• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plehrat e Fushë Krujës do të pastrohen nga firma që drejtohej nga të arrestuar!

08:38 : 12/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Këto ditë, ngjarja në Fushë Krujë mori me të drejtë vëmendjen e duhur. Por kjo, vetëm pas publikimit të videos, e cila shkaktoi një furtunë, deri në shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Megjithatë, në këtë vendin tonë çudia nuk zgjat më shumë se 3 orë dhe jo 3 ditë, pasi lëvizjet e fundit me Ahmetajn po ia heqin vëmendjen ngjarjes së Fushë Krujës.

Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, një i akuzuar nga opozita si “trafikant droge”, ia ka dhënë tenderin e pastrimit të Fushë Krujës një firme me lidhje me të arrestuar për drogë. Duket se në të gjithë Krujën “komandojnë” të arrestuar, të dyshuar, të akuzuar për krime të rënda, duke filluar që nga kryetari i bashkisë, të firmat që fitojnë tendera, te firmat që shfrytëzojnë pasuri kombëtare etj, etj. Të gjithë kanë krijuar një rreth vicioz, ku paraja dhe pasuria publike, nuk i shpëton nga duart askujt, që nga paratë e taksave të banorëve të zonës, te drurëve sipër Krujës, guri në të gjithë zonën apo edhe për zallin e lumit.

Lexo edhe:

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

U kap me drogë, arrestohet 25-vjeçarja belge në Rinas

Shpallja e fituesit të tenderit të pastrimit të Njësisë Administrative Fushë Kruje

Në datën 6 korrik 2023, sipas dokumentit të mësipërm, kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi ka firmosur shpalljen e fituesit të tenderit “shërbim i pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane për qytetin Fushë Krujë”. Fondi për këtë tender ka qenë 18.540.275 lekë pa TVSH, ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës kuadër ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga data e nënshkrimit te draft marrëveshjes kuadër. Kriter i përzgjedhjes së fituesit ishte “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”, ndërkohë që në këtë tender mori pjesë vetëm një kompani. Në dokument citohet se firma që ka marrë pjesë është “RINIA 96” sh.p.k , me adresë në Fushë Krujë me administrator znj. Etleva Miri. Kjo firmë ka ofruar 18.404.753 lekë pa TVSH, ose sa 99 % e fondit limit. Duke qenë ofertë e vetme, madje garoi me “veten”, firma është shpallur edhe fituese.

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për lidhjet e kësaj kompanie me dy të arrestuar për drogë

Por, kush janë pronarët e kësaj firme dhe çfarë ka fituar më parë në Bashkinë e Krujës?! Në vitin 2020, BoldNews.al do të investigonte një procedurë të ngjashme të Bashkisë së Krujës; “Bushi i Krujës i jep tenderin e pastrimit kompanisë së dy të arrestuarve për 420 kg drogë!”.

Në atë kohë, redaksia jonë hulumtoi dokumente të shumta, ku rezultoi se Artur Bushi kishte shpallur fitues të tenderit për pastrimin e qytetit të Fushë-Krujës, kompaninë “Rinia 96”, e themeluar nga dy persona të arrestuar në vitin 2017 për mbi 400 kg kanabis dhe që aktualisht menaxhohet nga një familjare e tyre e afërt.

Në dokumente rezultonte se kompania “Rinia 96” ishte krijuar në vitin 1996 nga Shkëlqim Miri dhe kishte si objekt të veprimtarisë së saj “Pastrim e gjelbërim qyteti, shërbime të ndryshme komunale, shërbime varrimi dhe ruajtje varrezash, etj..”. Në vitin 2007, Shkëlqim Miri emëron si administrator të kompanisë Bledar Coraj, kunatin e tij, vëllai i bashkëshortes Etleva Miri (Coraj).

Në 29 Janar të vitit 2017, dy drejtuesit e shoqërisë “Rinia 96”, Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, u arrestuan, në kuadër të një hetimi kundër trafikut të narkotikëve, të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda. Në kronikat e asaj kohe raportohet se Miri dhe Coraj u arrestuan së bashku me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që merreshin me shpërndarjen e sasive të mëdha të hashashit nga Kruja në drejtim të Tiranës …

Për më shumë lexoni investigimin e mëposhtëm të Boldnews.al:

Bushi i Krujës i jep tenderin e pastrimit kompanisë së dy të arrestuarve për 420 kg drogë

Etiketa: Artur BushiBledi ÇuçidrogeFushe Krujeplehrattender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

U kap me drogë, arrestohet 25-vjeçarja belge në Rinas

11:39 : 21/07/2025
BOTA

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025
AKTUALITET

Goditet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarët. U zbulohen 5 mln euro

18:03 : 20/07/2025
AKTUALITET

Itali/ E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

08:35 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
Para

NATO në Bosnjë - Hercegovinë: Dislokim trupash apo gatishmëri?

TË GJITHA

Goditet “Golden Dental & Aesthetic”/ Përdornin preparate të skaduara, 2 dentistë të arrestuar

10:00 : 22/07/2025

Tërmet në Greqi, epiqendra e lëkundjeve pranë kufirit me Shqipërinë

09:42 : 22/07/2025

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

09:37 : 22/07/2025

Tiranë/ Përndoqën dhe kërcënuan ish të dashurat, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

09:17 : 22/07/2025

Ngjarjet kriminale/ Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet

09:06 : 22/07/2025

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
Foto ilustruese

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com