• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha në krah të studentëve të mjekësisë: Qeveria po iu tregon kamxhikun, akt komunist!

12:11 : 06/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dalë në krah studentëve të mjekësisë të cilët ditën e sotme janë ngritur në protestë për të kundërshtuar projektligjin që kërkon të votojë qeveria Rama për 5 vite punësimin e detyrueshëm në Shqipëri të mjekëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kushti i qeverisë është jashtë çdo lloj standardi dhe se duhet të tërhiqet menjëherë. Berisha theksoi qeveria Rama po i tregohet kamxhiku studentëve që duan të diplomohen në mjekësi, të cilën e quajti një degë “fisnike” për t’i shërbyer njerëzve në nevojë.

Berisha tha se ky është një akt-komunist, dhe se futja me procedurë të përshpejtuar bëhet për të ndëshkuar studentët.

Fjala e Sali Berishës në Kuvend:

“Sot ndërkohë që po flasim, para parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme, kundër një akti absurd, që revokon kohërat e shkuara, më të zezat e këtij vendi, studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Lexo edhe:

Berisha: Ja kandidatët e mbështetur nga Troplinët, Arkend Balla i projektuar për ministër të Brendshëm

Berisha thirrje Trump-it: Shpalli organizata terroriste grupet kriminale shqiptare

Ju me procedurë të përshpejtuar, pa asnjë konsultim, jashtë çdo lloj standardi të ligjbërjes, keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehtas një ligj i cili ndëshkon çdo student, çdo të ri që ëndërron të diplomohet mjek në këtë vend. Me këtë ligj në fakt ju shkatërroni edhe bastionin e fundit të këtij sistemi jetik për qytetarët shqiptarë, shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë.

Ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale, bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët në zonat periferike. Në thelb, ai ka në themel vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen e shumave kolosale që ju bëni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit faktoi se vetëm në 1 vit, kanë vjedhur dhe shpërdoruar 138 miliardë lekë. Vetëm në 1 vit keni vjedhur dhe shpërdoruar një shumë të atillë me të cilën mund të rriteshin rrogat së paku 170 % të të gjithë shqiptarëve. Dhe ju në vend që të përdorni stimulin, interesin e mjekut të ri për të shërbyer në zonat në të cilën ka mundësi të marrë një rrogë më të madhe, të shpërblehet për një start më të mirë ekonomik për jetën e tij, ju i tregoni kamxhikun sot dhe i kërkoni në mënyrën më absurde që ai të firmosë, se do të shërbejë 5 vite në periferi apo në Shqipëri dhe pastaj mund të largohet nga Shqipëria.

Akt i tillë është i pashembullt edhe njëherë. Ju u tallët me këtë sistem. Në kulmin e covidit një vend shumë më i zhvilluar se ne, anëtar i BE-së, kur konstatoi se mjekë dhe infermierë po largoheshin me shpejtësi drejt Gjermanisë, dhe kjo është Hungaria, vendosi rroga të njëjta me Republikën Federale Gjermane.

Sigurisht që është e kushtueshme, jo e lehtë, por është e detyrueshme nëse do të mbash një sistem shëndetësor në shërbim të qytetarëve. Kurse ju u tallët, i përdorët për paradë, për të mashtruar, për të maskuar krimin tuaj të shëmtuar, me të cilin ju jeni përgjegjës për vdekjen e mbi 20 mijë shqiptarëve nga Covid, ngjitjen e Shqipërisë në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë”, tha Berisha.

  • Kuvendi vendos, projektligji për studentët e mjekësisë do të diskutohet me procedurë të përshpejtuar

Nga ana tjetër qeveria Rama kërkon ta kalojë sa më shpejt këtë projekligj. Parlamenti ka miratuar që projekt ligji për studentët e Mjekësisë të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. Në seancën e sotme, u vendos me 64 vota pro që diskutimi të kalojë me procedurë të përshpejtuar ne seancën e datës 20 korrik, e cila është edhe seanca e fundit për këtë legjislaturë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se studentët që nisin këtë vit universitetin për mjekësi do të duhet të punojnë 5vite pasi të kenë përfunduar studimet në vend për t’u pajisur me diplomë. Kontratën me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit do ta firmosin dhe studentët aktualë të mjekësisë.

Por detyrimi për ta ndryshon nga ata që nisin tani universitetin për mjekësi të përgjithshme. Studentët nga viti i dytë deri në të katër do të angazhohen për të punuar tre vite në vend ndërsa ata nga nga viti i pestë dhe i gjashtë, dy vite. Nëse nuk janë dakord, mund të paguajnë koston reale të shkollës për vitet e mbetura.

Pritet të jetë 500 maturantë që do të pranohen në këtë degë studimi, por me kushtin që krahas provimeve të përfunduara të maturës, të kalojnë me sukses një tjetër provim në formatin elektronik për vlerësimin e njohurive.

 

  • Protesta e studentëve të mjekësisë

Studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e paralajmëruar pas vendimit të qeverisë për kontratën 5 vjeçare me kusht punësimin në vend pas mbarimit të studimeve.

Këtë të enjte, studentët kanë dalë në protestë para fakultetit të Mjekësisë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë Rama të cilën e quajnë “skandaloze”. Studentët kërcënojnë se në rast se ky ligj do të votohet në Kuvend ata do t’i përgjigjen me masa ekstreme. Të rinjtë kanë planifikuar përshkallëzimin e protestës duke bojkotuar plotësisht fillimin e studimeve akademike në Universitetin e Mjekësisë.

“Ne nuk do të pranojmë asnjëherë këtë ligj që na detyron të punojmë këtu. Duam që pas diplomimit të jemi të lirë me zgjedhjet tona. Në rast se qeveria miraton ligjin atëherë ne do të marrim edhe masa ekstreme. Të gjithë do të bojkotojmë plotësisht studimet tona”, tha një prej studentëve të mjekësisë.

Gjatë protestës para Kuvendit ata janë shprehur se po përdoren si “kavie eksperimentale”.

“Studentët nuk po mendojnë nësë duhet të largohen në Shqipëri apo jo, ne duam të rrimë këtu. Ajo që ka detyruar mjekët të largohen janë kushtet. Nuk është strategji të mbash mjekët këtu me gjoba. Këta po na heqin penalitetin në këmbim për të qëndruar këtu. Ne nuk po na mban me ketë shteti por familja. Unë nuk dua të largohem por nuk dua që punësimi im të jetë i detyruar aty ku do shteti. Po na merret peng Diploma. S’mund të jemi peng i shtetit dhe të duhet të shkojmë atje ku na caktojnë. Kjo do të thotë që kthehemi pas në kohë dhe nuk jemi më në demokraci. Nëse shohim që ky pr/ligj do të bëhet ligj për 15 ditë jemi gati të shkojmë drejt bojkotit të vitit të ardhshëm. Nuk mund të jemj dakord për pengmarrjen. Po shkojmë para kuvendit pasi ata po marrin vendime pa na pyetur ne. Nuk pr/ligj nuk është diskutuar me ne”, tha një studente.

Etiketa: Deputetetmjekesiprotestaqeveria RamaSali Berishastudentet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Ja kandidatët e mbështetur nga Troplinët, Arkend Balla i projektuar për ministër të Brendshëm

13:11 : 24/05/2025
AKTUALITET

Berisha thirrje Trump-it: Shpalli organizata terroriste grupet kriminale shqiptare

12:45 : 24/05/2025
AKTUALITET

“Drejtuesit politik nuk punuan”/ Maliqi akuza Bozdos: Mitingu në Berat, i dështuar

16:29 : 23/05/2025
AKTUALITET

Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika

13:06 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Bandat punuan për 28 deputetë”, Berisha: Takimet organizoheshin tek shtëpia e Dakos në Bllok

12:47 : 23/05/2025
AKTUALITET

Fletë votimi të falsifikuara, para dhe pushkë, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha

11:03 : 23/05/2025
Para

FOTO/ Lefter Koka në "kafaz", shfaqet për herë të parë në GJKKO

TË GJITHA

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025

Arminia Bielefeld dorëzohet në finale, Stuttgart fiton Kupën e Gjermanisë

22:01 : 24/05/2025

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

21:51 : 24/05/2025

Klubi i Serie A nxirret në shitje pas 39 vitesh, amerikanët pranë firmës

21:40 : 24/05/2025

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

21:24 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com