Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të Hënë në Vaqarr.
Në aksident është përfshirë një motor, ndërsa raportohet se drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ, në vendngjarje ndodhet policia. Pritet një reagim zyrtar për zbardhjen e plotë të rastit.