• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Standardet e Metanit, reaktiv për gjyqtaren e Tik-Tok, heshtje për gjyqtaren e Tahirit

15:50 : 04/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga vendimi për lirimin nga qelia dhe “qëndrimin në shtëpi” të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, gjyqtarja e Elbasanit Matilda Fetau ende nuk ka zbardhur argumentat që e nxitën të tregohej tolerante me një prej “peshqve të mëdhenj”.

Të paktën, nga një verifikim i kryer nga “Boldnews.al” në faqen e internetit të gjykatës, rezulton se ende vendimi nuk është publikuar.

Një muaj pas lirimit të Tahirit, vendimi në gjykatën e Elbasanit është ende në statusin “Përpunim”

Lirimi para kohe i Tahirit shkaktoi reagim të fortë publik, pasi riktheu në vëmendjen e qytetarëve paradigmën se drejtësia është e butë me zyrtarët e lartë dhe e ashpër me “fukarenjtë”.

Por, përveç reagimin publik, vendimi i gjyqtares Fetau nuk ka ngacmuar asnjë nerv të institucioneve monituruese dhe verifikuese.

Lexo edhe:

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

Kryeinspektori i Drejtësisë, Artur Metani, deklaroi të hënën e kësaj jave nga salla e Parlamentit se institucioni që ai drejton nuk ka ndërmarrë asnjë nismë inspektuese për vendimin e gjyqtares Fetau.

Deputetja opozitare, Albana Vokshi, e pyeti drejtëpërdrejtë Metanin për rastin e lirimit të Tahirit.

Kryeinspektori u përgjigj se nuk ka marrë asnjë ankesë për këtë rast. Ai tha se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka mundësinë për të nisur edhe kryesisht procedurat e inspektimit, pra me iniciatë, porse nuk e kanë vlerësuar të bëjnë diçka të tillë për vendimin mbi lirimin e Saimir Tahirit.

Qëndrimi i Metanit duket se nuk surprizo askënd, duke mbajtur në konsideratë se, më herët, ai ka pasur pozicionin e Drejtorit Juridik në Këshillin e Ministrave, një detyrë që, me shumë mundësi, i ka krijuar raporte personale me ish-ministrin e Brendshëm.

Këto dyshime për tolerim forcohen më tej, nëse merren në konsideratë standartet e ndjekura nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Mjafton një shembull konkret.

Rreth një vit më parë, Kryeinspektori i Drejtësisë njoftoi se nisi verifikimet mbi shkeljet etike të kryetares në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Magjistratja, me mendjelehtësi, publikoi në rrjetin Tik-Tok disa video të shkurta, në të cilat ajo shfaqej duke kërcyer në zyrën e saj.

Video u publikua në rrjete sociale dhe zyra e Artur Metanit tregoi një sjellë “reaktive”, duke nisur inspektim dhe në fund, gjyqtarja Kapedani u pezullua 6 muaj nga detyra.

Duhet mbajtur në vëmendje se Kapedani u inspektua për shkelje të etikës në punë, për shkak se kërceu në zyrë.

Tani kalojmë tek rastin i gjyqtares Matilda Fetau, e cila vendosi “qëndrimin në shtëpi” për Saimir Tahirin, të cilit i kishin mbetur edhe më shumë se 20 muaj për të vuajtur në qeli, i dënuar për “shpërdorim detyre”.

Në Shkurt të vitit 2022, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi ish-ministrin e Brendshëm përfundimisht me 3 vjet e 4 burgim, për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Posaçme nuk ishte dakord me këtë vendim dhe ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon dënimin e tij për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikim narkotikësh”.

Ky ankim pret shqyrtimin në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë. Në rast se Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Prokurorisë, atëherë Tahiri do të duhet të vuajë një dënim me burgim akoma më të gjatë.

Por, ekziston eventualiteti që, nëse Gjykata e Lartë pranon kërkesën e prokurorisë, Tahiri mund t’i shmanget drejtësisë dhe të mos rikthehet në burg.

Atëherë, pasoja e vendimit të gjyqtares Matilda Fetau për lirimin e Saimir Tahirit do të jetë shumë herë më e rëndë për drejtësinë sesa një kërcim në zyrë nga ana e gjyqtares Enkeleda Kapedani.

Por, për Kryeinspektorin e Drejtësisë, duket se shkelja etike e Kapedanit është shumë më interesante dhe ngjall më shumë ngacmim publik, se sa vendimi i Fetaut për lirimin e një të burgosuri, i cili ende nuk i ka mbyllur përfundimisht llogarinë me drejtësinë penale.

Etiketa: Artur Metanigjyqtares FetauMatilda Fetausaimir tahiriTahiriTik Tok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

20:49 : 01/06/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime/ Prokuroria e Beratit jep pretencën për babain dhe gjyshen

10:42 : 12/04/2025
AKTUALITET

Vokshi: Rama po kontrollon internetin përmes pajisjeve speciale, cënohen zgjedhjet

12:19 : 09/04/2025
AKTUALITET

Shqiptarët 33 mln euro fitim nga rrjetet sociale, ekspertët: Është përhapur gjerësisht

16:09 : 06/04/2025
BOTA

A do të mbijetojë TikTok në SHBA?

22:35 : 05/04/2025
Para
Predrag Boshkoviq, ish-ministër dhe kryetar i Komisionit Qeveritar i Malit të Zi

Prokuroria në Mal të Zi merr në hetim ish-kryeministrin dhe 9 ish-ministra

TË GJITHA

Penalltia e humbur e Manajt, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

22:19 : 07/06/2025

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com