• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Duhen radarë”/ Eksperti: E rrezikshme që polici të rrijë pas ferrave në autostradë

20:20 : 24/07/2023
në AKTUALITET

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatjon Softa ka deklaruar se norma e aksidenteve në Shqipëri është e lartë në raport me popullsinë dhe ka shumë gjëra për të bërë.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, Softa tha se niveli i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve në vendin tonë është shumë i lartë saqë nuk mund të rregullohet vetëm përmes gjobave. “Duhen vendosur radarët, sepse i shpëtojnë jetën policit pasi ai nuk mund të patrullojë në autostradë dhe së dyti nuk kemi aq shumë punonjës policie”.

Në verë për shkak të fluksit të njerëzve, raporti punonjës policie dhe qytetar i bie 1 me 400, ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropian e kanë 1 me 250, tha eksperti i sigurisë.

“Ne kemi shumë aksidente, por nuk është se aksidente të ngjashme nuk ndodhin në vendet e BE-së. Megjithatë në raport me popullsinë, ne kemi disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë. P.sh: pjesa e papërgjegjshmërisë së disa personave të cilët nuk pyesin as për rregullat e qarkullimit rrugor, as për limitet e shpejtësisë, as për mënyrat e gabuara të parakalimeve, as për përdorimin e duhur të dritave, duke iu bërë presion përmes dritave qytetarëve të tjerë që lëvizin me mjet.

Gjëja që është e pakuptueshme është se këta qytetarë që bëjnë presion dhe të fortin në rrugë, kur shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Janë më të kujdesshëm, nuk bëjnë parakalime të gabuara.

Lexo edhe:

Shpërndau video personale të një vajze, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Tiranë/ Konsumoi shumë ilace, 28-vjeçarja përfundon në spital

Kur lëviz jashtë nuk e ke këtë stresin që ke kur lëviz në rrugët e Shqipërisë sepse ka disa gjëra që ne duhet t’i përmirësojmë qoftë nga institucionet shtetërore, qoftë sa i përket infrastrukturës rrugore.

Marrim si shembull rrugën Tiranë-Vlorë. Nëse e krahasojmë këtë me Italinë që është vend i afërt i rajonit dhe më i prekshëm nga aksidentet, ka autogrila. Çfarë domethënë kjo?  Do të thotë se një person që është i lodhur nga udhëtimi, kamionist apo shofer, ndalon në një vend të caktuar. Mund të ketë nevoja personale, mund të ketë nevojë për një kafe, mund të marri karburant etj, etj. Tek ne nuk janë këto, janë private dhe t’i do të shkosh tek privati. Ato duhet të jenë të përcaktuara në bazën e kilometrave.

Duhet të vendosen radarët. Në momentin që t’i ke vendosur radarë nuk mund ta mbash dot me punonjës policie. Punonjësi i Policisë në autostradë është e gabuar, kështu që vendosim radarë. Radarët duhet të jenë të përcaktuar në distancë, me paralajmërimin e duhur për të ndikuar edhe tek formimi edukativ i drejtuesit të mjetit, por edhe për të matur shpejtësinë mesatare. Sepse çfarë ndodhë, ai i jep me shpejtësi në një moment, dhe ku është radari e ul shpejtësinë, për ta ngritur më pas prapë. Pra quhet tutor, për mbajtje dhe matje të shpejtësisë mesatare. Kështu nuk ka më nevojë për të vënë punonjës policie me radarë të fshehur pas makinave, por mund të vendosin policinë e autostradave.

Në Shqipëri nuk ka reflektim tek drejtuesit e mjeteve sado që të vendoset gjoba sepse një pjesë shkon me mendimin se unë njoh filanin dhe do t’i bie telefonit të filanit. Kujtoj vetëm një deklaratë të ish-ministrit Çuçi i cili doli me drejtorin e përgjithshëm të asaj kohe në autostradë dhe tha, kjo makina nuk njeh miq. Ato janë nja 10 makina që vijnë vërdallë dhe në përgjithësi jashtë i përdorin në njësi të vogla administrative për të mbledhur të ardhura. Ato nuk e zgjidhin problemin, nuk kanë rol edukues, aq më tepër që nuk është rol edukues të nxjerrësh policin në autostradë të rrijë mbrapa kroskotit e mbrapa ferrave dhe të ndaloj qytetarin.

E para është e rrezikshme për punonjësin e policisë dhe e dyta nuk kemi aq shumë punonjës policie. Në verë për shkak të fluksit të njerëzve, raporti punonjës policie dhe qytetar i bie 1 me 400, ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropian e kanë 1 me 250”- tha Softa.

Etiketa: autostradepoliciaradarerrezik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndau video personale të një vajze, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

14:34 : 26/09/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Konsumoi shumë ilace, 28-vjeçarja përfundon në spital

14:04 : 26/09/2025
RAJONI

Dronë serbë në veri të Kosovës, Policia njofton KFOR-in

13:59 : 26/09/2025
AKTUALITET

Drejtori Komunales në Gjirokastër dhe Policia terrorizojnë turistin holandez, po Rama di gjë?!

12:38 : 26/09/2025
AKTUALITET

Vdekja e 21-vjeçares keniane ende mister, nëna e Joyt: Policia e di kush është vrasësi

12:15 : 26/09/2025
AKTUALITET

Kërcënoi bashkëfshatarin se do ta vriste me sëpatë, arrestohet 53-vjeçari në Vaun e Dejës

12:00 : 26/09/2025
Para

"Katar ose Azi"/ Gjokutaj: Ku ndodhet Arben Ahmetaj

TË GJITHA

Zgjedhjet për Tiranën/ Grupi i Punës së PD nis negociatat për kandidatin

13:20 : 27/09/2025

Arrestohet Gazment Braçe, hetimet për vrasjen e biznesmenit italian marrin tjetër rrjedhë/ DETAJE

13:07 : 27/09/2025

Berisha publikon VIDEO-n që tregon lidhjet e vrasësit të biznesmenit italian me PS

12:50 : 27/09/2025

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

12:39 : 27/09/2025

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025

Lushnje/ Fqinjët nuhatën erën e rëndë, i moshuari gjendet i pajetë në banesë – EMRI

12:23 : 27/09/2025

Sherr pas koncertit në Athinë, plagosen me thikë 3 shqiptarë

12:17 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com