• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pushteti, krimi, paraja, “perandoria” e biznesit të Rrajave të Krujës

23:51 : 07/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Familja Rraja në Fushë-Krujë ka gjithçka që i duhet një grupi njerëzish për të sfiduar hapur Shtetin.

“Familja” ka pushtet, me përfaqësues të tyre kryesor Rrahman Rrajën, deputetin socialist me disa mandate në Parlamentin Shqiptar.

“Familja” ka eksponentë të rëndësishëm kriminal: Redian Rraja dhe Ramazan Rraja akuzohen për vepra shumë të rënda penale, që nga atentati ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja e deri tek trafiku i narkotikëve në vendet e Bashkimit Europian.

“Familja” ka eksponentë “shumë të fortë”, si ky grupi prej 8 personash, të cilët me shkopinj e armë në brez, dhunuan barbarisht dy kushërinj pak ditë më parë, vetëm e vetëm përse të dëmtuarit guxuan t’i kallëzonin në Polici për zhurmën që bënte gurorja e Rrajave.

Lexo edhe:

I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës

Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës

“Familja” kontrollon policinë, e cila, duke filluar nga Komisariati i Krujës e deri në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, nuk guxuan për shumë orë që të kërkonin e ndalonin agresorët e dy kushërinjve Maja.

Dhe, natyrisht, “Familja Rraja” ka biznese, ka shumë biznese, pjesa më e madhe të ngritura apo të lulëzuara në kohën e “Rilindjes” së Edi Ramës dhe Rrahman Rrajës.

Bizneset “Rraja”

– Flamur Rraja është vëllai i deputetit Rrahman Rraja.

Flamuri ka në pronësi “Sara Autogrill”, pranë ish-Fabrikës së Tjegullave. Biznesi është regjistruar në vitin 2008 dhe ka objekt të veprimtarisë së saj “Tregtim me pakicë i karburanteve, gazit, etj, Servis makinash. Hotel. Grumbullim dhe tregtim të frutave e perimeve në kushte frigoriferike”.

Në foto: Ekstrakti i kompanisë “Sara Autogrill”, në pronësi të Flamur Rraja

Xhelal Rraja rezulton se ka në pronësi edhe një “Person Fizik”, me emrin e tij dhe që ka aktivitet “Hotel, bar-restorant. Ambalazhim valixhe për udhëtarë”, me adresë afër aeroportit Rinas.

Në emër të Xhelal Rraja rezultojnë edhe dy biznese me statusin “Pezulluar”. Konkretisht “Vila Aeroport” dhe “Rraja”, njëra për shërbime bar-hoteleri dhe tjetra për tregtim mallrash të ndryshme.

– Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rraja ka në pronësi kompaninë “Rraja -2013”, me objekt të aktivitetit të saj “Importimi dhe tregtimi me shumicë e pakicë i produkteve të industrisë kimike për mbrojtjen e drurëve, stazhionimin e lëndës drusore, mbrojtjen e gjysëm-produkteve drusore dhe produkteve përfundimtare të drurit etj…”.

Në foto: Kompania në pronësi të Ramazan Rraja

Ramazan Rraja aktualisht është i arrestuar, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Biznesi është me statusin “Pezulluar”.

– Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, rezulton bashkëpronar me 50 përqind të aksioneve në kompaninë “Digitel”. Kompania është krijuar në vitin 2020 dhe ka objekt të veprimtarisë së saj “Rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike, Shërbime audio dhe audiovizive (Televizion Kabllorë), Montime sistemesh sigurie, sistemeve të akses kontrollit, sisteme aparaturash mjekësore, etj”.

Në foto: Kompania me aksioner Rexhep Rraja

Biznesi ka adresë në Nikël të Krujës dhe prej vitit 2021 është me statusin “Pezulluar”.

– Redjan Rraja, nip i deputetit Rrahman Rraja, aktualisht po përballet me drejtësinë, i akuzuar si pjesëmarrës në atentatin kundër prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Në foto: Biznesi në pronësi të Redjan Rraja

Redjani ose “Dentisti”, ka aktiv një biznes “Person fizik”, me aktivitet Klinikë Dentare.

– Përparim Rraja, pjesë e familjes “Rraja”, gurorja e të cilit u bë shkak për dhunën ndaj kushërinjve Maja, ka në pronësi kompaninë “Doku P”. Objekti i kësaj kompanie është “Prodhim inertesh dhe transport ndërkombëtar”.

Në foto: Kompania e Përparim Rraja

– Ineidi Rraja, djali i Përparim Rrajës, i arrestuar së fundmi për dhunën ndaj dy kushërinjve Maja, ka në pronësi shoqërinë private “Rraja Ndërtim”.

Në foto: Kompania në pronësi të Ineidi Rraja

– Shpëtim Rraja është babai i Andi Rraja, i arrestuar gjithashtu për dhunën ndaj dy kushërinjve Maja. Shpëtimi ka në pronësi kompaninë “Erandi”, e cila ka objekt të veprimtarisë së saj “shitblerje artikuj të ndryshëm me shumicë dhe pakicë, artikuj industrial, lubrifikantë, ndërtimi, ushqimore, prodhim dhe tregtim artikuj druri, konstruksion metalik, shërbime të ndryshme, import-eksport, servis dhe lavazh. Transport mallrash dhe pasagjerësh, tregti karburanti me pakicë, tregti gazi i lëngshëm me pakicë, bar restorant-hotel”.

Në foto: Ekstrakti i kompanisë së Shpëtim Rraja

– Ervis Rraja, djali i Shpëtim Rrajës dhe vëllai i Andi Rrajës, ka në pronësi një “Person fizik” me emrin e tij, i cili ka objekt të veprimtarisë ekonomike “Tregti pjesë këmbimi dhe aksesorë automjetesh me pakicë, të reja dhe të perdorura. Servis auto. Punime mekanike. Import mallra industriale & pjesë këmbimi automjete. Shitje-Blerje & dhënie me qera automjete”.

Në foto: Biznesi i Ervis Rraja

Emrat sa më sipër janë persona që kanë lidhje të afërt familjare me deputetin Rrahman Rraja. Një tjetër numër i konsiderueshëm personash me mbiemër “Rraja” dhe që janë banorë e rezidentë të zonave të Fushë Krujës dhe Niklës rezultojnë pronarë në kompani të ndryshme private.

Etiketa: Ramazan Rrajaredian rrajaRedjan RrajaRexhep Rrajarraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës

18:26 : 10/04/2025
AKTUALITET

Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës

10:59 : 11/12/2024
AKTUALITET

Mes tyre “Audi” i Kejvina Kthellës/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, Redjan Rrajës i sekuestrohen 9 pasuri

13:56 : 23/10/2024
AKTUALITET

Zbardhet vendimi/ Ramazan Rraja do qëndrojë 6 vite pas hekurave për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

09:52 : 19/10/2024
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit/ Nga Ramazan Rraja te Julian Pjetri, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal

20:33 : 18/10/2024
AKTUALITET

Zgjaten afatet e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4 të arrestuarit e tjerë

15:54 : 16/07/2024
Para

Lloris mund të transferohet në Inter

TË GJITHA

Liria e mediave/ Raporti i DASH “nxin” qeverinë: Rama lidhje me pronarët e mediave për të ndikuar në raportim

14:57 : 13/08/2025

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

14:53 : 13/08/2025

Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore

14:39 : 13/08/2025

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025

Kur të vë flakën vota dhe syzekuqi

14:26 : 13/08/2025

Reforma/ Zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat e transferuan pa fonde

14:20 : 13/08/2025

Shkelet vendimi i Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në godinën e Panoramës (VIDEO)

14:18 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com