• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti u prishi apartamentin 2+1, shteti ua jep 1+1/ Bashkia: Zgjidheni në gjykatë

23:00 : 26/07/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Familjes Kika në Durrës iu prish shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por nga 2+1 ata përfituan apartament 1+1.

Kjo pasi ata nuk i kishin regjistruar djemtë e tyre në certifikatën e pronësisë kur ra tërmeti, përkatësisht njërin 49 vjeç dhe tjetri 34 vjeç. Pra në apartamentin 2+1 kanë qenë 3 kurora, ndërkohë që në certifikatën familjare figuronin vetëm 2 persona.

Ata i janë ankuar në Bashkinë Durrës, por që i drejtojnë pa përgjigje drejt prefekturës edhe pse bashkia kur ngriti asokohe grupet në terren duhet të verifikonte sesa kurora ishin në atë apartament.

Zonja Kika shprehet për Fiks Fare se në 29 mars 2021 kanë paraqitur dokumentet, pasi atëherë u shpall shtëpia e tyre e dëmtuar në nivel DS5. Por nga 2+1,ata kanë përfituar 1+1. “Tapia ishte në emrin tonë e vërtet, por ne kemi dhe dy djem brenda në shtëpi të ndarë zyrtarisht nga ne si me letra ashtu edhe nga ana financiare. Pra jemi 3 kurorë se njërin djalë e kemi të martuar e tjetri beqar. Të gjithë jetonim në apartamentin 2+1″, shprehet ajo.

Ajo tregon se janë ankuar në çdo institucion të mundshëm e instanca por të gjithë kërkesën e tyre e adresojnë në bashki e cila u përgjigjet se familja Kika nuk ka aplikuar te portali “shtëpia ime’. Ky portal që u hap pas tërmetit të 2019 ishte mbyllur në 29 shkurt 2020.

Lexo edhe:

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

“Pallati ynë u prish 10 muaj pasi u mbyll portali ‘shtëpia ime’. Dua strehim për fëmijët. Në V.K.M është mundësia për zgjerim, por për ata që janë kurora më vete nuk thotë gjë”, shprehet ajo për Fiksin.

Në këto kushte Fiksi interesohet pranë Bashkisë Durrës, ku këta të fundit kërkuan që të depozitohej një kërkesë. Bashkia nuk iu përgjigj pyetjeve te drejtuara nga emisioni “Fiks Fare” në kërkesë, por vuri në dispozicion vetëm relacionin e hartuar prej saj të komisionit të shqyrtimit të ankesave, pas ankesës së depozituar prej familjes Kika në portalin e bashkëqeverisjes, relacion që mban datën 21 dhjetor 2021.

Në këtë relacion thuhet se Komisioni i Posaçëm për vlerësimin dhe zgjedhjen e përfituesve nga programet e procesit të rindërtimit ka konstatuar që familja Kika nuk ka aplikuar te portali ‘shtëpia ime’ dhe ata e kanë shpallur përfitues të banesës 1+1 meqë në certifikatën familjare të vitit 2019 figuronin vetëm 2 persona, pasi djemtë ishin kurora më vete.

Pushteti vendor pas tërmetit edhe pse bëri verifikime në terren, nuk e pasqyroi atë ç’ka konstatoi në familjen Kika, ku në një banesë 2+1 jetonin 3 kurora. Bashkia e Durrësit, pasi i hoqi një dhomë familjes Kika pas dëmtimit që ajo pësoi nga tërmeti dhe nuk i dha zgjidhje problemit të strehimit të 3 kurorave të kësaj familjeje, i rekomandon që këtë problem ta zgjidhë në gjykatë.

Etiketa: apartamentinDurresFamiljes Kikatermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

21:21 : 05/10/2025
AKTUALITET

“Duhet të vdesin njerëz ti zej paniku”, si Avdylajt vendosnin gjoba e terrorizonin durrsakët

15:23 : 05/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

20:51 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dorëhiqen krerët e njësive në Durrës, emërohen drejtuesit e rinj (Emrat)

12:07 : 03/10/2025
Para

FOTO/ Endri Çekiçi dhe Megi Pojani fotografohen për herë të parë së bashku në Tiranë

TË GJITHA

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

15:25 : 07/10/2025

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

15:11 : 07/10/2025

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025

“Abuzim me tenderin e rrugëve”, denoncimi i PD: Si po sfidojnë ‘të fortët’ e Ramës për herë të dytë vendimin e KPP-së

15:04 : 07/10/2025

Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike

14:56 : 07/10/2025

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

14:42 : 07/10/2025

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

14:39 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com