• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngrirja e fondeve të BE/ Skandali, Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët

22:01 : 19/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Pas një hetimi të gjatë për mënyrën se si përdoren fondet e BE në Shqipëri, Komisioni Europian ka shpallur bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural duke dyshuar në ekzistencën epraktikave korruptive në ndarjen e parave. Zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi për mediat ngrirjen e një shumë 112 milionë euro që Brukseli do të jepte deri në vitin 2027. Ende nuk dihet se ç’fakte ka gjetur procesi hetimit nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze) për abuzimet në Shqipëri që çuan në këtë masë ekstreme. Por ama një gjë është e ditur AZHPR është përfolur një vit më parë për skandalin e dhënies së parave për ndërtim sere, për bosët e inceneratorit të Tiranës. Dy Klodianët kanë marrë së paku 310 milionë euro dhe kanë ngritur  në truallin e inceneratorit të Tiranës një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë. E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.

⇑Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR

Po çfarë ka ndodhur? Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion. Menjëherë ky person, që në dokumentat e bëra publike një vit më parë nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që E.B. është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve.

Natyrisht është vështirë të besohet se gjithçka ka qenë frut i një procedure të pafajshme. Projekti grabitës i inceneratorëve ka dëshmuar se ka qenë në gjendje të ndryshojë strategjinë kombëtare për pastrimin e mbetjeve, ka dëshmuar se ka fuqinë të nxjerrë dhjetë akte qeveritare brenda një dite, ka dëshmuar se ka forcën për t’u paguar nga qeveria edhe kur nuk ka vënë akoma asnjë tullë, kështu që është naive të mendosh se edhe në rastin e serës, AZHBR e drejtuar nga ministrja e sotme Krifca ka kryer një procedurë normale për serat e bujkut E.B.

Lexo edhe:

Kosovës i bëhet thirrje ta shfrytëzojë “mundësinë e re” në rrugën drejt BE-së

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes. Dhe për ta vërtetuar këtë nuk mjafton vetëm kjo hipotezë, por edhe sjellja e çuditshme e pasardhëses së Krifcës në AZHBR. E pyetur në një emision televiziv në ABC, nëse ka përfituar inceneratori gjatë kohës së Krifcës nga fondet e agjensisë së saj, ajo është përgjigjur me një “Jo” të zbehtë të shqiptuar pa pikë besimi (video poshtë në fund të shkrimit).

Mendohet se falë praktikave të tilla Komisioni Evropian është detyruar të marrë vendiminekstrem. Ai ka bllokuar fondet e IPARD III, që ishin programuar për Shqipërinë. Sipas marrëveshjes do të jepeshin 8 milionë euro me 2021, 10 mln euro me 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln me 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar me 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro me 2027.

/Lapsi.al/

Etiketa: BEfondeinceneratoreskandal

Lajme të lidhura

BOTA

Kosovës i bëhet thirrje ta shfrytëzojë “mundësinë e re” në rrugën drejt BE-së

15:59 : 28/05/2025
BOTA

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

19:22 : 27/05/2025
AKTUALITET

Brukseli prezanton planin prej 150 miliardë eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së

08:36 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Sistemi s’e nxjerr urgjencë”/ Gazetari denoncon rastin e 60-vjeçares me kancer: Është vrasje me vonesë

21:34 : 26/05/2025
AKTUALITET

Plani Meloni–Rama/ Si BE po e kthen Ballkanin në ‘kosh mbeturinash’

19:57 : 26/05/2025
RAJONI

Qindra miliona € të pezulluara, disa të humbura: Çfarë pësoi Kosova nga masat e BE-së që po hiqen pas 2 vitesh?

14:26 : 26/05/2025
Para

Vrasja në Lezhë, flet dëshmitari: U tmerrova! Autorët me makinë ngjyrë të zezë

TË GJITHA

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

22:25 : 28/05/2025

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025

Topalli dhe Noka denoncojnë “patronazhistin” me votën e diasporës

22:11 : 28/05/2025

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

22:06 : 28/05/2025

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

22:05 : 28/05/2025

Arsenali transferon mesfushorin spanjoll

22:00 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com