• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

10 orë pas pamjeve të dhunës së Rrajave, policia shpall në kërkim djalin e Rrahmanit

21:34 : 07/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Rrexhep Rraja godet me shkop bejsbolli një nga kushërinjtë Maja

Rrexhep Rraja godet me shkop bejsbolli një nga kushërinjtë Maja

Policisë duket se i është dashur rreth 10 orë që të identifikojë se mes personave që dhunuan në mënyrë shtazore dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja në Fushë-Krujë një ditë më parë ishte edhe Rrexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Kjo është diferenca kohore mes momentit kur në media u publikuan pamjet e dhunës dhe njoftimit të policisë për shpalljen në kërkim të Rrexhep Rrajës.

Në video duket se si një duzinë personash, mes tyre familjarë dhe të afërm të deputetit të PS-së, goditën më sende të forta dy personat që kishin denoncuar më herët në polici dëmtimet që kishin shkaktuar në banesat e tyre veprimtaria shpërthyese në guroren e një prej anëtarëve të fisit Rraja.

Në një njoftim për mediat këtë mbrëmje (21:14), policia thotë se “në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R.Rr. (Rrexhep Rraja), për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi R.Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”.

Para reagimit të policisë, media raportoi se personi me bluzë të zezë që godet brutalisht me shkop bejsbolli të dëmtuarin ishte pikërisht djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Lexo edhe:

Dosja e “Rrajave”/ Kronika e një pandëshkueshmërie të ndërtuar mes politikës, dhunës dhe narkotrafikut

“Rrushi”, “Plaku” dhe “Venecia”/ Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave

Rrexhep Rraja bëri bujë me rastin “Xhisiela” në vitin 2018, kur u arrestua pas kallëzimit të së dashurës për dhunë. Megjithatë, ndenji pak në qeli pasi Gjykata e Krujës e dënoi me shërbim prove.

Rrexhep Rraja

Më herët, policia që nga të dhunuarit është akuzuar se ka vepruar me vonesë për shkak të tutjes nga Rrajat me lidhje me pushtetin, tha se kishte ndaluar katër persona (Ineid Rraja 23 vjeç, Eni Kullaj, 27 vjeç, Kujtim Përdaku, 57 vjeç Andi Rraja, 28 vjeç) dhe shpallur në kërkim tre të tjerë.

Mes dhunuesve janë dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, të cilët janë të lirë ashtu si Rrexhep Rraja. Një ditë më parë, policia njoftoi shoqërimin e Xhelal Rrajës pas ngjarjes, por më pas e la të lirë. Pas publikimit të pamjeve e shpalli në kërkim dhe bashkë me të vëllanë që shquhet në video me pistoletë në dorë, si dhe një tjetër pjesëtar të fisit.

Rrethana këto që ashtu si pesë vite më parë kur ish-efektivi i policisë Emiljano Nuhu do të dëshmonte kapjen e insticioneve nga Rrajat, tregojnë se asgjë nuk ka ndryshuar në Fushë-Krujë, ku Rrajat sillen si ta kenë çifligun e tyre.

Etiketa: rrajaRrexhep Rraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e “Rrajave”/ Kronika e një pandëshkueshmërie të ndërtuar mes politikës, dhunës dhe narkotrafikut

21:12 : 01/02/2026
AKTUALITET

“Rrushi”, “Plaku” dhe “Venecia”/ Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave

20:38 : 14/12/2025
AKTUALITET

“E di që s’je mirë financiarisht”/ Zbardhen përgjimet, si Përparim Rraja bashkëpunoi për trafikimin e 475 kg kokainë

14:12 : 14/12/2025
AKTUALITET

Qëlloi mbi prokurorin Arjan Ndoj, Apeli i Posaçëm lë në burg përjetë Redjan Rrajën

20:56 : 04/06/2024
AKTUALITET

Roan Brahimi mik i Plaurent Dervishajt, në hasmëri me 1 familje në Lezhë dhe i dyshuar në disa atentate

14:18 : 10/05/2024
AKTUALITET

Rrajat rishfaqen sërish, nipi i ish-deputetit kapet me kokainë

11:04 : 27/10/2023
Para

BE, 545 milionë dollarë për të rritur prodhimin e municioneve

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom