera, si pushtues të qyteteve, të cilët diktonin me qytën e revoles dhe thasët e drogës, vullnetin e qytetarëve të pambrojtur shqiptarë. Trafikantët, vrasësit, pengmarrësit, përdhunuesit e dosjes ‘Metamorfoza’, dhe shumë të tjerë, që ishin të lire, u nxorën nga burgu, apo u sollën nga jashtë dhe që u mbrojtën nga mandate ndërkombëtare të arrestit, përbënin krahun e armatosur të fushatës elektorale në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Sarandë, Vlorë, Fier, Lushnjë. Ata ishin badigardët e qeveritarëve kriminelë elektoralë Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj. Në këtë mënyrë ‘SKAP-i i Partisë’ u shndërrua në organ elektoral të Partisë së Krimit.

Së dyti, operacioni ‘Metamorfoza’ dështoi, së paku në masën 60%, mbasi nga 15 mandate janë arrestuar gjithsej 4-6 persona, kurse më së paku 9 apo 11 të tjerë u njoftuan dhe morën arratinë, njëlloj si Arben Ahmetaj. Për të justifikuar këtë dështim criminal, mafia shtetërore e dezinformimit ju tha shqiptarëve se ata prej shumë kohësh ndodheshin në mërgim.

Vetëkuptohet se Taulant Balla, përfaqësuesi me tipik i klaneve të drogës dhe krimit të Elbasanit, Fierit, Lushnjës, Krujës e Shkodrës, nuk mund inauguronte më mirë detyrën dhe të garantonte më shumë bandat që ai përfaqëson, -sipas dëshmive në sallat e gjyqeve, regjistrimeve të brendshme dha atyre të kriptuara të jashtme- me bosët shqiptarë të krimit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime kriminale të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Edi Ramës ndaj krimit të organizuar, rrezik madhor për sigurinë në Shqipëri, rajon dhe Europë, dhe garanton shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë se, ZERO tolerancë ndaj krimit të organizuar, do të jetë motoja e saj.

Etiketa: krimimetamorfozaPDRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
Para

Rriten me deri në 54% çmimet e referencës për taksën e pronës për 32 zonat e Tiranës (TABELAT)

TË GJITHA

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom