• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlonjatët thithin tymin e plehrave/ Landfilli i Klodian Zotos është ende gërmadhë

14:26 : 30/06/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Këtë fundjavë, nga fusha e plehrave në periferi të Vlorës, po lëshohen shtëllunga zjarri dhe tymi të zi, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë qytetin.

Kjo situatë përsëritet shpesh kohët e fundit, ndërkohë që administrata lokale duket e pafuqishme për të përballuar lëndët toksike që pushtojnë ajrin nga djegia pa kriter e mbeturinave të qytetit.

Prej më shumë se tre vitesh, banorët e Vlorës presin ndërtimin e landfillit të ri, i cili, siç thuhet, do t’i japë zgjidhje të përhershme problemit të depozitimit dhe përpunimit të mbeturinave.

Por, projekti 10 milionë dollarë, i cili iu la në dorë biznesmenit tashmë në kërkim, Klodian Zoto, është ende shumë larg përfundimit, megjithëse duhet të ishte bërë gati në vitin 2021.

Lexo edhe:

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

Në qershor të vitit 2020, një tender për ndërtimin e landfillit të ri të Vlorës, i zhvilluar në errësirë të plotë, shpalli fitues bashkimin e operatorëve “Integrated Technology Service” dhe “Bulfaro” srl.

Në foto: Të dhënat e tenderit për landfillin e Vlorës, publikuar në faqen e KFW

Vlera e tenderit ishte 10 milionë dollarë dhe fondi u sigurua nga një grant i bankës gjermane, KFW.

Për zhvillimin e këtij tenderi nuk pati asnjë grimë transparence dhe të dhënat sipërfaqësore për të u mësuan vetëm nga një publik në faqen zyrtare të internetit të Bankës Gjermane.

Tender në errësirë

Në vitin 2017, Parlamenti Shqiptar miratoi ligjin për marrjen e një huaje nga Banka Gjermane për Zhvillim, me vlerë 10 milionë euro, për ndërtimin e landfillit të Vlorës.

Tre vjet më pas, në një procedurë tërësisht jo-transparente, u mësua se tenderin e kishte fituar bashkimi i operatorëve, ku rolin kryesor e kishte “ITS” e Klodian Zotos.

Kompania e tij shfaqet edhe në kontratat koncesionare për ndërtimin e tre impianteve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

“Boldnews.al” u përpoq për disa muaj të mësonte se cili ishte autoriteti që kishte zhvilluar tenderin, cilët ishin operatorët ekonomikë pjesëmarrës dhe sa ishte vlera e propozuar nga fituesi “ITS & Bulfaro”.

Disa kërkesa për informacion iu dërguan paralelisht Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM), Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bashkisë së Vlorës.

Të tre institucionet nuk dhanë asnjë përgjigje, duke e kaluar topin e përgjegjësisë tek njëra-tjetra. Edhe pas investimit t Komisionerit për të Drejtën e Informimit, nuk u arrit të hidhej dritë mbi detajet më elementare të kontratës dhe mënyrës se si u shpall fituesit.

Në foto: Institucionet publike bënë ping-pong për të mos kthyer përgjigje mbi detajet e tenderit për landfillin e Vlorës

Madje, përfaqësues të këtyre institucioneve, këmbëngulnin që informacionin për tenderin ta merrnin pranë bankës gjermane, KFW, e cila, si çdo bankë, vetëm financon dhe nuk zhvillon projekte.

Fituesi në kërkim

Kontrata për ndërtimin e landfillit të Vlorës parashikonte që vepra publike të përfundonte në një afat 1-vjeçar.

Megjithatë, deri në fund të vitit 2021, landfilli i Vlorës ishte shumë larg përfundimit të tij. Në këtë kohë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), shpalli në kërkim pronarin e “Integrated Technology Service”, Klodian Zoto, si të dyshuar për përfshirjen në atë që konsiderohet “afera e inceneratorëve”.

Në foto: Klodian Zoto është shpallur në kërkim nga SPAK për “aferën e inceneratorëve”

Tashmë, Zoto dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij janë marrë të pandehur nga SPAK dhe prokurorët e posaçëm kërkojnë dënimin e tij me, më së paku 10 vjet burgim.

Këto zhvillime duket se kanë penguar ndërtimin e landfillit të Vlorës, i cili përfshihet periodikisht nga flakët “e qëllimshme”, të cilat mbysin me tym toksik banorët e qytetit bregdetar në kulmin e sezonit turistik.

Etiketa: Bulfaro srlIntegrated Technology Serviceklodian zotolandfilli i vloresvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026
AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

18:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherr me grushte në Vlorë, përleshen me njëra-tjetrën dy gra

22:09 : 01/06/2026
Para

Plagoset gjatë procesit të punës 49-vjeçarja në Peqin, përfundon në spital

TË GJITHA

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom