• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bujqësia “non grata”

08:27 : 22/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Pavarësisht nëse fondet e IPARD disbursohen apo jo, kambanat e alarmit për sektorin e bujqësisë kanë rënë prej kohësh dhe pezullimi i programit, jo vetëm që jep sinjale negative për të gjithë ata që ende investojnë në sektorin e bujqësisë, por konfirmon keqadministrimin dhe lënien në mëshirë të fatit të një sektori të rëndësishëm dhe jetik, i cili punëson 40% të forcës së punës dhe e ka kaq të domosdoshme vëmendjen e qeverisë dhe kërkon politika dhe plane konkrete financimi, transparente dhe stimuluese.

Në dy vitet e fundit, bujqësia është rritur mesatarisht me më pak sesa 1%, shumë më pak sesa mesatarja e së gjithë ekonomisë prej rreth 6.5% për të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e parë të këtij viti, zgjerimi i sektorit që kontribuon në rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ishte pothuajse zero (0.04%), sipas të dhënave zyrtare që publikohen nga INSTAT, nga 2.72% që ishte shifra për gjithë ekonominë.

Në vite, bujqësia nuk ka arritur të formatohet si një sektor me vlerë të shtuar dhe kjo për shumë arsye, si strukturore të trashëguara, p.sh., copëzimi i tokës që çon në mosarritjen e ekonomisë së shkallës, por dhe për arsye të lidhura me politikat e gabuara, apo dhe mungesa e tyre për të nxitur zinxhirin e vlerës në shumë nënsektorë.

Lexo edhe:

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

P.sh., ndryshimi i vazhdueshëm i skemave të TVSH-së në industrinë përpunuese çoi në krizë industrinë e qumështit.

Vendi më bujqësor i Europës, sot ka bulmetin më të shtrenjtë dhe kompanitë përpunuese i janë drejtuar importit për të marrë lëndën e parë, sepse kanë më leverdi, sesa ta blejnë qumështin nga fermerët shqiptarë.

Këta të fundit janë drejt falimentimit, teksa shifra zyrtare treguan në vitin 2022 se numri i krerëve të bagëtive që prodhojnë qumësht, gjedhë, dele dhe dhi u reduktua me 8.3% me bazë vjetore. Tkurrje kanë pësuar edhe nënproduktet si qumështi me 4.2%, mishi me 5,6% dhe vezët me 15%.

Rënia, në mënyrë të natyrshme, u hapi rrugë importeve. Qumështi i importit është rritur me gati 30% në muajt e parë të vitit, të njëjtën tendencë ka edhe mishi.

Ky është një paradoks për një vend që ka peshën më të lartë të bujqësisë në Europë, me 20% të PBB-së, nga 2-3% që është mesatarja europiane dhe deri në 11% që e ka Kosova, e dyta pas nesh. Nuk ka pasur përpjekje as për të lidhur bujqësinë me turizmin, me këtë të fundit që është në një lulëzim të vërtetë këtë vit dhe mund të shërbente për të nxitur prodhimin në shumë sektorë.

Tërheqja e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në kuadër të programit të Bashkimit Europian për projektet e IPARD [mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së (75%) dhe qeverisë shqiptare (25%)] ishte shansi i madh që sektori kishte për të zgjidhur një pjesë të problemeve, duke ndikuar në rritjen e konkurrueshmërisë në disa nënsektorë.

Një zhvillim pozitiv ishte rritja e kapaciteteve për të tërhequr këto fonde. Programi IPARD II ishte gjithsej 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milionë euro ishin financime të BE-së.

Gjatë zbatimit të tij, nga viti 2014 deri më 2020, u arrit të disbursohen 54,3 milionë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.

Në fondet IPARD III, ishin programuar për t’u disbursuar në Shqipëri edhe 112 milionë euro nga fondet e BE-së për 2021-2027, nga të cilat 8 milionë euro më 2021; 10 milionë euro më 2022; rreth 12 milionë euro këtë vit; 16 milionë më 2024, rreth 19 milionë të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar më 2026 dhe kësti i fundit 24 milionë euro më 2027.

Fondet janë pezulluar përkohësisht, pasi u përfshinë në një proces hetimi nga OLAF (zyra që heton mashtrimin e buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve europiane).

Do të duhet të presim rezultatet e hetimit të OLAF, por gjithsesi pezullimi i pagesave, ndonëse mund të jetë i përkohshëm, hedh hije dyshimi mbi efektivitetin e përdorimit të tyre dhe aftësisë së institucioneve shqiptare për t’i orientuar ato në përmirësimin e eficiencës së sektorëve të bujqësisë (ecuria e dobët e këtij sektori, ndoshta me përjashtim të rritjes së eksporteve të produkteve bujqësore) është dëshmi indirekte e politikave të pamjaftueshme, apo keqpërdorimit të këtyre fondeve kaq të nevojshme.

Bujqësia sot e ka më se të nevojshme të rrisë konkurrueshmërinë, të lidhë në mënyrë eficiente zinxhirin e vlerës dhe ta shtojë atë, apo dhe të orientojë drejt prodhimin, teksa një vit ka superprodhim, siç ndodhi vjet me vajin e ullirit, apo këtë vit me grurin, që pritet të mbetet stok.

Pavarësisht nëse fondet e IPARD disbursohen apo jo, kambanat e alarmit për sektorin e bujqësisë kanë rënë prej kohësh dhe pezullimi i programit, jo vetëm që jep sinjale negative për të gjithë ata që ende investojnë në sektorin e bujqësisë, por konfirmon keqadministrimin dhe lënien në mëshirë të fatit të një sektori të rëndësishëm dhe jetik, i cili punëson 40% të forcës së punës dhe e ka kaq të domosdoshme vëmendjen e qeverisë dhe kërkon politika dhe plane konkrete financimi, transparente dhe stimuluese.

Për fermerët shqiptarë duket sikur është më tërheqëse puna sezonale në vendet fqinjë sesa investimi në tokën e tyre, ku ata përballen me probleme, të cilat përsëriten çdo vit, si në rastin e ullirit, apo së fundmi prodhimi i grurit.

Në vend të përqendrimit në këto problematika, qeveria ka qenë më e shqetësuar që të gjejë terren për prodhimin e kanabisit, nëpërmjet një ligji të posaçëm që u miratua me shpejtësi në Kuvend.

Kjo “zgjidhje” pritet t’i japë goditjen e radhës bujqësisë, pasi vëmendja dhe tokat mund të përqendrohen drejt këtij produkti, që ndikon fare pak në ekonominë rurale dhe është në favor të një pakice, duke ndikuar më tej negativisht në emigrimin e zonës rurale, duke u hapur përfundimisht rrugën importeve./Monitor

Etiketa: BEBujqesifoneIPARDkorrupsion

Lajme të lidhura

BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
Para

E “premtja e zezë”, 11 të vdekur brenda pak orësh ditën e djeshme në Shqipëri

TË GJITHA

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com