• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mori 50 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori dhe gjyqtari, SPAK urdhër-arrest për oficerin e policisë gjyqësore

13:58 : 30/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

SPAK ka shpallur në kërkim oficerin e policisë gjyqësore Fatbardh Lalën nën akuzën se ka marrë 50 mijë lekë ryshfet për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim që të mos dënohet Ermir Llagaçi.

Ndaj Lalës u caktua masa e arrestit me burg, por nuk u ekzekutua sepse oficeri ka dalë jashtë vendit.

Nën hetim janë Ermir Llagaçi dhe nëna e tij Tefta Llagaçi për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pavarësisht se Ermir Llagaçi u dënua, vepra penale e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm konsiderohet e konsumuar nga ana e dy personave të vënë nën hetim.

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.180 datë 19.10.2022, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, dhe 25 paragrafi 2 i Kodit Penal në ngarkim të personave nën hetim T. Ll. dhe E. Ll., dhe 245/1, paragrafi 4 të Kodit Penal, për personin nën hetim F. L.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.73 datë 28.06.2023 ka vendosur:

  1. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit F. L., i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 4 dhe 295/a të Kodit Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale për të dyshuarit E. LL. Dhe T. LL, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim parashikuar nga Neni 245/1 paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit personal ndaj personave nën hetim E. Ll. dhe T. Ll., janë ekzekutuar më datë 29.06.2023, ndërkohë personi nën hetim F. L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton të jetë larguar jashtë vendit, dhe për rrjedhojë ekzekutimi i masës së sigurimit arrest në burg nuk është ekzekutuar.

Nga tërësia e hetimeve të kryera deri në këtë fazë, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova dhe fakte se shtetasi në hetim F. L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë përsipër të ushtrojë ndikim dhe ka pranuar shumën monetare të dhënë nga shtetësja T. Ll. (që rezulton të jetë më shumë se 50.000 lekë), tek Prokurori i çështjes me të pandehur shtetasin E. Ll. dhe tek Gjyqtari i çështjes duke konsumuar në këtë mënyrë figurën e veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.  Ndërkohë shtetasit E. Ll. dhe T. Ll. duke dhënë shuma monetare (rezulton se ka dhënë më shumë se 50.000 lekë) oficerit të policisë gjyqësore F. L., pasi ky i fundit i ka siguruar se mund të ushtrojë ndikim te funksionarët publikë, sic janë në rastin konkret prokurori/gjyqtari që kanë patur në hetim/gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit E. Ll., pamvarësisht se shtetasi Ermir Llagaçi, u dënua me burgim, pra pasoja e dëshiruar nuk ka ardhur, vepra penale e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 të Kodit Penal nga ana e tyre konsiderohet e konsumuar. Njëkohësisht E. Ll. i ka paguar avokatit S. A. shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se një pjesë e kësaj shume parash konkretisht 150.000 lekë do të jepej nga ana e avokatit me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh.

Në vijim të hetimeve, u grumbulluan prova që krijuan dyshimin e arsyeshëm se, oficeri i policisë gjyqësore F. L. ka konsumuar edhe veprën penale të dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal. Kjo pasi ai ka zbuluar të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion ai e ka disponuar duke aksesuar në zyrat e tij të punës si oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Këto të dhëna Oficeri i Policisë Gjyqësore ia ka transmetuar nënës së shtetasit E. Ll. nëpërmjet telefonit madje duke rekomanduar se prokurorët duhen takuar. Këto veprime janë kryer duke cënuar rregullin e punës së tij, duke cënuar sekretin hetimor në lidhje me çështjet në fjalë, përsa kohë që prokurorët e çështjes nuk kishin ndërmarrë veprime të hapura me shtetasin E. Ll., duke cënuar në këtë mënyrë funksionimin e rregullt të organeve të drejtësisë, dhe parimin e sekretit hetimor.

Etiketa: arrest me burgErmir LlagaçiFatbardh Lalaoficer policiespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
Para

Gërvalla për masat ndëshkuese të BE-së: Dërgojnë mesazh të rrezikshëm

TË GJITHA

Calhanoglu del në shitje, Inter synon transferimin e mesfushorit të Lacios

09:11 : 29/06/2025

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

09:03 : 29/06/2025

Irani dhe Izraeli raportuan vde*jen e tij, zyrtari i lartë iranian shfaqet me bastun

09:00 : 29/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

08:48 : 29/06/2025

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

08:45 : 29/06/2025

Lëvizje surprizë/ U largua nga Tirana, Përgjoni kalon te rivalët e Superiores

08:33 : 29/06/2025

Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

08:33 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com